Author: Adijat

Nivelet e Liqenit të Dojranit dhe të Ohrit ende është mbi të lejuarën maksimale, për për dallim nga dje niveli i Liqenit të Dojranit është ulur për dy centimetra, ndërsa në Liqenin e Ohrit është rritur për një centimetër. Matjet më të reja hidrometeorologjike të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike tregojnë se sot niveli i Liqenit të Dojranit është 11 centimetra mbi nivelin e lejuar maksimal, ndërsa Liqeni i Ohrit  është pesë centimetra mbi maksimalen. Te lumenjtë nuk ka ndryshime më të mëdha në krahasim me ditën e djeshme

Lexo më Shumë

Të punësuarit e “Eurokomposit” nga Prilepi do të protestojnë për shkak të pagesës jo të rregullt dhe të vonshme gjatë 18 muajve të kaluara. Ata kanë njoftuar se nga sot do të protestojnë dhe do të qëndrojnë para qeverisë deri sa të zgjidhet statusi i firmës ku ata punojnë. Të punësuarit gjithashtu thonë se nuk do të pranojnë asnjë premtim dhe pagesë të një rroge për t’u ndaluar protesta.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë, Çarls Garet, me rastin e përfundimit të mandatit të tij. “Mirënjohje të sinqertë për angazhimin dhe përkushtimin tuaj, në veçanti vendosmërinë juaj për ta ndihmuar tejkalimin e krizës së thellë politike dhe institucionale, dhe për ta kthyer Maqedoninë në rrugën euro- atlantike, rrugë e cila na çoi deri në ftesë për anëtarësim në NATO, dhe datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian”, theksoi Osmani, duke potencuar rolin e ambasadorit Çarls Garet si më të rëndësishmin…

Lexo më Shumë

Në seancën e 77-të qeveria e Maqedonisë do të rishikojë këto propozim ligje. Propozim-ndryshimet të Ligjit për tatim dhe Ligjit për akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik. Propozim-ndryshimet në Ligjin për mbrojtje të fëmijëve dhe informacioni për ndërtimin e qendrave ditore për fëmijët me autizëm. Dokumentacionin për ndërtimin e linjës hekurudhore Beljakovcë-Kriva Pallankë. Raportin përfundimtar të Entit Shtetëror për Revizion për vitin 2016 të Ministrisë së Kulturës.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot do të qëndrojë për vizitë pune në Strasburg, Francë. Në kuadër të vizitës në Parlamentin Evropian, siç kumtoi MPJ-ja, Dimitrov do të realizojë takime me shefat e grupeve të deputetëve në Parlament, mes të cilëve kryetarin e ALDE-së – Hans van Balen, kryesuesin  me Komisionin për punë të jashtme në Parlamentin evropian (AFET) – Dejvid MekAlister, i cili vjen nga Partia Popullore Evropiane, si dhe me bashkëpartiakun e tij, Andrej Kovaçev. Në fokus të bisedave do të jenë edhe fazat e mëtejshme nga procesi eurointegrues i Republikës së Maqedonisë, pas konkludimeve të…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni sot paradite do të jetë me diell, me erë të dobët  nga drejtime të ndryshme, ndërsa pasdite me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, posaçërisht në pjesët veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri në 19 gradë, ndërsa e ditës prej 26 deri 35 gradë. Indeksi UV do të arrijë 8. Në Shkup paradite moti do të jetë me diell, me erë të dobët nga drejtime të ndryshme. Pasdite me me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të arrijë 17 gradë, ndërsa e ditës 33 gradë Celsius. Deri…

Lexo më Shumë

Në intervistë për gazetën evropiane prestigjioze, Politiko Evropa, shefi i Demokracisë së Re greke, Kirjakos Micotakis, thotë se për grekët  Marrëveshja është e papranuar për shkak të  pranimit të gjuhës dhe identitetit maqedonas, por që, përderisa kalon në Parlament, Demokracia e Re do ta pranojë. Në intervistë, Micotakis thotë se problemi më i madh me Marrëveshjen e Prespës është që ajo e pranon gjuhën dhe identitetin maqedonas. “Gjithmonë kemi thënë se duam zgjidhje, por që ajo duhet t’i respektojë sensibilitetet e të dy palëve”, thotë Micotakis, i cili  shton se  pranimi i identitetit të Maqedonisë është sinqerisht i papranueshëm për…

Lexo më Shumë

Përmes sistemit për dhurimin e ushqimit të tepërt “Të gjithë të ngopur” janë dhuruar pesë tonë ushqim të tepërt apo 16.000 racione deri te qytetarët e rrezikuar social. “Ky është donacioni më i madh i ushqimit deri më tani dhe gëzohemi se së bashku me këtë donacion përmes “Të gjithë të ngopur” u dhuruan nëntë tonë ushqim apo 28.000 racione deri te qytetarët e rrezikuar social”, theksojnë nga “Eja Maqedoni”, të cilët vendosën sistemin “Të gjithë të ngopur”. Vendosja e sistemit të parë për dhurimin e ushqimit të tepërt në Maqedoni, “Të gjithë të ngopur” e krijoi “Eja Maqedoni” me…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot dhe nesër në Shipan të Kroacisë, do të marrë pjesë në Konferencën e organizuar nga ana e Aleancës Atlatike të Kroacisë dhe Fondacionit Hans-Sajdel Shtiftung, në bashkëpunim me Institutin për Zhvillim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare (IRMO). Siç kumtoi shërbimi kuvendor për shtyp, Xhaferi, në kuadër të Konferencës, do të mbajë ligjeratë me temë “Sfidat bashkëkohore të Hapësirës transatlantike të sigurisë”, para rreth 30 liderëve të rinj nga Kroacia dhe vendet e rajonit.

Lexo më Shumë

Dy persona janë lënduar më lehtë në një nga gjithsej gjashtë aksidente të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin SPB-së të Shkupit, ndërsa në pesë aksidente është shkaktuar dëm material. Nga MPB informojnë se  gjatë fundjavës policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Dyzet e nëntë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, një  shofer ka dhënë përparësi për kalim të këmbësorëve dhe një shofer për renditje në mënyrë të parregullt, si dhe katër shoferë për mos shfrytëzim të  kaskës mbrojtëse. është sanksionuar edhe një këmbësorë të cilët kanë kaluar…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev do të urdhërojë Inspektoriatin e punës të hetojë punën e Bashkësisë Fetare Islame dhe të bashkësive të tjera fetare. Këtë premtim Zaev e ka bërë duke u përgjigjur në pyetjen deputetit të LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili kryetarin e BFI-së, Sulejman Rexhepi e ka quajtur kriminel dhe të pandershëm, i cili institucionon e ka shëndruar në pashallëk të tij. “A do të futet ndonjëherë Inspektorati i Punës në BFI, a do t’u paguhet imamëve pension invalidor? Nëse jemi të gjithë të barabartë, a është arushë e mbrojtur, Sulejman Rexhepi, i cili punon në mënyrë të paligjshme. Ai…

Lexo më Shumë