Gruveski ka thënë se “na shqetësojnë që disa herë të vijmë në gjykatë” Seancat e të dyja rasteve gjyqësore ku një ndër të akuzuarit është ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, sot filluan, mirëpo janë shtyrë. Seanca për rastin “Trajektorja” është shtyrë për 27 dhjetor, sepse në sallën e njëjtë në Gjykatë duhej të vazhdojë seanca për rastin “Dhuna në Komunën Qendër”. Prej kur u konfirmua se nuk ka kushte për video-inçizim, Gruevski, mbrojtja e tij dhe të akuzuarit tjerë u njoftuan se do të duhet të shkojnë në gjykatë përsëri javën e ardhshme. E gjithë kjo u bë për shkak se nuk kishte kushte për inçizim të seancës. Gruevski edhe këtë mundësi e shfrytëzoi për sulm ndaj kundërshtarëve të tij. “Nga njëra anë neve na caktojnë dy seanca gjyqësore për një ditë që të na mbajnë gjithë ditën në sallën gjyqësore dhe t’i përshpejtojnë aq sa munden punët, ndërsa kur bëhet fjalë për Zaevin seanca shtyhet për dy vite dhe nuk mund të fillojë gjykimi i tij”, u shpreh Nikolla Gruevski, Lider i VMRO-DPMNE-së. Mbrojtja e ish-kryeministrit i ka kërkuar 315 bisedat e përgjuara telefonike, që PPS-ja deklaroi se i posedon, ndërsa të akuzuarit më parë refuzuan t’i dëgjojnë në hapësirat e Prokurorisë Speciale. Por, përgjigja e prokurores Lile Stefanova tha se deri sa “ incizimet do të ishin të qasshme” mund të ndryshohen dhe manipulohen. Kjo deklaratë e prokurores nxiti reagimin e Gruevskit. “Në seancën për rrugët kishte një moment frapant ku vetë prokurorja tha se ka mundësi që bisedat e përgjuara të manipulohen, gjegjësisht të hiqen detajet nga to. Ky është një detaj shumë interesant që i konfirmon dyshimet që më parë janë diskutuar. Të rikujtoj se në pajtim me nenin 12, paragrafi 2 i Ligjit për procedurë penale, ato materiale të krijuara nuk mund të jenë dëshmi në procedurë gjyqësore”, shtoi Gruevski. Në ndërkohë ish-kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski akuzon se mbrojtja e ish-kryeministrit i shfrytëzon të gjitha mjetet për shtyrjen e procesit,shkruan tv21.tv “Drejtësia do të zbardhet sa do që të shtyhen këto seanca, dhe sa do që të mundohet mbrojtja për t’i prolonguar, Gruevski në fund do të japë llogari”, tha Andrej Zhernovski, ish kryetar i Komunës Qendër. Në rastin “Dhuna në Qendër” të akuzuar janë 12 persona për nxitjen e dhunës në protestat para barakave të komunës në vitin 2013. Në rastin “Trajektorja”, përveç Gruevskit për keqpërdorimin e funksionit për dobi personale, akuzohen edhe ish-anëtarët e kabinetit të tij, Vlladimir Peshevski dhe Mile Janakieski, si dhe Lupço Georgievski ish-drejtor i agjencisë shtetërore. Në aktakuzë thuhet se në vitin 2012 dhe 2013 të lartpërmendurit e kanë keqpërdorur postin e tyre gjatë zgjedhjes së kompanisë për ndërtimin e autostradës Shtip-Ohër dhe e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 155 milionë euro.
Data 21.08.2026
Aktuale
- I ka kaluar të 40-tat, Soni sfidon vajzat e reja me linjat trupore
- “Po lahemi me kova, kemi 2 javë”/ Qytetari kërkon ujë te shtëpia, kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana i kthehet keq: E di unë ça do ti mer xhaxh…
- Shqipëria reagon ndaj mospërfshirjes së himnit shqiptar në aktivitetin në Pustec ku mori pjesë kryeministri maqedonas
- MPB paralajmëron: Ulni menjëherë dronët nëse shihni ose dëgjoni helikopter policie
- LSDM: Vuçiqi i shpalli zgjedhjet, Mickovski menjëherë! S’është rastësi, sepse punon sipas urdhërave
- Nigeri, numri i viktimave nga aksidenti me varkë arrin në 52
- “Kemi nevojë për Skënderbeun, sa ç’kanë nevojë grekët për Odiseun”/ Ben Blushi: Pse duhet një film ndërkombëtar për heroin tonë kombëtar
- Ndodh në Karposh të Shkupit: S’e largon veturën, puntorët detyrohen të asfalltojnë përreth


