Aleanca për Shqiptarët (ASH), gjegjësisht departamenti i shëndetësisë pranë kësaj partie politike gjatë ditës së sotme ka mbajtur një konferencë për media duke kërkuar nga Qeveria që sa më shpejtë të bëhen reforma në këtë fushë dhe të ndalen improvizimet.
“Jemi sot në pres konferencën e departamentit të shëndetësisë të Aleancës për Shqiptarët e cila mbajti dy mbledhje të rregullta dhe bëri analiza për gjendjen e shëndetësisë në Maqedoni dhe themi se shëndetësia do reforma dhe jo improvizime. Qeveria aktuale LSDM-BDI si në lëmit tjera edhe në atë të shëndetësisë po bën improvizime në vend të reformave të shumëpritura dhe shumëpërfolura. Rrotullimi në vend dëmton edhe më shumë imazhin e reformatorit duke dëshpëruar qytetarët plotë një dekadë”, theksoi Bekim Tateshi nga ASH. Sipas tij, pas lënies së ministrisë nga ASH, shëndetësia është në kolaps të rëndë dhe tregohet e pa aftë në zgjidhjen e problemeve nga e kaluara duke shtresuar problem të reja gjatë gjashtë mujorit të fundit.
“Indikator për këtë është besueshmëria e popullatës në anketat e fundit, sa ishte Taravari në krye besueshmëria ishte 22%, kurse ministri i ri ka vetëm 3 për qind besueshmëri, më pak se të gjitha ministrit tjera të Maqedonisë. Largimi I mjekëve jashtë vendit është argument tjetër, sipas statistikave në 2015 u larguan 171 mjek në 2016 u larguan 172 mjek kurse gjatë mandatit të Aleancës, ky numër ra në 120 mjek. Kjo dëshmon se politikat e ASH janë më shpresëdhënëse për shqiptarët e Maqedonisë por edhe për të gjitha komunitetet që jetojnë në Maqedoni në 2018 në
periudhën janar-prill janë larguar 110 mjek. Që tregon se politikat janë në drejtim të gabuar që shkaktojnë pasiguri tek personeli mjekësor dhe te familjarët e tyre”, theksoi Tateshi.
Data 23.06.2026
Aktuale
- Pas mbledhjes së kabinetit, Rama thërret në takim drejtuesit socialistë
- Tensione për Ligjin për përfaqësim të drejtë, pushteti dhe opozita përplasen për amendamentet
- Agron Demiri: Sulmet ndaj Zaevit me fotografi private janë përpjekje për të larguar vëmendjen nga problemet reale
- Beteja për shpirtin e protestës: Pse Shqipëria rrezikon të humbë narrativën e kauzës qytetare
- “Vij enkas nga Amerika!”- Protestuesi: Rama të shohë sa njerëz janë në shesh dhe të lexojë deklaratën tonë! Duam qeveri teknike dhe “largim të këtyre politikanëve
- FOTOLAJM/ Denoncimi, kaos dhe rrezik te rruga dytësore në autostradën Tiranë-Durrës, këmbësorët detyrohen të ecin mes makinave! Autobusi i Vorës bllokohet mes shkurreve
- Gjykata Kushtetuese del me reagim: Komuna e Tetovës nuk dorëzoi dokumentacionet as pëlqimin e Qeverisë për riemërtimin e rrugëve
- Praktika kushtetuese gjyqësore konfirmon rrolin e shtetit në organizimin e lojërave të fatit

