Shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias nga Nju Jorku sot udhëtojnë drejt Brukselit. Ata në bisedimet dy ditëshe nuk kanë arritur që të tejkalojnë dallimet, ndërsa ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic theksoi se palët kanë mbrojtur interesat kombëtare, por kanë treguar vendosmëri për të zgjidhur kontestin 25 vjeçar.
“Siç e dini, kishim takim dje dhe sot, biseduam për një ditë e gjysmë. Mund të them se kemi punuar shumë. Çështjet janë të definuara dhe të përcaktuara mirë. Mund të them se këto ishin negociata për të cilat kemi punuar shumë”, tha Nimic pas takimit me dy ministrat.
Nimic tha se Dimitrov dhe Kocias do të nisen për Bruksel, ku do të vazhdojnë dialogun dhe shtoi se edhe pse ende nuk ka vendim përfundimtar të dyja palët janë të gatshme të punojnë shumë për të gjetur zgjidhje.
“Negociatat janë intensifikuar ndjeshëm, siç kanë thënë të dyja palët kanë pozita të rëndësishme, janë në pyetje interesat kombëtare. Të dyja palët e njohin rëndësinë e arritjes së një zgjidhjeje dhe janë të vendosur ta bëjnë këtë” shtoi Nimic. (INA)
Data 27.10.2026
Aktuale
- Elvana Gjatës i është tharë shpirti pasi ka marrë lajmin për tragjedinë në Pejë, i përloti të gjithë me fjalët për Arlinda Zekajn
- Mediat shtetërore: Sulmet ajrore jordaneze vrasin 5 civilë në jug të Sirisë
- Nora Istrefi “godet” me vendimin e fundit, nuk është më vetëm, është vet e dyta
- Shasivari: Austria, partner strategjik në rrugën drejt BE-së dhe në forcimin e shtetit të së drejtës
- Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
- Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut
- 3 persona të lënduar në aksidentin në Çair, policia jep detajet
- Haradinaj: Tërheqja e ligjit për Specialen, një intrigë mes PDK-së dhe Presidentes


