Policia në Maqedoni tha se ka arrestuar nëntë persona nën dyshimet për përfshirje në grupin Shteti Islamik dhe është në kërkim të 27 personave të tjerë. Arrestimet u kryen në kuadër të një operacioni në shkallë të gjerë në kërkim të siç thuhet, personave të dyshuar për pjesëmarrje në luftërat jashtë vendit dhe të përfshirë në nxitjen dhe rekrutimin e pjesëmarrësve në ato luftëra, përkatësisht përkrah militantëve të grupit Shteti Islamik. – easy healthy recipes – Click Here to Continue to easy healthy recipes Ministria e Brendshme e Maqedonisë tha se gjatë operacionit që u zhvillua përveç në Shkup edhe…
Author: Arbnora Nora
Ministria për Punë dhe Politikë Sociale dhe Agjencia për Punësim në partneritet me UNICEF dhe UNDP ka filluar trajnimet intensive për menaxhim të integruar të rasteve sociale. Nga MPPS thonë se kjo është një nga elementet kyçe në reformat e mbrojtjes sociale, me çka vendoset sistem i shërbimeve sociale në shoqëri që ofrojnë shërbime dhe përkrahje sipas nevojave dhe kushteve të individit. Kjo nënkupton se person profesionist do të menaxhojë me rastin dhe do të ketë obligim të ndjekë rastin social, gjegjësisht familjen në tërësi. Në këtë mënyrë, nëpunësi social në mënyrë shumë më të mirë do të jetë i…
Në kulmin e sezonit turistik, Struga e pushtuar nga lypësit. Nëpër rrugët e Strugës, urrë, sheshin e qytetit, në mol, nëpër plazhe vërehet numër i madh i personave, kryesisht të kombësisë rome të cilët nga struganët dhe turistët lypin para. Sipas zëdhënësit të SPB Ohër, Stefan Dimoski, policia është vazhdimisht në terren dhe në bashkëpunim me Qendrën për punë sociale i dërgojnë lypësit në stacion policor për procesin e identifikimit. “Bëhet fjalë për persona nga Manastiri, Prilepi, Shtipi…, që vijnë me qëllim të lypjes. Pas identifikimit në bashkëpunim me stacionet policore të qyteteve tjera, i kthejmë në qytetet nga të…
Më së voni deri nesër duhet të dorëzohen çmimoret dhe kushtet për përfaqësim mediatik. Kuvendi i Maqedonsië do të ketë qasje të privilegjuar deri te shërbimet që do t’i sigurojnë ofruesit e shërbimeve mediatike, shtypit dhe mediave elektronike pasi që konsiderohet si propozues i autorizuar, përcjell Telegrafi Maqedoni. Subjektet tjera që dëshirojnë të kenë paraqitjen e tyre në lidhje me referendumin do të kenë qasje te shërbimet me kushte të tregut, në pajtim me rregullat dhe politikat për reklamë të paguar në çdo subjekt mediatik. Nga KSHZ thonë se terminet e pashfrytëzuara, subjekti mediatik do të mund t’i ofrojë në…
Referendumi për Marrëveshjen me Greqinë, që duhet të mbahen më 30 shtator, ka ndarë jo vetëm partitë politike, por edhe organizatat joqeveritare, sa i përket mbështetjes apo bojkotit të qytetarëve të cilët duhet të vendosin mbi këtë marrëveshje. Sipas pushtetit, mbështetja e marrëveshjes së parasheh ndërrimin e emrit të shtetit, në “Maqedonia e Veriut”, hap rrugën e anëtarësimit të vendit në NATO dhe Bashkim Evropian, ndërsa sipas opozitës, kjo marrëveshje është antikushtetuese dhe antikombëtare, pasi sipas saj humbet, si identiteti ashtu edhe gjuha e kultura maqedone. Ngjashëm vlerësojnë edhe afro 30 organizata joqeveritare që janë bashkuar në një front për…
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj, ka njoftuar se ka marrë një pozitë të re në diplomacinë kosovare. Dedaj ka njoftuar se është emëruar ambasador i Republikës së Kosovës në Maqedoni. Këtë e ka bërë të ditur vetë Dedaj përmes një postimi në “Facebook”. “NË një mision të ri, përgjegjësi shtetërore për Kosovën! Falenderoj Presidentin e Republikës së Kosovës, HT Hashim Thaqi, për besimin dhe dekretimin tim, për Ambasador/Shef i Misonit Diplomatik, të Republikës së Kosovës, në Republikën e Maqedonisë!”, ka shkruar ai. Para emërimit ambasador, Dedaj ishte zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Deputetë të…
Aaleanca për Shqiptarët do ta mbështesë referendumin e paralajmëruar, por mbajtja e referendumit është luks i cili do t’i kushtojë shtrenjtë shtetit, tha Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm i partisë politike Aleanca për Shqiptarët. Taravari në deklaratë për MIA-n e sqaroi qëndrimin për mbështetjen duke theksuar se partia e tij qëndrimin përfundimtar do ta thotë nga fundi i gushtit për kur është caktuar Kuvendi Qendror i partisë. “Në parim, Aleanca për Shqiptarët do të prononcohet pozitivisht në referendum. Mosdhënia e mbështetjes në seancën parlamentare nga ana deputetëve tanë për shpalljen e referendumit ishte qëndrim me të cilin dëshironim të tregojmë…
Shtëpia ka qenë katastrof, nuk ka mund të hyhet brenda. Zoti mos na e sjelltë edhe njëherë këtë fatkeqësi! – u shpreh Sadije Sulejmani, banore e Hasanbegut. Kështu banorët e fshatit Hasanbeg kujtojnë tmerrin e përjetuar dy vite më parë ku humbën gjithçka që kishin, madje kishte prej tyre që humbën edhe më të dashurit e tyre. Sadije Sulejmani, nëna e tre fëmijëve ende po i vuan pasojat e vërshimeve të 2016-tës. Shtëpinë brenda ende e ka pa kushte të mirëfillta për jetë, e ndërsa me 2000 eurot që ua ka dhënë shteti kanë mundur të rregullojnë vetëm oborrin dhe…
“Marrëveshja e Prespës meriton Çmimin Nobël, sepse krijoi model të ri për zgjidhjen e kontesteve ndërkombëtare në lidhje me çështjet e identitetit”, thotë analisti politik dhe ish-anëtari i Grupit ndërkombëtar të krizës, Edward Joseph në intervistë për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA. Duke e përsëritur dhe sqaruar qëndrimin e tij në tekstin e tij të publikuar në “Foreign policy” në qershor të këtij viti shkroi se marrëveshja ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, por edhe kryeministrat e dy vendeve meritojnë të jenë kandidatë për Çmimin Nobël, Joseph, i cili është profesor i Universitetit “Jon Hopkins” në Washington, thekson se nuk bëhet fjalë…
Serbia përpos që do të ruante linjat rrugore dhe hekurudhore në Luginë, ajo do të arrinte të shndërronte qytetin e Bujanocit në një qytet me pakicë shqiptare. Ndryshimi i kufijve në Ballkan është një temë shumë e vjetër. Ndryshimi i kufijve daton që nga koha e rënies së Perandorisë osmane në Ballkan, dhe formimit të shtetit të parë modern serb. Në shekullin e XIX ndryshimi i kufijve në Ballkan nuk ka qenë vetëm ‘muhabet ode’ e as analizë gazetareske, por një zhvillim i hovshëm brutal i kohës. Serbia për një periudhe shumë të shkurtër kohore prej vitit 1877 e deri…
Në rrjetin social Fejsbuk së fundmi është publikuar një video në të cilën dëgjohet se si edukatorja fyen fëmijët pasi që ata nuk pushojnë së qari. Autorja e videos thotë se atë e ka inçizuar para një kopshti i cili gjendet në Gjevgjeli. “Nuk e di se sa është duke u dëgjuar, por ja çfarë ndodhë mbrapa shpinës së prindërve nga edukatorë me përvojë shumë vjeçare të punsuar në çerdhe. E qara zgjati për dy orë, kurse ajo në vend se ti qetësoj ju drejtohej me qen, lopë, dhe çka jo tjetër. Unë nuk dija nëse të hy dhe ta…
Prokuroria Themelore Publike – Prilep njofton se ka ngritur padi penale ndaj M.D (24) dhe Gj.D (19) të dy nga Manastiri, në lidhje me ngjarjet në “Meçkin Kamen” në Krushevë, kur u ofenduan shqiptarët. Të dy personat e paditur nga Prokuroria dyshohen për kryerjen e veprës penale “shkaktim të urrejtjes, ose mosdurimit kombëtar, gjinor, fetar dhe diskriminimit në baza tjera”. Nga Prokuroria thonë se në lidhje me ngjarjet në Krushevë gjatë festimit të Ilindenit, në polici janë marrë në pyetje disa persona, për zbardhjen e rastit.