Kryeparlamentari Talat Xhaferi sot në një takim me gazetarët nuk ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, por ai ka thënë se vendi aktualisht është përballë zgjidhjeve serioze, informon INA. “Unë s’mund të ju tregoj se a do të ketë, ose jo zgjedhje, por në një shtet serioz, ku duhet të realizohen punë serioze, nuk do të ishte serioze të mendohej për një gjë e tillë, për zgjedhje parlamentare të parakohshme”, deklaroi kreu i Kuvendit. Megjithatë ,sipas tij, nëse shumica vendos që të shpërbëhet Kuvendi, atëherë është obligim i tij kushtetues që të shpallë ato.Ai ka shtuar se…
Author: Adijat
Stërngarkimi i shkollave fillore me nxënës duket se do të jetë problem edhe për vitin e ardhshëm shkollor 2018-19, kryesisht në komunat Shuto Orizarë dhe Çair. Në këtë të fundit si më problematike paraqiten shkollat fillore “Liria” dhe “Ismail Qemali” të cilat kanë nevojë për zgjerimin e objekteve edhe me shumë klasë të tjera. Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu tha se pushimi veror nga shkolla do të shfrytëzohet për ndërrimin e çatisë së shkollës “Ismail Qemali” si dhe zgjerimin e saj me objekt shtesë, mirëpo të gjitha këto nëse paraprakisht miratohen nga dikasteri i Arsimit. Parashihen tetë klasë…
Nuk do të ketë ndryshme të metodologjisë për caktimin e çmimeve të derivateve të naftës. Edhe pse qytetarët dhe dy kompanitë më të mëdha tregtare me derivate, Makpetrol dhe Okta kërkojnë ndryshim të llogaritjeve që të ketë derivate më të lira, nga Qeveria thonë se do të mbetet sipas mënyrës së vjetër. Shkak për këtë është kontrata që të respektohet marrëveshja për shitblerje mes Oktas dhe Qeverisë së Lupço Georgievskit që është e vjetër thuajse 20 vite. E njëjta skadon kah mesi i vitit të ardhshëm. Kuptohet, në këtë kontratë Qeveria ka marrë përsipër obligimet e veta që në vitin…
Nga viti i kaluar, në shkollat publike në Turqi, gjuha shqipe ka nisur që të mësohet si lëndë zgjedhore. Realizimi i mësimit bëhet pa probleme, pasi që shkollat i kanë të plotësuara të gjitha kushtet e nevojshme, si për shembull, kuadrin arsimor dhe tekstet për mësimin e gjuhës shqipe. Është e nevojshme vetëm shprehja e vullnetit. Sipas themeluesit, sekretar i përgjithshëm i RUMELISIAD Emir Xhemal Beshkardesh, për Almakos deklaroi se nëse qytetarët shprehin dëshirë për gjuhën shqipe, pa asnjë problem mund që të mësohet si lëndë zgjedhore në të gjitha shkollat publike. “Për shembull në Bursa, në Lagjen Zafer, qytetarët…
Asaf Ademi nga radhët e Lëvizjes BESA të Afrim Gashit do të jetë ministri i ri i Kulturës, që pritet të votohet më 1 qershor në Kuvend. Në listën anketuese të pasurisë së tij që e ka lajmëruar në kohën që ka qenë ambasador në Komisionin Antikorrupsion, shumica e pasurisë më të madhe nuk figuron në emrin e tij, por të prindërve, informon INA. Në emër të tyre ai ka lajmëruar edhe shtëpinë me hapësirë afariste prej 240 metra katror në qendër të Gostivarit, e vlerësuar prej 30 milionë denarë. Në emër të tij ka të lajmëruar vetëm një makinë…
Mbrëmë në ora 2:00, tek klub i natës në Parkun e Qytetit. zyrtarët policor i kanë vërejtur tre persona K.P. (23), M.S. (21) dhe N.V. (20), të gjithë nga Shkupi, se si lëviznin dhe me këmbë i goditnin dhe i dëmtonin veturat e parkuara. Policët kanë tentuar t’i ndalojnë. Pasi i kanë vërejtur policin personat kanë filluar të ikin. Policët kanë arritur që në mënyrë të suksesshme t’i kapin personat, ku dhe pastaj i kanë dërguar në stacionin policor në Karposh për procedurë të më tejshme.
Përdhoset sërish busti i ish-liderit jugosllav Josip Broz Tito. Dikush mbrëmë ka shkruar parulla naziste në bustin që gjendet në qendër të qytetit të Kumanovës. Në memorial është vizatuar kryqi i thyer nazist dhe janë shkruar fjalë fyese. Ngjarjen e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në profilin e tij në rrjetet sociale. “Nuk është hera e parë për që përdhosen monumentet nga Lufta e Dytë Botërore. Këto akte çnjerëzore nuk do të na ndalojnë të çmojnë të mirat e luftetarëve të Luftës Nacionalçlirimtare dhe Josip Broz Titos, të cilët luftuan kundër të keqes më…
Rreth 25 për qind e të rinjve me arsim të lartë kanë braktisur vendin. Evropa Perëndimore dhe SHBAtë janë destinacionet ku të rinjtë po arrijnë më lehtë të punësohen. Në debatin e mbrëmshëm në “Rruga Drejt” kushtuar kësaj dukurie u tha se kushtet e vështira, pagat e ulëta dhe punësimet partiake janë arsyet që po detyrojnë rininë të braktis vendin. Elmedina Asani e diplomuar në Fakultetin e mjekësisë pohon se ka pasur shumë oferta për tu larguar nga vendi dhe të njëjtat do ti merr në konsideratë. Ofertat janë aty aktive në kohën që unë vendosi të shkoj, shumica prej…
Delegacioni Qeveritar i udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev më 29 dhe 30 maj, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maltës, njofton Medial.mk. Siç njofton press-shërbimi Qeveritar, në ditën e parë më 29 maj Kryeministri Zaev, do të takohet me Kryetaren e Maltës Mari Luiz Kolleiro Preka, me Kryeminsitin e Maltës Xhozef Muskat me të cilët do të realizoj një takim plenar mes dy Qeverive. Gjithashtu gjatë vizitës së tij Kryeministri Zaev do të takohet edhe me Kryeparlamentarin e Maltës Angjello Ferugjia.
Dy tërmete janë ndjerë pasmesnate në rajonin e Ohrit. Sipas faqes zyrtare të Qendrës evropiane mesdhetare seizmologjike, dy tërmetet kanë qenë me fuqi prej 3,2 shkallë sipas Rihterit. Lëkundja e parë e tokës u regjistrua 50 minuta pas mesnate me epiqendër midis Ohrit dhe fshatit Kosel ku gjendet një vullkan joaktiv. Tërmeti i dytë është ndjerë 10 minuta më vonë, me epiqendër 8km nga fshati Bellçishtë i Ohrit.
Autoritetet serbe mbrëmë kanë ndaluar në kufi autobusin me anëtarët e Ansamblit Shtetëror të Valleve dhe Këngëve “Tanec” pasi që kanë zbuluar se është i mbushur përplotë me cigare, shishe vene dhe rakie, njoftoi portali Libertas. Ansambli po udhëtonte për koncerte në Kroaci, Slloveni dhe Austri dhe se pas dyshimeve të para, autoritetet doganore në Tabanoc kanë urdhëruar që autobusi të të hyjë në skaner, ku më pas siç raportohet janë gjetur këto gjësende të ndaluara dhe që në tregun e zi në Slloveni dhe Austri do të shiteshin me çmime të majme. Ky rast po fshihet nga shumica e…
Shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias nga Nju Jorku sot udhëtojnë drejt Brukselit. Ata në bisedimet dy ditëshe nuk kanë arritur që të tejkalojnë dallimet, ndërsa ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic theksoi se palët kanë mbrojtur interesat kombëtare, por kanë treguar vendosmëri për të zgjidhur kontestin 25 vjeçar. “Siç e dini, kishim takim dje dhe sot, biseduam për një ditë e gjysmë. Mund të them se kemi punuar shumë. Çështjet janë të definuara dhe të përcaktuara mirë. Mund të them se këto ishin negociata për të cilat kemi punuar shumë”, tha Nimic pas takimit…