Një snajperist britanik ka vrarë me një plumb tre terroristë të ISIS-it në Irak, në atë që po cilësohet si e shtënë “një, në një milion”. Ushtaraku i SAS (Shërbimi i forcave speciale të ajrit), qëlloi së pari dy persona, para se plumbi të përplasej në murë dhe ta vrise edhe të tretin, gjatë një misioni në nëntor në një fshat të largët verior në Irak. Një burim i Daily Star tha të dielën se të shtënat ndodhën gjatë një tubimi të fshehtë të ushtarëve të ISIS të zbuluar nga SAS, ndërsa forcat irakiane kishin avancuar drejt Mosulit. Njesia e…
Author: Adijat
Lista prej 157 kosovarëve që kërkoheshin nga Interpoli për vepra të ndryshme penale, qenka reduktuar në 22 persona shkrujane emdiat serbe- Ne fakt zyrtaret e Interpol-it me seli ne Lyon duke demantuar këto shifra kane pohuar për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” se “Interpoli në Lion nuk përpilon lista e as nuk kërkon ish-ushtare te UÇK-së, nëse kërkojmë ne i fusim ne listën publike..” Përveç liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, në këtë liste te Serbisë figuron edhe emri i ish-komandantit te UCPM;B-së Lirim Jakupi nga Bujanoci. Shifrat e lartpërmendura herë 157 apo 20 ish-pjesëtar te UÇK-së nuk janë të dhëna…
Edhe pse duhej që të nis sot, është anuluar gjykimi i ish presidentit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, gjykatësi Vladimir Pancevski, pas padisë private për mobing që kundër tij e ka ngritur ish drejtuesi i sektorit për resurse njerëzore të gjykatës, Goran Stamenkovski, transmeton Tetova1. Pancevski nuk u paraqit në Gjykatën Themelore Shkupi 2, edhe pse ashtu si theksoi avokati i paditësit ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt. “Edhe përskaj asaj që Pancevski kishte një ftesë të rregullt që të paraqitet në gjykatë, ai nuk erdhi, që paraqet injorim të gjykatës si institucion edhe ndaj nesh si koleg”,…
VMRO-DPMNE përmes një kumtese reagoi në paralajmërimin e LSDM-së për ndërtimin e një kampusi të studentëve në të cilën vlerëson se premtimet e tyre janë hipokrizi dhe nuk kanë kurrfarë kredibiliteti të flasin për avancimin e standardit të studentëve. “Premtimet për ndërtimin e konvikteve të reja të studentëve në disa qytete janë më shumë se hipokrizi. Pikërisht LSDM ashpër kundërshtonte në formimin e universiteteve të reja, në mesin e të cilëve edhe Universitetin “Goce Dellçev” për nevojat e të cilëve tani premtojnë kapacitete akomodimi për studentët”, theksohet në reagimin. VMRO-DPMNE thekson se në periudhën e kaluar janë realizuar projekte të…
Çmimet në pakicë të benzinave, dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri prej sonte do të ulen prej gjysëm deri një denar, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Sipas vendimit, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 66 denarë për një litër, e Eurodizelit do të jetë 52,5 denarë dhe i Ekstra vajit të lehtë 41 denarë. Te këto derivate zvogëlimi nga çmimet aktuale është për një denar, ndërsa çmimi i i Eurosuper BS-98 zvogëlohet për gjysëm denari dhe do të jetë 68,5 denarë për një litër. Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror ishte 54,2…
Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE përmes profilit të tij në Facebook iu është përgjigjur Rosen Plevneliev të cilit mandati i presidentit i ka skaduar dje, i cili në intervistën e tij të fundit theksoi se ai e ka ndryshuar politikën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë, e cila duhet futur në BE dhe kjo është kauzë edhe për Bullgarinë, por jo edhe maqedonizmi, transmeton Tetova1. “Lexuam deklarata të presidentit të deritanishëm të Bullgarisë fqinje i cili me krenari është lavdëruar para opinionit se nuk e ka vizituar Maqedoninë në mandatin e tij dhe në mes rreshtash tha se ka qenë shkaktari kryesor për…
Mandatarit Nikolla Gruevski i ka mbetur edhe kjo javë në dispozicion për formimin e Qeverisë së re. Megjithatë deri më tani opinioni nuk është informuar akoma qartë nëse se në çfarë drejtimi po zhvillohen negociatat për formimin e Qeverisë. Gjatë javës që lamë pas, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, takoi në zyrat e tyre, mandatarin Nikolla Gruevski dhe kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev, por edhe pas këtyre takimeve Ahmeti nuk ka thënë asgjë konkrete rreth formimit të Qeverisë. Ndërkohë nga VMRO-DPMNE, kanë deklaruar se takimin mes Gruevskit dhe Ahmetit e konsiderojnë si fillim i negociatave për formimin e Qeverisë së…
Soros është term për destruksion në nivel planetar. E tërë bora e pa fytyrën e vërtetë të së ashtuquajturës shoqëri e hapur të cilën e promovon Sorosi. Në pprotestat në Uashington u lënduan shtatë nëpunës policor, ndërsa 217 huliganë u arrestuan, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së. Siç theksojnë nga partia, “për Sorosin dhe mercenarët e tij nuk kanë rëndësi as sundimi i së drejtës, as demokracia, e aq më pak vullneti i popullit”. “Mercenarët janë mercenarë, edhe në Maqedoni, edhe në SHBA. Tërbimi nëpër rrugë, sulmet ndaj policisë, demolimi dhe djegia janë shenja e tyre mbrojtëse. Ashtu punojnë…
Në linjën telefonike 02/15 123 për këshillë mjekësore “Alo doktor” javën e fundit ” (nga data 16 deri më 22 janar) ka pasur 1.543 thirrje, kumtoi Shtëpia shëndetësore Shkup. Nga 15 shtatori i vitit 2014 kur filloi të punojë linja telefonike, deri tani ka pasur 134.982 thirrje. Linja është e qasshme çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së simptomeve të ndryshme të prishjes së shëndetit. Njëzet e pesë mjekë janë të qasshëm për këshillë mjekësore. Thirrjet janë nga qytetarët e të gjitha qyteteve të Maqedonisë. Thirrjet janë për spektrin…
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë (MPJ) përmes rrugës diplomatike kërkoi korrigjim urgjent të emërimit të Republikës së Maqedonisë nga ana e organeve shtetërore në Republikën e Maqedonisë. Reagimi vijoi pas paraqitjes së emërimit të Republikës së Maqedonisë me referencën dhe shkurtesën nga referenca e pikë-pagesave në Republikën e Serbisë. “Shfrytëzimi i referencës dhe shkurtesa nga referenca në vend të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë është në kundërshtim me marrëdhëniet e krijuara diplomatike midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë. Kjo parregullsi duhet menjëherë të korrigjohet. Besojmë se provokimi i tillë i cili i lëndon…
Gazetarja e gazetës Zëri nga Kosova ka goditur ashpër liderin e LSDM-së, Zoran Zevin. Ajo thotë se si mund Zoran Zaevi që mori shumë vota shqiptare dhe tani nuk i ndihet zani dhe nuk guxon me premtu dygjuhësinë. “Zaevi i mori qato vota te shqiptareve, e zani s’po i ndihet. Ma shume po investon ne nënvizimin e identitetit religjioz se sa ate kombëtar te shqiptareve. Ka marre vota pothuajse sa BDI e nuk po guxon me e premtu dygjuhësinë. Me Gruevskin e dimë qysh është puna. Ai i ka ne konsiderate interesat e maqedonaseve. Po ky? Ky qe i mashtroi…
“Do të ketë drejtësi dhe paqe kur kriminel si Zoran Zaevi do të japin përgjegjësi para gjykatësve dhe kur nuk do të ekzistojnë Katica të ndryshme dhe prokurori speciale për t’i shpëtuar”, thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së lidhur me seancën e djeshme të Komitetit ekzekutiv të partisë, ku është shqyrtuar dhe analizuar vendimi i PSP-së për tërheqjen e aktakuzës për lëndën “Puçi”. Në seancën e Komitetit, thuhet më tej në njoftim, është vlerësuar se bëhet fjalë për vendim të turpshëm të PSP, që është “presedencë” në praktikën e gjyqësorit. Komiteti Ekzekutiv i partisë në seancën e mbrëmshme, ka diskutuar…