Demokracia e Re dhe VMRO po ushqehen me problemet, ndërsa ne me zgjidhjet, opozitat në të dy vendet po përdorin gjuhë të urrejtjes, thotë shefi i diplomacisë greke në intervistë për “Efimerida ton sindakton”, njofton MIA. Nikos Koxias, për edicionin e fundjavës të gazetës greke, duke folur për reagimet në të dy vendet, thotë se ajo që atë e shqetëson nuk është mospajtimi rreth marrëveshjes, “sepse nga një pikëvështrim, kjo është normale”, por është i shqetësuar për atë se ku do ta çojë vendin “përhapja dhe legalizimi i gjuhës ekstreme djathtiste të urrejtjes”. “Opozita në të dy vendet është opozitë e cila…
Author: Arian Arci
Drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit (APMT) Lupço Janevski dhe drejtori i Agjencisë për emigrim Nikolla Shallvarinov nënshkruan Memorandum për bashkëpunim. Me këtë, siç kumtoi APTM, u konfirmua dëshira për qasje më aktive të të dy institucioneve në sferën e turizmit. “Memorandumi për bashkëpunim nënkupton intensifikimin e bashkëpunimit, por edhe pasurimin e promovimit të vendit përmes projekteve të cilat janë në interes të emigrantëve nga Maqedonia. Njëkohësisht nënkupton fillim të vizitave nga emigrantët dhe rekomandimet e tyre për vizitë të Maqedonisë nga turistë të tjerë potencialë gjatë gjithë botës”, informon APTM. Përfshirja e Agjencisë për promovim dhe…
SHA ELEM ka shitur 12.000 megavatë-orë tepricë të energjisë elektrike me çmim mesatar prej 66.34 për megavatë orë. Kompania kumtoi se të ardhurat e përgjithshme nga kjo shitje e realizuar dje, është 796.080 euro. Teprica e shitur e energjisë elektrike për në shtator të vitit 2018. “Ky është ankandi i pestë për shitjen e energjisë elektrike nga fillimi i këtij viti. SHA ELEM deri më tani ka shitur gjithsej 217.560 megavatë-rë me të ardhura të përgjithshme prej 11.595.638 euro”, thekson kompania.
Programimi kompjuterik, konsultimi dhe aktivitetet e ndërlidhura janë sektorë me pagë mesatare prej 55,842 denarë, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, përcjell FLAKA. Në transportin ajror mesatarisht paga është 52.076 denarë, në sektorin e shërbimeve financiare, krahas sigurimeve dhe fondeve të pensioneve, marrin pagë mesatare prej 50.454 denarë, ndërsa në shërbimet e rehabilitimit dhe menaxhimit të mbetjeve paga janë 44.712 denarë. Të punësuarit në sektorin e prodhimit të produkteve farmaceutike bazë dhe përgatitjeve farmaceutike marrin mesatarisht 43,361 denarë. Paga neto mesatare mujore në muajin maj ishte 24,509 denarë, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. FLAKA
Drejtoria për Polici financiare deri te Prokuroria Themelore Publike dorëzoi kallëzim penal kundër tre të punësuarve në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive dhe kundër një gjeodezisti të autorizuar për shkak të “punës së pandërgjegjshme” dhe “dokumentit të falsifikuar zyrtar”. Kallëzime penale janë dorëzuar kundër M.S., I.S., I.L. të punësuar në Agjencinë për Kadastër dhe kundër personit D.N. në cilësinë e personit zyrtar-gjeodezist i autorizuar I denoncuari I.L. në cilësinë e të punësuarit në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive duke vepruar për lëndën e formuar në bazë të dokumentit zyrtar – elaborat gjeodezik me përmbajtje të rrejshme të përgatitur nga ana…
Asnjë amendament i VMRO-DPMNE-së nuk është pranuar në Komisionin për Çështje Evropiane. Ku kjo parti kishte propozuar 400 amendamente për propozim e Qeverisë për ndryshime të Kodit Zgjedhor. Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi, e mbylli këtë seancë pasi u lajmëruan mbi 10 deputetë për fjalim, ndërsa siç tha Grubi afati për diskutim në këtë Komision është 24 orë dhe mbi këtë arsye e ka ndërprerë diskutimin. /ts/
Nga dita e hënë pritet që të ulen çmimet e derivateve në Maqedoni. Pas disa cikleve të rritjes së çmimit javën e ardhshme me gjasë komisioni rregullator do të përcaktojë çmime më të ulëta nga ato aktuale. Lëvizja e çmimeve të naftës së pa përpunuar në berzat botërore tregon se dy javët e fundit nafta barel sillej prej 71 deri 73 dollarë për barel, që nënkupton çmim më të ulët se para dy javësh kur ishte 75.8 dollarë. Në kushte të tilla nga e marta në mesnatë do të kemi çmime më të ulëta. Për momentin diseli është 64 denarë,…
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot ministrin e punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Dimitrov, i cili po qëndron për vizitë në Prishtinë. Hoxhaj dhe Dimitrov diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Maqedonisë, dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror. Një temë e rëndësishme që u diskutua në këtë takim ishte vazhdimi i rrugës nga Hani i Elezit për në Shkup. Hoxhaj tha se kjo do t’i kontribuojë shkëmbimeve më të mëdha mes dy vendeve dhe do ta lehtësojë lëvizjen e njerëzve. Përmes Facebookut, Hoxhaj njoftoi se palët kanë diskutuar edhe në lidhje me perspektivën evropiane…
Ka shpërthyer në facebook, Hadi Osmani, koordinatori i LSDM për çështje ndëretnike në degën e LSDM-së në Kumanovë. Osmani ka komentuar aktgjykimin e biznesmenit të afërt me qeverinë e kaluar VMRO-BDI, Sead Koçan. Koçan është dënuar me 6 vjet burg.
Frenat e VMRO-DPMNE-së për KSHZ-në janë frena për vullnetin e qytetarëve dhe për ardhmërinë e Maqedonisë, ne këtë nuk do ta lejojmë, thuhet në kumtesën e LSDM-së. “LSDM nuk do të lejojë që VMRO-DPMNE-ja t’i bllokojë reformat, ndërsa me këtë ta bllokojë shtetin dhe ardhmërinë e saj. Shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM-ja para qytetarëve ka për obligim të gjejë zgjidhje për sjelljen destruktive të VMRO-DPMNE-së, partia e cila me çdo çmim përpiqet ta bllokojë të nesërmen më të mirë për qytetarët e Maqedonisë. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor që janë bërë në maj në pajtueshmëri me të gjithë partitë parashikonin obligim…
Me njëzet ngjarje kulturore në disa lokacione, Qyteti i Shkupit do ta shënojë 55 vjetorin e tërmetit katastrofal në vitin 1963. Programi i quajtur “Shkupi flet” në katër ditë do ta bashkojë artin multimedial, filmik, teatral dhe artistik dhe aktivizimin qytetar në mënyrë konceptuale lidhur me tërmetin, por edhe me historinë kulturore të metropolit. Manifestimi do të fillojë të hënën më 23 korrik, ku nga ora 20:00 në pjesën lindore të Muzeut të Qytetit të Shkupit do të zbulohen shkronjat nga porosia e Josif Broz Titos. “Porosia e cila për një kohë të gjatë ishte dëshmitar i solidaritetit historik që…
Kryeministri, Zoran Zaev dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot u takuan me prefektin e Lubjanës, Zoran Jankoviq, i cili prej dje gjendet për vizitë në Shkup. “Në takim është shprehur mbështetje për Maqedoninë në aspiratat e saj për integrime euroatlantike, si garanci më e mirë për paqen dhe prosperitetin ekonomik të vendit dhe rajonit”, kumtoi shërbimi qeveritar për media. Në takim, qëndron në kumtesë, Jankoviq kryeministrin Zaev e ka uruar për marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar dhe partneritetit strategjik, duke i dëshiruar referendum të suksesshëm në interes të qytetarëve të Maqedonisë dhe prosperitetit të…

