Author: Adijat

Çmimet në bujqësi në dhjetor të vitit 2016 janë rritur për 1,7 për qind tek imputi, ndërsa janë zvogëluar për 2 për qind tek autputi në raport me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, çmimet e mjeteve vijuese të shpenzuara në bujqësi (input 1) janë rritur për 1,8 për qind, ndërsa tek mjetet e dedikuara për investime në bujqësi (input 2) janë zvogëluar për 0,3 për qind. Në pjesën autput, çmimet e prodhimtarisë bimore janë zvogëluar për 1,2 për qind, ndërsa të prodhimtarisë së gjedhëve për 4,2 për qind.

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Probishtipit, Toni Tonevski, përmes profilit të tij në Facebook ka reaguar ndaj lajmit të Televizionit 24, transmeton Tetova1. “Jam i shqetësuar nga lajmi i Televizionit 24 për tentimin për përdhunim ndaj të punësuarës në komunë. Në tërësi demantoj të gjitha akuzat në atë lajm nga mediumi i përmendur. Them se nuk ekziston asnjë padi për tentim për përdhunim, pasi që diçka e tillë nuk ka ndodhur. Ky është vetëm një tentim për ta prishur imazhin tim personal dhe politik, por shpresoj se gjatë ditës së nesërme do të dalin shërbimet kompetente dhe kjo gjë do të…

Lexo më Shumë

Vajza 18 vjeçare e cila ishte kidnapuar nga familja e saj në një spital në Florida, më në fund është ribashkuar me prindërit e saj biologjikë, shkruan Metro. Kamiyah Mobley e kishte kaluar tërë jetën e saj nën emrin Alexis Manigo, dhe nuk kishte ide që gruaja që e kishte rritur nuk ishte nëna e saj e vërtetë. Ajo e kishte kuptuar të premten se ishte marrë nga prindërit e saj të vërtetë dhe ishte rritur nga dy prindër tjerë. Tani ajo më në fund i ka takuar prindërit e saj në Karolinën Jugore. Treshja kanë publikuar fotografinë e parë…

Lexo më Shumë

Ramush Haradinajn (49), mjekët ligjorë serbë në shtesën e hetimeve për krime lufte e ngarkojnë edhe për 13 viktima të tjera, në mesin e të cilëve ka edhe fëmijë. Edhe pse atë në Hagë e kanë gjykuar në periudhën e vitit 1998, shumica e dëshmitarëve, sipas vlerësimit të Gjykatës dhe Prokurorisë, kanë qenë të ftuar, por nuk kanë dëshmuar. Shumë dëshmitarë edhe janë vrarë. Ish-komandanti i UÇK për Dukagjin, i cili pasi është arrestuar është liruar dhe gjendet në Francë, në bazë të deklaratave të 30 dëshmitarëve të rinj, disa nga 13 viktimat personalisht i ka vrarë. Sipas urdhrit të…

Lexo më Shumë

Ish-ushtari i UCK-së, Xhem Llamallari- Baruti nga Shkupi kërkon që partitë shqiptare gjatë bisedave për qeverinë, të flasin edhe për miratimin e Ligjit të UÇK-së, njofton agjencia e lajmeve INA. Komandant Baruti madje ka paralajmëruar edhe protesta, nëse vazhdon anashkalimi i ushatërëve të lirisë. “Nëse parlamenti SMK, nuk e sjellë ligjin për UÇK-në, dhe pjestarëve të saj, dota keni të pamundur funksionimin e Qeverisë. Pregadituni për Demonstrata të fuçishme, greva dhe bllokim të rrugëve kryesore, nga ata djemë që e m’poshtën me luftë SMK dhe që e paralizuan politikishtë 2006-2008… Për çdo pasojë, ju dotë mbani përgjegjësi…” është shprehur ai.

Lexo më Shumë

Ndërmjetësimi qendrorë për të huaj dhe ndërmjetësimi profesional me seli në BONN ja jep ekspertit për infermieri Mevaip Bearit ngjyrën e gjelbërt për ndërmjetësim në të gjithë pjesën Nordrhein dhe së shpejti edhe në krejt territorin gjerman. Poashtu para disa muajsh portali Almakos informoi se edhe komuna e Esenit të Gjermanisë tani më zyrtarisht ka pranuar propozim kërkesën e ekspertit shqiptar të infermierisë, Mevaip Beari për pranimin e 100 infermierëve shqiptarë nga Maqedonia për punë në Gjermani.Duke pasur parasysh nevojën e infermierëve të rinj në këtë shtet, Mevaip Beari kishte paraqitur kërkesë deri të agjencioni për shkëmbim dhe ndërmjetësim të…

Lexo më Shumë

Javorja Fokus shkruan se ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe ai i transportit, Mile Janakievski do të arrestohen për shkak se nuk kanë mandat deputeti. “Gorde, Mile dhe Naçallniku duhet të qajnë nga dhimbjet sepse nuk janë deputetë dhe nuk kanë imunitet si Gruevski dhe Beti e Kulturës (Elizabeta Kançveska Milevska). Kjo sa i përket arrestit eventual sepse kamë dëgjuar se “shërbimet e huaja” spekulojnë që vetëm tre do ta shohin Shutkën. Dhe pasi që Gruevski aq shumë e respekton Vikiliksin lidhur me publikimet për Sorosin, burimi i njëjtë në vitin 2011 njoftoi…

Lexo më Shumë

Koalicioni mes LSDM-së dhe BDI-së është opsioni i vetëm i mundshëm për formimin e qeverisë së re, konsideron analisti Sasho Ordanovski. Sipas tij, kombinatorikat e tjera të koalicionit për BDI-në janë të parealizueshme, meqë në të ardhmen partia do të mund të përballej me një situatë në të cilën nuk do të mund të sigurojë asnjë mandat deputeti. “Unë nuk kam asnjë dilemë se ne jemi duke u përgatitur për një qeveri mes BDI-së dhe LSDM-së, kjo nuk do të formohet së shpejti, do të marrë edhe një javë. Bëhet fjalë për një teatër që doemos duhet të kalohet. Ky…

Lexo më Shumë

Projekti për modernizimin e Bit Pazarit i promovuar qysh në gjysmën e parë të muajit mars të vitit 2013 ka mbet vetëm një projekt në letër si shumica e projekteve të promovuara nga funksionarët e BDI-së, raporton SHENJA. Më 12 mars të vitit 2013, pak ditë para zgjedhjeve lokale të të njëjtit vit kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti shpalosi projektin  tre dimensional për modernizimin e Bit Pazarit, duke fituar kështu mandatin e tretë në këtë komunë. “Kemi marrë parasysh gjitha faktorët, gjitha elementet që ta ruajmë Bit Pazarin dhe të krijojmë kushte modern, kushte me standarde që do…

Lexo më Shumë

Me kapelë me shenjën e VMRO-DPMNE-së, me mauzer si të Vanço Mihajllovit dhe me karikator si Strasho Pinxhuri, është paraqitur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në ballinën e numrit të fundit të javores “Fokus”. “Lufta e fundit e Komandantit. Ali Komita do ta luftojë Soros Pashën”, është titulli dhe nëntitulli i tekstit, në të cilin kritikohet afërsia e kryetarit t BDI-së me VMRO-DPMNE-në edhe pse për këtë afërsi pagoi çmim të madh para elektoratit shqiptar.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE përmes një kumtese reagoi ndaj deklaratës së sotme të LSDM-së e cila kërkoi masa për zgjidhje të problemit me ndotjen e ajrit. Në reagimin, VMRO-DPMNE thekson se zgjidhja e problemit me cilësinë e ajrit kërkon zgjidhje gjithëpërfshirëse në të cilën partia veçmë po punon, e jo me propozime dhe projekte joreale. VMRO-DPMNE-ja vlerëson se LSDM-ja e manipulon opinionin dhe propozon masa për gazifikim, ndërsa nga ana tjetër Kumanova dhe Strumica janë një prej komunave më të ndotura në shtet. “Pikërisht  nga këto komuna mbërrijnë informata për numër të rritur  të qytetarëve të cilët ankohen për cilësinë e ajrit dhe…

Lexo më Shumë

Deputeti dhe njëherit nënkryetar i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi ka paralajmëruar skenarin e mundshëm dramatik të VMRO-BDI-së gjatë kësaj periudhe për formimin e qeverisë duke u shtirrur si patriotë para elektoratit të tyre. Mirëpo sipas tij një gjë është e sigurtë, Maqedonia po shkon në zgjedhje të reja, ndërsa BDI-ja po perëndon në historinë e turpit. “Drama më e re në Maqedoni do të luhet këto ditë mes mbrojtësve të maqedonizmës, të përfaqësuar nga VMRO-DPMNE-ja, e cila nuk do ta pranojë dygjuhësinë dhe kërkesat e Deklaratës së Përbashkët të Partive Shqiptare në Maqedoni, dhe mbrojtësve të shqiptarisë, të përfaqësuar nga…

Lexo më Shumë