Andi Krasniqi i njohur si komandant Malisheva që po vuan burg si pjesë e Grupit të Kumanovës ka dhënë detaje të reja lidhur me këtë ngjarje që ndodhi tre vite më parë, informon INA.
“9 Maji 2015 te flasim drejt i ngjan nji beteje te pabarabart i ngjan pikerishte SPARTANEVE, kur nji grusht luftetar e ruajten dinjitetin ku vran shume dhe u vranë të gjithē pasi u tradhtuan siq u tradhtuam ne. Dallimi eshte se ne tradhtin ton ne jemi tradhtu dy here, njihere futja ne kurthe dhe tradhtija e dyte eshte kur kerkuan te ndermjetson OSBE per nji armepushim dhe aty na dogjen grupin e pare, kurse une Bek Bajra, Mirsad Qerimi dhe Esat Kafegjolli shpetuam te gjalle, por me shume plage, ndersa tete tjeret u vrane, ngase ne ishim te ndare 12 veta nga grupi tjeter. Lavdia u takon Deshmorve e gjaku i tyre u be drite per ju Shqiptare nese jeni qe e dini nese vertet po shihni e po ndegjoni Rrofte Shqiperia e Bashkuar …”, ka shkruar komandant Malisheva.
Andi Krasniqi i njohur si komandant Malisheva, Dem Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Beqiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra edhe Fejzulla Rushitovski, janë të dënuarit me burg të përjetshëm. (INA)
Data 26.10.2026
Aktuale
- Tragjedia e Arlindës: Si vendimet e gabuara e çuan në fatalitet
- Analisti i drejtohet Ramës dhe Berishës: Pasi të lini pushtetin, në ç’hale do të jetoni?
- Organizata rinore e konservatorëve gjermanë kërkon dislokimin e ushtrisë në protestat studentore
- Mexhiti: Bashkëpunimi VLEN-VMRO është i mirë, synojmë ta bëjmë edhe më të mirë
- Mexhiti: Në Bërvenicë thyem tabunë, por paguam një çmim
- Mexhiti: Do të shkarkohet kush nuk zbaton ligjin për përfaqësim të drejtë
- Meta investon 95 miliardë dollarë për të forcuar inteligjencën artificiale
- Ermal Hasimja: Jo përçarjes, thirrje për bashkim të gjithëve


