Author: Arian Arci

Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja, Moldavia, Ukraina, Islanda, Gjeorgjia, Norvegjia dhe Lihtenshtejni,  kanë mbështur vendimin e Këshillit (CFSP) 2018/90 për të dënuar regjimit socialist të Venezuelës, të qeverisur nga presidenti Nikolas Maduro. Kjo u bë e ditur nga Bashkimi Europian. Sanksionet kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut, mosrespektimin e parimeve demokratike ose sundimin e ligjit. Sanksione kundër Venezuelës kanë vendosur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. BE i kishte kërkuar vendeve aspirante që të mbështesnin sanksionet kundër Presidentit maduro, që është pasardhës i Hugo Chavez./Tetovasot/

Lexo më Shumë

Lëvizja për Iliridën, përveç  platformës për zgjidhje  politike, e ka të hartuar edhe programin zhvillimoro ekonomik. Është  program  i dedikuar enkas kushteve dhe resurseve natyrore me të cilat disponon teritoti i Iliridës. Programi zhvillimoro  ekonomik piknisjen e realizimit do ta fillojë që nga ndryshimi i programit edukativo arsimor ,i cili do të transferohet  për  të pragatitë kuadro për fabrikat që do të ngriten në teritor. Bartës i zhvillimit do të jenë kapacitetet ekzistuese, të cilëve do ju ofrohen mundësi për ti dyfishu kapacitetet,kurse bartës tjetër të zhvillimit  do të mbështetim investitorët e jashtëm të cilët kanë mundësi për të ngritur…

Lexo më Shumë

Eshtë miratuar vendimi për shkarkimin e anesteziologut në spitalin “Sante Plus” ku vdiq gruaja e re 31 vjeçare nga Kërçova gjatë lindjes, me prerje cezariane po në këtë spital. Nga klinika thonë se, anesteziologu duhet të kthejë 50.000 euro, pasi që i është paguar specializimi , dhe ka qenë pa kontratë në spitalin “Sante Plus”./Medial.mk/

Lexo më Shumë

Kabineti i kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ka hedhur poshtë akuzat e Partisë për Emancipimin e Plotë të Romëve se gjoja kryetari i komunës sot ka injoruar ministrin pa resor, Aksel Amedovski, duke e lënë të presë dy orë para zyrës së tij. “Kryetari në ato momente ishte në takim me disa biznesmenë shqiptarë lidhur me disa projekte. Kryetari shpreh keqardhje për minisrin dhe thekson se politika duhet të ketë mirëkuptim për nevojat reale. Prioriteti i kryetarit kanë qenë dhe janë qytetarët, tjerët mund të presin”, kanë sqaruar për Gazetën Lajm nga kabineti i Dimitrievskit. Ata kanë hedhur…

Lexo më Shumë

Pas raportit mbi punën e stacionit policor “Qendër”, i cili thekson se numri i vjedhjeve në territorin e komunës Qendrës po rritet, këshilltarët së bashku me përfaqësuesit e stacionit të policisë kanë arritur marrëveshje se është e nevojshme të rritet siguria e qytetarëve. Duke pas parasysh se rreth 46 mijë qytetarë jetojnë në territorin e komunës Qendrës dhe frekuenca gjatë ditës është 250-300 mijë qytetarë, ky hap është i domosdoshëm. Këshilltarët e komunës “Qendër” kërkuan kthimin e policëve që do të patrullojnë me biçikleta në komunë dhe vlerësojnë se ky është hap i drejtë për të rritur sigurinë e qytetarëve.…

Lexo më Shumë

Tetë kompani të reja të huaja kanë vendosur të investojnë në Maqedoni në vlerë prej 75 milionë euro. E fundit, me të cilën qeveria nënshkroi një marrëveshje është Kompania nga Kosova “SEGEM” nga Industria farmaceutike, që do të investojë 20 milionë euro dhe planifikon të hapë 300 vende pune. Promovimi i investimit të ri ndodhi paralelisht me promovimin e draft-tekstit të ligjit për mbështetjen financiare për investime. Në pyetjen drejtuar zv.kryeministrit Koço Angjushev se me çfarë kushte do të jepen subvencione shtetërore, duke pasur parasysh se ligji nuk është miratuar ende, ai tha se kjo bëhet në bazë të ligjit…

Lexo më Shumë

Dyshja e arratisur, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski nesër në Athinë do të merren në pyetje në Gjykatën Supreme, pasi që parashtruan ankesë ndaj vendimit që të ekstradohen në Maqedoni. Ata sot duhej para Komisionit në Selanik ta arsyetojnë kërkesën për azil politik, që e parashtruan pasi u arrestuan në Greqi. Kjo marrje në pyetje u prolongua për shkak të ankesës për ekstradim. Grujevski dhe Boshkovski u arrestuan në aeroportin e Selanikut gjatë tentimit për të shkuar në Hungari. Ata ishin në arrati pasi që u është shqiptuar paraburgim. Gjatë arratisjes kanë përdorur pasaporta të rrejshme bullgare. Grujevski përdorte emrin…

Lexo më Shumë

Lajmi se do të shkarkohen gjyqtarë, shkaktoi panik sot në gjykata. Kryetari i Këshillit gjyqësor u ankua se gjykatësit i ka shqetësuar njoftimi në media se do të shqyrtohen parashtresat për shkarkime. Atij i janë paraqitur ta pyesin nëse vërtetë Këshilli do ti shkarkojë. Deri te ato janë dërguar mbi 200 parashtresa, për veprim jo etik të gjyqtarëve. Megjithatë, sot për këtë nuk u vendos asgjë. Do të formojnë komisione që do hetojnë, nëse ka bazë që ndonjë gjyqtarë të shkarkohet. Nuk ka afat të caktuar kohor, kur duhet të vendosin nëse ka bazë që ndonjë gjyqtar të shkarkohet. Pesë…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë emëruar u.d. drejtorë të klinikave universitare për kardiologji, sëmundje të syve dhe të Qendrës klinike universitare stomatologjike “Shën Pantelemon”- Shkup. Në Klinikën universitare për kardiologji për u.d. drejtor është emëruar dr. Zhan Zimbakov, në vendin e dr. Bekim Pocestës. Në Klinikën universitare për sëmundje të syve për u.d. drejtor është emëruar dr. Hristian Duma, në vendin e dr. Bekim Tateshit. Për u.d. drejtor të Qendrës klinike universitare stomatologjike “Shën Pantelejmon”- Shkup, është emëruar Amela Cana, në vendin e dr. Agim Karait. Emërimet e reja janë pas dorëheqjeve të dorëzuara nga drejtorët e Aleancës për…

Lexo më Shumë

Recetë për dështim është që negociatat të zhvillohen përmes mediave në Maqedoni dhe në Greqi. Ky është qëndrim i zv/kryeministrit për euro – integrime, Bujar Osmani, i cili mendon se nëse në këtë moment dalin në opinion detaje, procesi do të dëmtohet. Për këtë arsye, qeveritë e të dy vendeve nuk do të zbulojnë detaje para qytetarëve. “E di se jemi nën presion të opinionit, e di se qytetarët janë duke pritur, e di se është në frymën e transparencës. Megjithatë, më besoni se model për dështim janë negociata që zhvillohen në opinion dhe para kamerave”, tha Osmani. Me qëndrim të njëjtë dje doli edhe kryeministri…

Lexo më Shumë

Në emisionin Rruga Drejt sonte debatohet për zhvillimet e fundit në Lëvizjen Besa e cila do të mbajë dy kongrese për një muaj. Njëri më 18 shkurt në Tetovë dhe ai më 24 shkurt në Shkup. Skender Rexhepi i lëvizjes Besa, krahu i Shkupit konfirmoi se kandidat i kësaj partie për kryetar është deputeti aktual Afrim Gashi. Në këtë emision Rexhepi tha se pas kongreseve Gjykata do të vendosë se cilit krah i takon partia.

Lexo më Shumë

Në vend që të debatojnë për konstatimin e përgjegjësisë së gjykatësve, Këshilli Gjyqësor filloi seancën me debatin për raportimin që u bë në media rreth numrit të  përgjithshëm të ankesave të dorëzuara për përgjegjësinë e gjykatësve. Anëtari i Këshillit Gjyqësor, Vllado Bogdanovski, me këmbëngulje kërkoi të debatohet rreth vlerësimeve  gazetareske që janë bërë në të kaluarën për këtë këshill dhe për akuzat e publikuara ndaj tij se kinse ai është “krimineli” dhe “xhelati” i sistemit gjyqësor dhe për numrin e kërkesave për shkarkim të gjykatësve, të cilën mediat e përcollën pa e konfirmuar. “Nuk është e vërtetë se mbi 100…

Lexo më Shumë