Author: Adijat

Në Maqedoni edhe sot në mëngjes temperaturat janë shumë të ulëta, ndërsa ato të ditës do të jenë prej minus katër deri pesë gradë. Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM), rritje të temperaturave do të ketë prej të premtes. Moti në Maqedoni do të jetë mjaft i ftohtë, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell, me rritje të temperaturave të ditës. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 20 deri minus nëntë, ndërsa e ditës prej minus katër deri pesë gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell, me erë të dobët perëndimore. Temperatura e mëngjesit do të zbresë…

Lexo më Shumë

Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE dje mbajti mbledhje të rregullt me të cilën udhëhiqte kryetari i partisë Nikolla Gruevski, njofton Portalb.mk. Tema kryesore ishte procesi i ardhshëm i formimit të qeverisë ku u theksua se VMRO-DPMN dhe Koalicioni për Maqedoni më të mirë kanë marrë numër më të madh të votave prej qytetarëve dhe e domosdoshme është që të respektohet vullneti i shumicës që votoi për programin “Realisht” dhe projektet e parapara në të. Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE i dha legjitimitet të plotë kryetarit Gruevski për fillim të bisedimeve për përbërjen e re të qeverisë të cilat duhet të udhëhiqen në…

Lexo më Shumë

Ish sekretari politik në ambasadën e Mbretëtisë së Bashkuar në Shkup, nuk heq dorë nga ndarja e shteteve. Ai si zgjidhje për Ballkanin kërkon Shqipërinë e Madhe, Serbinë e Madhe dhe Kroacinë e Madhe me ndarjen e Maqedonisë. Timothy Less, edhe një herë tërhoqi vëmendjen e opinionit, prej kur e publikoi analizën e tij në “Foregin Policy”, në të cilën kërkon formimin e Serbisë, Kroacisë dhe Shqipërisë së Madhe, përcjell Telegrafi .  Më tej ai për Maqedoninë rekomandon recetën e pakicës shqiptare që të marrë një formë të pavarësisë apo federalizim dhe pastaj shqiptarët të bashkohen me atdheun e Shqipërisë. Timothy…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në një intervistë për TV Nova, ka thënë se qytetarët shqiptarë në Maqedoni asnjëherë nuk e kanë shfrytëzuar himnin e shtetit, për shkak se himni i Maqedonisë, sipas tij ky himn flet vetëm për një bashkësi etnike, përcjell Telegrafi. “A e dini se shqiptarët asnjëherë nuk e kanë shfrytëzuar himnin e shtetit? Në asnjë manifestim nuk e kanë përdorur këtë himn, sepse flet vetëm për një bashkësi etnike. Absolutisht në këtë himn nuk përmenden bashkësitë tjera etnike” tha Bujar Osmani. Osmani gjithashtu deklaroi se duhet të hapen debatet për gjuhën dhe flamurin, për shkak se…

Lexo më Shumë

Ndërmjetësuesi për çështjen e emrit, Metju Nimic, ka thënë se po pret formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, për të vazhduar me procesin e ndërmjetësimit ndërmjet Athinës dhe Shkupit për kontestin e emrit. Nimic shprehet se i ka përcjellë zhvillimet në Maqedoni, ndërsa thotë se nuk është pjesë e mandatit të tij të merret me këto zhvillime. “Shpresojë që Qeveria e re të më ftojë në Shkup për të biseduar për hapat e radhës të procesit negociues me Greqinë. Gjithashtu, shpresoj se Maqedonia do të ketë një Qeveri të përgjegjshme, funksionale dhe me mbështetje parlamentare”, ka thënë Nimic.

Lexo më Shumë

Pesë komuna- katër prej të cilave janë në afërsi të kufirit Maqedoni-Kosovë janë të ndjeshëm ndaj ekstremizmit të dhunshëm, hetuan nga Instituti Amerikan i Paqes në raportin e fundit special, transmeton Tetova1. Më shumë se një e treta e luftëtarëve kosovar vijnë nga këto komuna që parqet 14 % të popullatës në vend, thuhet në raportin e Uashingtonit. “Radikalizim afatgjatë dhe i targetuar, regrutim dhe tentime për mobilizim të rrjeteve ekstremiste të financuara prej jashtë, tashmë pesëmbëdhjetë vite janë aktive në veriun e Kosovës dhe veriperëndimin e Maqedonisë. Këto rrjete shpesh herë janë udhëhequr nga kuadro lokal të institucioneve religjioze…

Lexo më Shumë

D.T. (59) nga Demir Hisari dje në mëngjes rreth orës 8:00 ka kryer vetëvrasje, duke u hedhur në bunar. Siç kumtoi policia, fatkeqësia ka ndodhur në rrugën “4 Korriku” në oborrin e personit D.T.. Vdekjen e konstatoi mjeku i Ndihmës sl shpejtë mjekësore, ndërsa ekspertizë ka kryer ekipi i SPB Manastir.

Lexo më Shumë

U bënë disa ditë prej kur presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ia ka dhënë mandatin Nikolla Gruevskit për ta formuar qeverinë e ardhshme. Ky akt i presidentit Ivanov u komentua në mënyra të ndryshme, ndërsa u deklaruan edhe të gjitha subjektet politike shqiptare me përjashtim të PDSH-së së Menduh Thaçit dhe Azem Sadikut, shkruan Tetova1. Lëvizja Besa deklaruan se nuk do të futen në qeveri me njerëz që janë pjesë e hetimeve të Prokurorisë Speciale Publike. Aleanca për Shqiptarët thanë që asnjëherë nuk do të futen në qeveri me Nikolla Gruevskin, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë në…

Lexo më Shumë

Nëse pas skadimit të afatit prej 20 ditëve nuk formohet qeveri dhe mandati i jepet kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, atëherë ai do të bisedoje me BDI-në, Besën dhe Aleancën për Shqiptarët, transmeton Tetova1. Sipas analistit Albert Musliu, opozita e deritanishme për të formuar qeveri nuk është një variant i pamundur, pasi që dy nënshkrueset e platformës, Besa dhe Aleanca për shqiptarët kanë një raport më tolerant ndaj LSDM-së sesa VMRO-DPMNE-së. Ahmeti nuk e hodhi poshtë mundësinë e koalicionit me Zaevin edhe pse ishte më skeptik sesa formimi i qeverisë me VMRO-DPMNE-në./Tetova1/

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka postuar një foto ku është takuar me hoxhën Bedri Lika, transmeton Tetova1. Përndryshe në kampanjën parazgjedhore për zgjedhjet e 11 dhjetorit të këtij viti, hoxha Bedri Lika në një ligjëratë të xhumasë ka komentuar deklaratën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti se në parajsë shkojnë të gjithë ata që e kanë zemrën e mirë. Lika në atë ligjëratë pat sugjeruar që të mendohet mirë para se të votohet./Tetova1/

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE doli me reagim pas mbledhjes së mbrëmshme të komitetit ekzekutiv të LSDM-së, ku porositën se nuk duhet të lejojmë që në qeveri të hyjnë politikan të dyshuar për krim. “Qytetarët e Maqedonisë m 11 dhjetor, qartë treguan vullnetin e tyre dhe i dhanë një “JO” të madhe politikanëve për shkatërrimin e ekonomisë së Maqedonisë dhe shtetit, politikanëve të korruptuar dhe profiterët nga grupacioni kriminel LSDM. VMRO-DPMNE fitoi mandatin nga qytetarët të formojë qeveri dhe të filtrojë vullnetin e tyre në projekte dhe masa reale, për një jetë të tyre më të mirë”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së Nga kjo…

Lexo më Shumë

Të mos e dallosh nëse ndodhesh në pistë për rrëshqitje apo në një institucion shëndetësor shtetëror. I tërë oborri i mbuluar me borë dhe akull, kështu dukej brenda gjithë javës po edhe sot, Spitali Special për Obsterikë Gjinekologji “Nënë Tereza” në komunën e Çairit. Që nga hyrja e oborrit e deri te hyrja e pranimit të pacientëve ishte e pamundur qarkullimi i njerëzve normal e lëre të grave shtatzënë. Më tragjike dhe trishtuese ishte pamja nga ana e spitalit, apo në repartin për lëshimin e lehonave dhe foshnjeve. Disa nga pacientët për Almakos janë shprehur të trishtuar nga gjendja e…

Lexo më Shumë