Author: Arian Arci

Një aksident rrugor ka ndodhur para pak çastesh në afërsi të hotel “Aleksander Palace”. Sipas të dëshmitarëve okular dy makinat e aksidentuara janë përplasur dhe më pas janë rrokullisur ku si pasojë janë lënduar pasagjerët. Mësohet se përveç dëmeve materiale nuk ka viktima.

Lexo më Shumë

Në kuadër të projektit “Help on the Route”, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, në Maqedoni, i ka përgatitur disa udhëzime rreth trajtimit të refugjatëve. Ky komitet kërkon nga policia që të jetë e vëmendshme gjatë transportimit të refugjatëve dhe migrantëve, pastaj anëtarët e MPB-së të jenë të përgjegjshëm për sigurinë e të gjithëve në kampet e përkohshme të cilët duhet të kenë lidhje interneti, që refugjatët dhe migrantët të kenë qasje në informata dhe komunikim me familjet e tyre. Komiteti kërkon që transportimi i migrantëve të mos bëhet me vetura të vogla dhe në grupe të mëdhaja,…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja opozitare, vlerëson se zgjedhja e tre nënkryetarëve është e panevojshëme, dhe se pikërisht kjo është një shtesë financiare. “LSDM-ja po krijon vetëm ngarkesa finansiare. Harxhimet mujore për një nënkryetarë të Kuvendit në bazë të pagës, asistent, sekretar, vozitës, derivate, prezantime etj, numëron 225.000 denarë apo afro 4 mijë euro. Dhe në përgjithësi harxhimet mujore për të dy nënkryetarë janë 8 mijë euro. Janë në pyetje 8 mijë euro në muaj, para që do të mundeshin të shfrytëzoheshin për shëndetësi, arsim dhe hapje të vendeve të reja të punës. Në vend se për zhvillim, LSDM-ja vendos që këto para ti…

Lexo më Shumë

Maqedonia ka shkallën e dytë më të madhe të vdekshmërisë së foshnjave në Evropë. Shqetësuese është fakti se në vendet tjera, kjo shkallë është duke shënuar rënie, ndërsa tek ne, shkalla e vdekshmërisë është në rritje. Sipas të dhënave të UNICEF-it, në Maqedoni 1 nga 120 foshnjat ndërron jetë në periudhë prej 28 ditëve nga lindja, ndërkaq me këtë, shteti jonë e zë vendin e 105-të prej 184 vendeve të botës. Maqedonia është renditur më keq se të gjitha shtetet fqinje, me përjashtim të Kosovës, e cila nuk është ranguar në listën e re të UNICEF-it. Kështu, nëse në Maqedoni…

Lexo më Shumë

Një shqiptarë me plis në mes të Moskës në Rusi ka zënë vendin e parë me kuzhinën shqiptare në evenimentin tradicional që po mbahet atje. Në këtë eveniment tradicional ku kanë marrë pjesë shumë universitete botërore Rufi Shabani nga Tetova ka zënë vendin e parë edhe atë duke gatuar kështu ushqim tradicional shqiptarë e dukë lënë gojëhapur gjithë të pranishmit po edhe ato që kanë provuar ushqimin e pregaditur nga ai. Përshesh me mish, tavë kosi dhe byrek me mish janë ushqimet që Rufi Shabani ka pregaditur në këtë eveniment kuzhine që po mbahet në Moskë të Rusisë.   

Lexo më Shumë

Sot Qeveria miratoi disa vendime te rendesishme nepermjet propozim ndryshimit te ligjit:  – Themelimin e Televizionit Shteteror ne gjuhen shqipe me emetim 24 ore, – Themelimin e Radios ne gjuhen shqipe me emetim 24 ore – Themelimin e kanalit satelitor shteteror me emetim 24 ore ne gjuhen shqipe – Vendimarje me shumice te dyfishte per programet me interes te vecante ne Keshillin e Agjencise per sherbime audiovizuele.

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë nuk përjashton mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeveritar me dy parti opozitare shqiptare BESA dhe PDSH. Negociata serioze për këtë nga LSDM paralajmërojnë pasi Qeveria do të përfundojë me siç thonë, “çështje prioritare”. “Kur bëhet fjalë për interes shtetëror gjitha opsionet janë të hapura. Në këtë rast është i hapur opsioni për zgjerimin e qeverisë, më saktë mundësia e përfshirjes së BESËS në pushtetin ekzekutiv. Nuk e përjashtojmë as mundësinë e përfshirjes edhe të PDSH-së”, kanë thënë nga LSDM, njofton Alsat-M.

Lexo më Shumë

Sa herë që vijnë figura të rëndësishme nga Turqia vërehet një tjetër trajtim. Dikur Erdogan, e tash së fundi ish kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu ka qenë gjatë promovimit të librit të tij të fundit në Kosovë. Ai ka ardhur edhe për të festuar 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, por me këtë ka lënë një “rrugë” interesante për të gjithë intelektualët botëror. Ai nuk vie të qëndrojë nëpër hotele të shtrenjta, jo pse nuk ka mundësi, por se ai ndjehet më rahat në konakun e vëllezërve shqiptar. Flet duke qenë i buzëqeshur dhe dëshiron shumë të dëgjojë. E njeh…

Lexo më Shumë

Kuvendi do të diskutojë propozimin e deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, për shpalljen e një njoftimi publik për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KSHZ-së. Në seancën, e cila është planifikuar për orën 12:00, propozimi i vendimit për kryetar, zëvendëskryetar dhe gjashtë anëtarë të KSHZ është pika e dytë në rendin e ditës. Deputeti i VMRO-DPMNE-së në fillim të shkurtit i dërgoi një kërkesë Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, për shpalljen urgjente të një njoftimi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Sipas iniciatorit, urgjenca e publikimit të një njoftimi për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj…

Lexo më Shumë

“Shumë nga deputetët e VMRO DPMNE-së kanë pasaporta bullgare, shtetësi bullgare dhe nuk hynë në Parlament për të votuar për ratifikimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim. Deputetët nga VMRO-DPMNE së paku mund të ishin të pranishëm në Kuvend në mënyrë që të kenë legjitimitet më të madh, pavarësisht faktit se ata janë kundër marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Bullgarisë. Ishte një vendim i turpshëm i deputetëve të partisë kryesore të opozitës”, tha gazetari bullgar Kostadin Filipov në një intervistë për Faktor Magazin në TV24. “Kur tanimë bojkotouan votimin për ratifikimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, atëherë deputetët…

Lexo më Shumë

Mbi 200 intelektualë nga Maqedonia kanë kërkuar ndërprerjen e bisedimeve për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë. Zyrtarë nga Lidhja Social-Demokratike në pushtet e kryeministrit, Zoran Zaev, thonë se personalitetet që kanë dhënë firmën në ketë letër janë po ata që kanë kundërshtuar shumë procese në vend, përfshirë edhe ato të pajtimit ndëretnik. Sipas tyre, ata njihen edhe si mbështetës të Qeverisë së kaluar të udhëhequr nga ish-kryeministri, Nikolla Gruevski. “Zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë është domosdoshmëri për zhbllokimin e procesit eurointegrues, që po zgjat tani 27 vjet. Kuptohet se edhe ne jemi për zgjidhje që nuk do të…

Lexo më Shumë