Author: Adijat

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se deri në orën 14.00 në stacionet policore në territorin e qytetit të Shkupit, si pasoje e erërave të forta janë dëmtuar 10 makina. Ata kanë njoftuar se për momentin nuk ka denoncime për persona të lënduar.

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët (ASH), gjegjësisht departamenti i shëndetësisë pranë kësaj partie politike gjatë ditës së sotme ka mbajtur një konferencë për media duke kërkuar nga Qeveria që sa më shpejtë të bëhen reforma në këtë fushë dhe të ndalen improvizimet. “Jemi sot në pres konferencën e departamentit të shëndetësisë të Aleancës për Shqiptarët e cila mbajti dy mbledhje të rregullta dhe bëri analiza për gjendjen e shëndetësisë në Maqedoni dhe themi se shëndetësia do reforma dhe jo improvizime. Qeveria aktuale LSDM-BDI si në lëmit tjera edhe në atë të shëndetësisë po bën improvizime në vend të reformave të shumëpritura dhe…

Lexo më Shumë

Shprehja “Myzeqeja, hambari i mushkonjave”, tashmë vlen të thuhet për Shkupin. Banorë të kryeqytetit maqedonas ankohen se kohëve të fundit është rritur numri i insektit gjakpirës dhe se po mbajte dritën ndezur në dhomë, prite masakrën e tyre ndaj teje për së gjalli. Këtë vit është prolonguar spërkatja kundër insekteve për dallim nga vitet e kaluara, kur dezinfektimet e para bëheshin në fillim të pranverës. Sipas epidemiologëve, moti i ngrohtë dhe i lagësht në këtë periudhë të vitit paraqet rrezik të sëmundjeve ngjitëse. Sidomos mushkonjat të cilat janë prezent në kryeqytet mund të përcjellin sëmundje serioze tek njerëzit. Epidemiologu Vlladimir…

Lexo më Shumë

Rreth 600 persona në Maqedoni janë pa shtetësi, sipas të dhënave zyrtarë të ministrisë për punë dhe politikë Sociale. Por organizatat joqeveritare alarmojnë se kjo shifër është shumë më e lartë, respektivisht se bëhet fjalë për rreth 4000 persona apatrid. Një pjesë e tyre janë evidentuar në librat amë por nuk posedojnë certifikatë të lindjes, një pjesë tjetër kanë lindur në spitalet e vendit por nuk kanë emra, ndërkaq pjesa tjetër kanë lindur në shtëpi dhe asnjëherë nuk është paraqitur lindja e tyre. Ministria e Punës Sociale dorëzoi propozim për fillimin e fushatës dhe hapjen e thirrjes publike me datë…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë mbetet e përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes që i mbron dhe përforcon dinjitetin dhe identitetin e qytetarëve të Maqedonisë. Spekulimet në këto çaste të ndjeshme nuk mund të ndihmojnë në arritjen e këtij qëllimi strategjik me interest kombëtar, thonë nga Qeveria e Maqedonisë në lidhje me spekulimet nga mediat rajonale. Më e rëndësishme, siç thonë nga Qeveria, është të arrihet zgjidhje cilësore dhe e pranushme për të dyja palët, zgjidhje e cila do të jetë e qëndrushme. “Miqësia e ndërtuar mes dy shteteve është depozitë e madhe për ardhmëri të përbashkët, ndërsa bashkëpunimi në të ardhmen vetëm…

Lexo më Shumë

Maqedonia është shndërruar gjithnjë e më shumë në destinacionin e strategëve politikë të Kremlinit, ideologëve që mbështesin veçantinë e Rusisë, apo misionin ortodoks të Moskës në botën sllave dhe në Euroazi. Lektorët dhe instruktorët që marrin pjesë në mësimdhënie dhe trajnime në Maqedoni janë të njëjtët që Kremlini angazhoi gjatë luftës hibride përpara aneksimit të Krimesë dhe më tej gjatë destabilizimit të pjesës lindore të Ukrainës, si dhe gjatë përpjekjes për grusht shteti në Malin e Zi. Ashtu si në Ukrainë, strategët rusë të luftës informative identifikojnë pikat kryesore të dobëta të vendit që vendosin në objektiv, për t’i përdorur në favor…

Lexo më Shumë

Shkupin e ka kapluar shiu dhe erërat e forta të cilat kanë shkaktuar edhe bllokimin e një korsie rrugore pasi ka rrëzuar pemët e mbjella në disa vende. Qytetarët janë trishtuar nga era e fortë dhe shiu. Nga Enti Hidrometeorolgjik kanë theksuar se era e fortë ka mbërritur me shpejtësi deri në 80 km/h. Moti i keq ka nisur të lëviz nga perëndimi drejt lindjes dhe në pjesën veriore të vendit. Gjatë pasdites gati pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga reshjet e shiut.

Lexo më Shumë

Një makinë ka mbetur e dëmtuar si pasoj e shiut dhe erërave të forta që përfshinë qytetin e Shkupit qaste më parë. Fotografia është rrugës për Autokomandë, para shkollës fillore Kongresi i Manastirit. Pritet të shihet edhe për dëme tjera që janë shkaktuar si pasojë e motit të ligë që kapluan Shkupin.     

Lexo më Shumë

“Është vend i bukur, ajër i pastër, por në anën tjetër të rrugës ka mbeturina, kryetarja duhet ta pastrojë atë”, tha Duraku. “Jo vetëm kryetarja por edhe pushteti qendror duhet të bëjë diçka”, u shpreh kryetarja e Manastirit Petrovska. Kështu sot ministri për ambient jetësor Sadulla Duraku e përshëndeti kryetaren Natasha Petrovska dhe ambasadorin e BE-së Samuel Zhbogar, të cilët ishin në vizitë në parkun Pelister. Një pjesë e unazës mbi Manastir është shndërruar në deponi. Trupa të kafshëve të ngordhur, mobilie të vjetra, mbeturina komunale, qelq, mbeturina, është pamja e korsisë që kalon nëpër lagjen “Petoçna Voda”. Kjo pamje…

Lexo më Shumë

Andi Krasniqi i njohur si komandant Malisheva që po vuan burg si pjesë e Grupit të Kumanovës ka dhënë detaje të reja lidhur me këtë ngjarje që ndodhi tre vite më parë, informon INA. “9 Maji 2015 te flasim drejt i ngjan nji beteje te pabarabart i ngjan pikerishte SPARTANEVE, kur nji grusht luftetar e ruajten dinjitetin ku vran shume dhe u vranë të gjithē pasi u tradhtuan siq u tradhtuam ne. Dallimi eshte se ne tradhtin ton ne jemi tradhtu dy here, njihere futja ne kurthe dhe tradhtija e dyte eshte kur kerkuan te ndermjetson OSBE per nji armepushim…

Lexo më Shumë

Qytetarët në Maqedoni me mjaft vështirësi e kapërcejnë hendekun midis të ardhurave dhe harxhimeve mujore. Bile, të ardhurat mujore mesatare të një punësuari në Maqedoni prej afër 400 euro mezi mjaftojnë për mbulimin e shpenzimeve jetike si banimi apo ushqimi. Këtë e dëshmojnë edhe analizat e sindikalistëve, sipas të cilëve, 13.394 denarë nevojiten në muaj që të mbulohen vetëm nevojat themelore për ushqim, ndërsa afër 10 mijë denarë kushtojnë harxhimet e banimit, gjithmonë për një familje katër-anëtarëshe. Kjo, me fjalë të tjera, nënkupton se më shumë se 60 për qind e pagës mesatare të vlefshme 23.694 denarë shkojnë për ushqim.…

Lexo më Shumë