Metju Nimic është diplomati amerikan me karrierë të bujshme, i cili ka qenë protagonisti kryesor në negociatat maratonike gati tre dekada midis Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë. Ai edhe pse në moshë të thyer nuk ka hezituar që të jetë pjesë e këtij procesi dhe një nga faktorët vendimtar për arritjen e kompromisit dhe që ka mbajtur gjallë procesin e bisedimeve. Nimic dje ka qenë ndër të parët që ka uruar arritjen e marrëveshjes, duke theksuar se ajo do të realizohet deri në fund. “Do të doja të uroj për përfundimin e suksesshëm të negociatave për…
Author: Adijat
Kryeshefja e diplomacisë evropiane Federica Mogerini menjëherë pas marrëveshjes së arritur mes Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit, ka përgëzuar palët dhe ka inkurajuar më tej bisedimet deri në finalizimin e plotë të çështjes dhe se BE-ja do jetë gjithmonë në krah. Ajo ka theksuar se kjo është një marrëveshje historike duke treguar se diplomacia fiton gjithmonë.
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari përkujton se në fuqi mbesin ndalesat për import të shpendëve të gjalla dhe prodhimet e përfituara nga shpezët nga rajonet e Bullgarisë fqinje ku nga fundi i muajit të kaluar ishte konfirmuar virusi i gripit të shpendëve, si dhe ndalesat për import nga disa vende evropiane. “Me qëllim të ndalimit të paraqitjes eventuale dhe përhapjes së virusit të sëmundjes gripi i shpendëve në vend, apelojmë deri te kultivuesit e shpendëve (kultivuesit komercial dhe amvisëritë) në nivel të lartë të mbajnë masa të sigurisë në ferma. E pashmangshme është paraqitja e hershme dhe zbulimi i hershëm…
Arritja e marrëveshjes për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisl dhe Greqisë dikush ka shprehur revoltën me anë të grafiteve. Para obektit të Kuvendit është shkruar: “Maqedonia е përjetshme”, “Tradhtarë”, “Stop gjenocidit”, e të ngjashme. Opozita e drejtuar nga VMRO-ja e ka dënuar ashpër marrëveshjen
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot do të jetë mysafirë i kreut të komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Shërbimi për informim i komunës ka informuar për qëndrimin e Spasovskit në Gostivar dhe takimin me kreun e komunës. Detaje të tjera nuk janë dhënë, por siç dihet kreu i Gostivarit pak ditë më parë theksoi se është kërcënuar për jetë ai dhe familja e tij dhe se pas këtyre kërcënimeve ka nënvizuar se qëndron BDI. Taravari në disa raste pas zgjedhjeve lokale kishte përmendur emrin e Spasovskit si personin që ishte involvuar edhe në zgjedhjet në Gostivar dhe formimin…
Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Xhonson e përshëndeti marrëveshjen e arritur midis kryeministrave të Maqedonisë dhe të Greqisë Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras për kontestin për emrin.
Deputetët nga partitë në pushtet dhe opozita ndryshe lexojnë raportin e progresit të Bashkimit Evropian për Maqedoninë. Në debatin e sotëm për raportin në Kuvend deputetët e shumicës parlamentare theksuan lëvdatat e Komisionit evropian për vendin, ndërsa opozita gjuante kritikat duke krijuar përshtypjen se të dy palët po diskutonin për dy raporte të ndryshme. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev, e pyeti shumicën se kush do të marrë përsipër përgjegjësinë nëse Maqedonia zgjidh kontestin e emrit, ndërsa BE nuk nis bisedimet për anëtarësim. “Nuk jeni të sinqertë as ju e as shumica parlamentare që e përkrah këtë Qeveri, shtrohet pyetja nëse…
Policia duhet të mësojë se gazetarët, të cilët raportojnë nga protestat nuk janë armiq, por gjithashtu profesionistë në krye të detyrës, të cilët duhet të mbrohen nëse sulmohen nga pjesëmarrësit në protesta. Këtë mbrojtje e meritojnë në bazë të së drejtës vendore dhe ndërkombëtare. Këtë e kërkoi kryetari i SHGM-së, Naser Selmani në hapjen e punëtorisë të dedikuar në përmirësimin e sigurisë së gazetarëve gjatë kohës së ngjarjeve kritike, në organizim të SHGM-së, MPB-së, me përkrahje të OSBE-s. Selmani theksoi se trajnimet për siguri të gazetarëve për ngjarje me rrezik të lartë janë synim i përbashkët i OBSE-s, SHGM-së dhe…
Në forumin e sotëm për caktimin e kritereve për financim të projekteve të komunave, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu, theksoi se me forumin, në mënyrë praktike fillon implementimi i aktiviteteve konkrete në kuadër të projektit “Përmirësimi i menaxhimit të komunave”, i cili implementohet së bashku me UNDP-në, ndërsa është mbështetur financiarisht nga ana e Bashkimit Evropian. Për projektin BE-ja ka ndarë 2,4 milionë euro. “Në kuadër të projektit është planifikuar financim i tetë projekteve, në tetë rajonet e planifikuara, ndërsa në fazën e dytë do të financohen projekte edhe në 30 komuna, në vlerë të përgjithshme prej mbi një…
Është e nevojshme më shumë dhe më intensivisht të punoni me popullsinë lokale dhe t’u sqaroni të gjitha rrethanat në të cilat do të veproni në mjedisin e tyre, si dhe t’u tregoni se do të punoni në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe t’ua tregojnë përfitimet që do t’i kenë nga hapja e minierave, u porositi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, investuesve prezent në Forumin e 3-të Ekonomik për Miniera dhe Kërkime “MINEX EUROPE 2018”, që sot dhe nesër zhvillohet në Shkup. “Në vend kohën e fundit paraqiten ndjenja negative kur përmendet xehetaria. Kjo bazohet në sjelljen e papërgjegjshme me…
Një polic është sulmuar në qendër të Tetovë. Rasti ka ndodhur ditën e hënë (11.06.2018) në ora 14 e pesë minuta, te udhëkryqi mes bulevardeve “Marshall Titot” dhe “Bllagoja Toska”, shkruan Gazeta Lajm. Sipas policisë, rasti ka ndodhur deri sa policia ka vepruar për shkak të një veture të parkuar nëvend të palejuar. Vetura ka qenë e personit me iniciale B.B. (31), i cili ka qenë bashkë me bashkëudhëtarin e tij me iniciale R.A. (30) të dy nga SHkupi. R.A. fillimisht i ka nënçmuar policët, e më pas fizikisht e ka sulmiuar njërin prej tyre. Ai është arrestuar dhe është…
Aleanca për shqiptarët (ASH) akuzoi Ministrinë e Brendshme për diskriminimin e kuadrove shqiptarë, posaçërisht në SPB-në e Tetovës. Sipas kreut të ASH-së për Tetovën Altrim Mamuti përqindja e udhëheqësve në SPB të Tetovës në aspektin proporcionalë me numrin e banorëve është mjerues.