Pasi javës së kaluar në Tetovë, ndodhi një tragjedi e madhe, kur nga një zjarr u dogjën nëna me katër fëmijë e saj, tjetër tregjedi goditi Maqedoninë, dhe këtë radhë ndodhi në Manastir, ku u dogjën për së gjalli nëna me fëmijën e saj 17 vjeçar teksa ishin në gjumë, njofton TetovaSot. Babai, i cili ka arritur të shpëtojë për “Nova Makedonija” rrëfen tragjedinë në të cilën ka humbur gruan Fatma 53-vjeçare dhe birin e tij Darko 17 vjeçar. “Vetëm një mrekulli më shpëtoi dhe unë nuk jam djegur në zjarr. Por sikur edhe unë të isha djegur. Kështu si…
Author: Arian Arci
Ish-ndihmës ministri i brendshëm Gjoko Popovski i cili e bleu “Mercedes-in”, është shkarkuar nga Ministria e Brendshme, raporton 24Vesti, përcjell Fol. Sipas burimeve të policisë, Popovski mori shkarkimin për shkak të procedurës disiplinore, gjegjësisht për shkak të abuzimeve të shumta të pozitës së tij zyrtare viteve të fundit. ”Pas dorëzimit të propozimit për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të Gj.P. kryhet procedurë disiplinore në të cilën është vërtetuar se ka kryer shkelje të rendit të punës dhe disiplinës, në mënyrë që ka vepruar në kundërshtim me nenin 208, paragrafi 1, pika 10 dhe 11 nga Marrëveshja kolektive e…
Klubi Rotarian I Tetovës në kuadër të aksionit “Lëviz me gisht”, në bashkëpunim me USAID-in e Maqedonisë, dje shpërndau paketa me dhurata nxënësve të shkollës fillore Besa në fshatin Veshallë. Përfaqësuesit e klubit së bashku me udhëheqësinë e shkollës kishin kënaqësinë t`ju ndajnë rreth 50 paketa nxënësve të kësaj shkolle që gjendet në thellësi të Malit Sharr, I shkëputur nga qyteti I Tetovës dhe I lënë në harresë nga autoritetet lokale dhe qeveritare.Transmeton Koha. Ky aksion filloi në javën e fundit të vitit të kaluar, ku qytetartët në disa markete të Tetovës dhuruan artikuj ushqimorë dhe lodra për fëmijë të…
Një nga ministrat e qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev nga disa portale akuzohet se njerëzve të tij po vazhdon ti jap tenderë dhe benefite të tjera. Në këtë rast sipas portalit “Dokaz” bëhet fjalë për zv/kryeministrin për çështje ekonomike, Koço Angjushev, i cili i ka dhënë tender për aviobileta dhe sigurim të udhëtarëve një personi të afërm të tij, që siç shkruan ky portal bëhet fjalë për “dashnoren” e tij. Agjencia turistike që përmendet është “Nju vejv of”, një person që siç shkruhet më tej është i përfshirë në pastrimin e parave të vjedhura gjatë pushtetit të VMRO-së. Portali më…
Është arritur më në fund marrëveshja e emrit të Maqedonisë pas dialogëve të njëpasnjëshëm mes dy qeverive, asaj greke dhe asaj te Fyromit. Mediat greke shkruajnë se pas mbylljes së marrëveshjet emri i ri i Maqedonisë do të jetë ‘Republika gorna Makedonija’ që do të thotë ‘Republika Maqedonia e epërme’. Sipas tyre, pas mbylljes së marrëveshjet emri i ri i Maqedonisë do të jetë ‘Republika gorna Makedonija’ që do të thotë ‘Republika Maqedonia e epërme’. Më herët u bë i ditur edhe një pakt me 4 pika. Propozimi për emrin, irredentizmi, marrëdhëniet ndër rajonale dhe masat për agjendë pozitive janë…
ntuara nga sportistët dhe shumë sportist i kanë bërë hapat e tyre. Palestra Partizan, e ndërtuar në vitet e 60-ta , pas tërmetit të Shkupi, në vitin 2011 u kaplua nga një zjarr dhe nga ajo kohë në te nuk është investuar po thuajse asnjë denarë. https://youtu.be/JN6ZUGBQ5fE
Pas gjashtëmuajsh në procedurë kuvendore dhe qeveritare, këto ditë kanë hyrë në fuqi ndryshimet e Ligjit për Siguri në Qarkullimin rrugor, që ka të bëjë me më të moshuarit. Ndryshimet parashohin patentë shoferi për personat më të moshuar se 70 vjeç, të jenë të afazituar deri më tre vjet, kurse deri tani kufiri ishte 65 vjet. Mosha e shoferit ndikon shumë në sigurinë rrugore.
Një linjë e re ajrore e llojit “charter” do të jetë në shfrytëzim për udhëtarët e Maqedonisë dhe Turqisë, për një periudhë shtatëmujore, përcjell Telegrafi Maqedoni. Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit (APMT) bën të ditur se linja ajrore do të lidhë Ohrin dhe Stambollin, nga 15 prilli e deri në tetor të këtij viti. Kjo është arritur në berzën turistike EMITT në Stamboll të Turqisë, ku APMT realizoi takime me operatorë turistik nga Turqia, SHBA-të, India, Kina dhe Vietnami.
Lideri i partisë “Grekët e Pavarur”, Panos Kamennos, ka mbajtur mbledhje me kryesinë e partisë së tij dhe me grupin parlamentar, ku është diskutuar çështja e emrit të Maqedonisë. Ai nuk beson se deri në samitin e radhës të NATO-s do të arrihet një marrëveshje e pranueshme dypalëshe Maqedoni-Greqi, për çështjen e emrit. Sipas tij, bisedimet do të zgjatin shumë, dhe se është e nevojshme të bëhen ndryshime kushtetuese për shkak të, siç thotë “pozita irredentiste”. Ai ritheksoi qëndrimin e partisë së tij që fjala “Maqedonia” të mos përfshihet në propozimin e mundshëm për zgjidhjen e çëshjtes së emrit.
Profesori universitar, Lubomir Fërçkoski, në lidhje me bisedimet të Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, sonte në emisionin “Top Tema” tha se përparësia për ne është identiteti, emri është i dytësore, dhe sipas tij, është arritur një marrëveshje për atë paketë, përcjell TetovaSot. “Tek ne prioriteti është identiteti dhe gjuha kombëtare të jenë maqedonase dhe të sigurohen ato. Emri, edhe pse duket se është çështja e parë, është në të vërtetë një çështje e dytë. Ne ishim socialiste, federale, popullore, kështu apo ashtu dhe ndoshta mund ta duronim Maqedoninë me një lloj prefiksi verior, e epërme etj. Ajo që është e…
Në një koment të publikuar në faqen e tij të FB, shkrimtari ynë Kim Mehmeti pohon se kundërshtarët e kryetarit të VV dhe përkrahësit e ish kryetarit të Lëvizjes BESA, Kasami do mbahen mend si varrtarë të shpresave shqiptare për të dalë nga mjerimi politik në të cilin ndodhen. Sipas tij, ‘molliqajt’ e VV dhe ‘hoxhallarët e llërcës’ të Lëvizjes Besa, janë duke e dëmtuar indin politik shqiptarë. Kim Mehmeti pohon se me përçarjet që ndodhën në lëvizjen Besa u arrit qëllimi i qarqeve antishqiptare që të dëshmojnë se shqiptarët e Maqedonisë janë të papjekur politikisht. Me çka edhe shuhet…
Dy persona të armatosur kanë terrorizuar dy vajza të punësuara në një shitore në Shkup. Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 21, kurse në polici e ka denoncuar njëra prej vajzave të punësuara në shitore, shkruan Gazeta Lajm. Ajo i ka thënë policisë se në marketing që gjendet në rrugën Skupi, deri sa ka qenë në njërën prej kasave bashkë me kolegen e saj, kanë arritur dy meshkuj të armatosur me revole. Ata i kanë marrë paratë e qarkullimit ditor dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Policia po merr masa për gjetjen e autorëve.

