Author: Arbnora Nora

Kryetari i partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i ka ftuar qytetarët të dielën që t’i bashkangjiten marshit protestues, siç thotë ai kundër politikave të qeverisë. ‘’’Nuk ka as datë për bisedime në BE, e as ftesë pa kushte për në NATO. Sepse kemi një Qeveri të papërgjegjëshme. Patjetër të ndalojnë këto dështime,’’ deklaroi Mickoski. Mickoski paralmëron se nuk do të ndalen protestat. Protesta e rradhës është të dielën me fillim nga ora 13 në Kavadarë./Almakos

Lexo më Shumë

Liderët e 29 vendeve anëtare të NATO-s dje në ditën e parë të Samitit në Bruksel vendosën ta ftojnë Maqedoninë t’i fillojë negociatat për anëtarësim, ndërsa ftesën sot zyrtarisht sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg do t’ia dorëzojë kryeministrit Zoran Zaev në ceremoni solemne në selinë e aleancës më të madhe ushtarako-politike në botë. Me këtë hapet rruga që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, ndërsa nga ftesa deri në anëtarësimin e plotë vijojnë procese, si lidhur me përmbushjen e obligimeve që Shkupi dhe Athina i ndërmorën në marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit me emrin, ashtu edhe lidhur me…

Lexo më Shumë

Partneri i koalicionit të qeverisë greke, Panos Kammenos, nuk lëkundet nga qëndrimet e tij, se Maqedonia nuk do të bëhet anëtare e NATO-s, ndërsa marrëveshja nga Prespa nuk do të zbatohet, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas gazetës greke ANA-MPA, duke folur para gazetarëve në Bruksel, ministri i mbrojtjes, i cili së bashku me shefin e diplomacisë e shoqërojnë kryeministrin grek në samitin e NATO-s, tha se marrëveshja nga Prespa asnjëherë nuk do të zbatohet sepse ai personalisht mendon se nuk do të kaloj në Kuvend, as në referendum. “Mund të mbledhin ftesat dhe të fotografohen, por në NATO nuk ka mundësi…

Lexo më Shumë

Ai mendon se ka ardhur momenti të bëjmë më shumë për njëri – tjetrin, më shumë se kurrë. Pacientët të ndihmon në cdo kohë kur e do nevoja. Të ndihmon të gjithë pa dallim nga përkatësia e tyre etnike, e jo të presin me javë dhe muaj për një shërbim. Artani dhe bashkëshortja e tij jetojnë në Tetovë,të cilët kanë dy fëmijë të mrekullueshëm, ndërsa babai i tij i ndjer ka qenë profesori i dalluar në Tetovë , Shkup dhe Kërcovë, bëhet fjalë për Shemsedin Rushaj. Kirurgu Artan Rushaj përgjatë një dite në Spitalin Shtetëror në Shkup u ofronë pacientëve…

Lexo më Shumë

Studenti nga Kërçova me studime në Shkup, Gafur Ceku nuk është i dyshuar për vrasjen e tifozit të Komitave, Nikolla Sazdovki, ashtu siç kanë transmetuar disa media në gjuhën maqedone, pre e të cilave kanë rënë edhe disa media në gjuhën shqipe. Portali Infomaks ka publikuar identitetin e tre shqiptarëve si vrasës të Sazdovskit duke u thirrur në postin e fesjbukut të njërit prej liderëve të tifozëve të klubit të fudbollit Vardar, Luka Aleksandrov, i cili përveç se fton qytetarët të mbajnë zi për viktimën, hapur kërcënohet se do të hakmirret. Policia ka ftuar mediat të mos akuzojnë rrejshëm njerëz…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Novo Sellës, Boro Stojçev, është arrestuar nën dyshim për kontrabandë cigaresh, njofton Alsat-M. Ai është kapur mbrëmjen e djeshme së bashku me gruan dhe djalin e tij si dhe me një tjetër bashkëpunëtor. Ndalimi i djeshëm është shoqëruar edhe me të shtëna armësh. Dyshohet se janë konfiskuar plotë dy vetura me cigare kontrabandë.

Lexo më Shumë

Edhe pse sot në Gjykatën Penale është dashur të mbahet seanca për dëgjimin e dëshmitarit E1 në rastin “Monstra”, kjo nuk do të ndodhë për shkak se gjyqtari Osman Shabani ka probleme shëndetësore, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kolegu i tij, gjyqtari Ognen Stavrev, theksoi se gjyqtari Shabani dje ka qenë në punë, por në mëngjes e ka lajmëruar kryetarin e Gjykatës se për shkak të problemeve shëndetësore nuk mund të vij në punë. Prindit e fëmijëve të vrarë kanë reaguar në seancë, duke akuzuar se po luhen lojëra të pista dhe se me qëllim e anulojnë dhënia e dëshmisë. “Më herët…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale sot do të mbahen seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Total” dhe “Tarifa”. Në rastin “Total” i akuzuar është gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas për fshehje të tatimit në vlerë prej 121.414 euro në emër të firmave “Total Marketing DOOEL”, “Total Media Center” dhe “Mediamaks” dhe 63.032 euro si person fizik, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndërsa në lëndën “Tarifa” në bankën e të akuzuarit duhet të ulet ish-drejtori i përgjithshëm i ELEM-it Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë. Ata akuzohen për blerje të paligjshme për blerjen e sistemeve softverik për nevojat e kompanisë shtetërore “ELEM” për rreth katër milionë euro./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Një këmbësor dje ka marr lëndime të rënda trupore, shtatë persona kanë marr lëndime të lehta në gjashtë nga nëntë aksidente trafiku dje, njoftojnë nga SPB Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni. Policia rrugore në natën e kaluar ka sanksionuar 27 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se çka është e lejuar, ndërsa nga komunikacioni janë ç’kyçur 16 vozitës. Sipas raportit policor, një vozitës ka qenë nën ndikimin e alkoolit, 14 persona ka vozitur para se të marrin patentën e shoferit, një ka qenë fillestar, nëntë vetura kanë qenë të paregjistruar dhe një për shkak të mbingarkesës. Njësia…

Lexo më Shumë

Tre shqiptarë nga Hasanbegu i Shkupit kanë qenë qytetarët e parë që i kanë shkuar për ndihmë të riut Nikolla Sazdovski, pasi tre të rinjë shqiptarë me 29 qershor e kishin rrahur brutalisht në stacionin e autobusit në bulevardin Leka i Madh në Shkup, duke i shkaktuar lëndime të rënda, të cilat kanë qenë fatale për jetën e tij.  Ata menjëherë kishin zbritur nga autobusi urban posa kishin vërejtur se Sazdovski kishte rënë për toke dhe ishin përpjekur ta reanimojnë, rrëfejnë për Almakos familijarët e dëshmitarëve okulat të njgarrjes. Më pas ata kanë ftuar urgjencën, e cila viktimën e përgjakur…

Lexo më Shumë

Përmes një kumtese të ministrit Robert Popovski thuhet se në rastin e të riut Nikolla Sazdovski, i cili për fat të keq ndërroi jetë, publiku është informuar në kohë për aktivitet që u ndërmorën dhe ende ndërmerren të gjitha institucionet kompetente. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë është shembull për transparencën, llogaridhënien dhe përgjegjësinë përballë qytetarëve. Nuk ekzistojnë informacione apo të dhëna tjera që fshihen apo nuk janë dispozicion për mediumet dhe qytetarët e Maqedonisë” thuhet në kumtesën e Popoviskit. “Ministria e Punëve të Brendshme menjëherë pas incidentit të padëshiruar publikoi informacion në biltenin ditor të policisë, kurse në ditët në…

Lexo më Shumë

Është e trishtë historia e Negovanit. Në vitin 1928 këtij fshati të famshëm iu kthye emri në Flamburo. Në ditët e sotme aty ende banojnë shqiptarë ortodoksë dhe pak vllehë. Por sipas të dhënave nga viti 1912 deri në vitin 1928 në Negovan banonin rreth 1100 njerëz. Ky fshat është i njohur për atdhetarizmin e banorëve të tij. Në shumë shkrime të mëparshme kemi përmendur që në këtë fshat u hapën shkolla shqipe dhe u mbajtën mesha në gjuhën shqipe që në fillim të shekullit XX. Fshati është i njohur sepse këtu lindën figura të shquara shqiptare ndër më të…

Lexo më Shumë