SHBA mbështet bisedimet dhe inkurajon autoritetet në të dy vendet që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët, thotë një zyrtar i Departamentit të Shtetit për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin bisedimet që zhvillohen nën ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara për të zgjidhur çështjen e emrit. Inkurajojmë krerët e të dy vendeve që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët në interes të integrimit euroatlantik, prosperitetit ekonomik, paqes dhe stabilitetit në rajon, ka deklaruar zyrtari i Departamentit të Shtetit.
Author: Adijat
Qeveria sot kumtoi se tërësisht e kupton sensitivitetin e klasterit tekstil dhe se do të vazhdojë t’u ndihmojë punëdhënësve që ta mbështesin spiralen e rritjes së rrogave. Në interes të gjetjes së zgjidhjes, e cila do të jenë në dobi të punëtorëve dhe të punëdhënësve, paralajmëron se do të formojë grup ministror, e cila së bashku me klasterin e tekstilit do t’i shqyrtojë çështjet e hapura. “Besojmë se do të vijmë deri në zgjidhje. Qeveria edhe deri më tani tregoi se është e gatshme të dalë në vigjilje të kërkesave të punëtorëve dhe punëdhënësve në industrinë e tekstilit përmes rritjes…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi do të marrë pjesë në Panel – diskutimin me temë: Politika Energjetike në Republikën e Maqedonisë, në kuadër të Forumit energjetik Maqedonas 2018, i cili do të mbahet sot në hotelin “Izgrev”,në Strugë. Motoja kryesore e këtij Forumi është “Zgjidhjet në energjetikë sot – alternativa për të ardhmen”, ndërsa mbështet nga SHA Elektranat e Maqedonisë , Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Instituti ZIP.
Eurodeputeti nga koalicioni i partive demokristiane EPP, Eduard Kukan tha se politikanët së pari duhet ta përgatisin publikun para se të shpallin marrëveshjen për emrin, në të cilën pjesë më vështirë nuk është vetë emri. “Ishte gabim të jenë aq optimist. Mendoj se nuk është e mjaftueshme që politikanët të arrijnë marrëveshje. Para se ta shpallin atë, duhet ta përgatisin popullin për atë. Mendoj se e morrën mësimin nga rasti paraprak me shembullin e Maqedonisë së Ilindenit. Nuk besoj se pjesa më e rëdësishme është vetë emri, por si do të qëndrojë në Kushtetutë, gjuhë, kulturë, gjithë ato çështje.”, tha…
Zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, në suaza të vizitës dyditore në Bruksel realizoi takim me nënkryetaren e Komisionit evropian, Federica Mogherini. Siç informojnë nga kabineti i tij, Osmani ka informuar Mogherinin për përparimin e arritur në marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Greqisë duke shprehur kënaqësi për këto të arritura në përmirësimin e marrëdhënieve, zbatimin e masave për ndërtim të besimit të ndërsjellë, por edhe kënaqësinë nga niveli i bisedimeve në negociatat për kontestin e emrit me fqiun jugor të vendit. “Kemi përparim serioz dhe si kurrë më parë dy vendet janë shumë afër gjetjes…
Shifra alarmante të numrit të qytetarëve viktima të korrupsionit. Sipas një analize të realizuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (QMBN) rezulton që 83 për qind e shqiptarëve të jenë viktima të korrupsionit, derisa tek pala maqedonase kjo shifër arrin në 53 për qind. Qytetarët shprehen skeptik në çrrënjosjen e kësaj dukurie, andaj kërkojnë vetëdijesim më të madhe dhe intervenimin e institucioneve, njofton Alsat. “Kjo nuk ndalet, korrupsioni ka qenë dhe do të jetë, këtë nuk ka kush ta ndal. Nuk mundet vetëm shqiptarëve tu kërkohet, kur ka ndonjë punë edhe tjerëve ju kërkojnë, puna është vetëm të punësohen dikund…
Sot në mjediset e Sekretariatit për Çështje Evropiane do të mbahet prezantimi përkushtuar përmbajtjes, implementimit si dhe kuptimin e planit ti ri të reformave, Planin 18. Plani 18 do të prezantohet nga ana e Zëvendëskryetarit të Qeverisë , përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani, i cili, para prezantimit, do të ketë fjalim deri te mediumet. Në prezantim janë të ftuar përfaqësues të sektorit civil, mediume, ekspert dhe palë tjera të interesuara.
Sektori i biznesit vazhdon të kërkojë me ngulm hapjen e terminalit në Jazhincë. Kjo kërkesë është aktualizuar kohëve të fundit, kur pika kufitare në Jazhincë u rikthye në vendkalimin kryesor për automjetet e rënda të cilët nuk kanë transportuar materie të rrezikshme. Sipas Xhemali Dautit, ish kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, pronar i kompanisë Dauti Komerc, disa herë hapja e terminalit doganor në Jazhincë ka qenë temë e bisedimeve. “Me të gjithë kryetarët e komunave që gravitojnë në Pollog bashkë me Odën nënshkruan një kërkesë tjetër që qeveria të fillojë të bëjë hapjen e këtij terminali doganor, nga…
Sa afër aq edhe larg. Kështu të paktën duket kjo fazë e bisedimeve për zgjidhjen e emrit. Në çdo paraqitje të tij, Zaev thotë se është çështje ditësh kur do të realizojë bisedën me homologun e tij grek Cipras, e cila është edhe vendimtare për zgjidhjen e kontestit të emrit. Duke përsëritur frazën e njëjtë Zaev tha se në pyetje janë detaje dhe se më e rëndësishme është të arrihet marrëveshje e mirë, por se kjo është e vështirë dhe e ndjeshme. Sinqerisht dëshiroj sonte t’i telefonoj ose të më telefonojnë, ose nesër, pasnesër. Por ditët, besoj, varësisht problematikës që…
Gjatë ditës së sotme moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, por do të fryj erë mesatarisht e fuqishme në drejtimin jugor. Kah fundi i ditës pritet që të ketë vranësira dhe rrebesh shiu e vetëtima. Temperatura do të lëvizë nga 26°C e deri më 36°C
Almakos merr vesh se gruaja e ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sonte ka lindur një djalë në klinikën Sante Plus. Rrëfimet e suksesshme në Sante Plus janë të shumta, kjo e familjes Bekteshi është më së fundmi. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë ministri i cili ndihet i bekuar për këtë gëzim të madh në familje. “Jam njeriu më i lumtur në botë, Zoti na bekoi për së dyti herë me fëmijë. Hana u bë me vëlla,unë dhe Yllka me djalë! Faleminderit Zotit dhe ty Yllka që më ke dhënë titullin më me vlerë, të jem baba. Mirë se erdhe…
“Skopje East Gate”, projekti gjigand i “Balfin Group”, është një investim që do të kap shifrën deri 350 milion eurosh, do të ketë një shtysë pozitive në rritjen ekonomike të vendit, me hapjen e mbi 2000 vendeve të reja pune, forcimin e tregtisë, tërheqjen e firmave më të mëdha botërore, por gjithashtu do të sjellë një stil të ri jetese për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, duke u shëndërruar nga një vision në një simbol të Shkupit modern. “Skopje East Gate”, miniqyteti mrekulli, është investimi më i madh i bërë ndonjëherë në Maqedoni nga një biznesmen shqiptarë, në këtë rast…