Author: Adijat

Në Recicë të Tetovës është duke u zhvilluar mbledhja e kryesisë së BDI-së, ku po diskutohet koalicionimi i mundshëm me VMRO-në e Nikolla Gruevskit. Agjencia e lajmeve Ina mëson se Ahmeti është duke prezantuar marrëveshjen për qeverisjen e ardhshme me VMRO-DPMNE. Një pjesë e funskionarëve të partisë kanë shprehur mosbesim, duke theksuar se realizimi i platformës shqiptare do të jetë i vështirë me një politikanë sikur Gruevski. Sic mëson INA ata kanë shprehur shqetësimin se ky koalicion mund ti kushtoj partisë në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen gjatë këtij viti. Në anën tjetër, Ahmeti në bazë të statusit…

Lexo më Shumë

Kongresi i PDSH-së nuk do të mbahet para muajit mars. Alsat M mëson se Menduh Thaçi nuk do të garojë përsëri për postin e të parit të partisë. Sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Azem Sadiki nuk deshi te ndajë më shumë informacione rreth organizimit të kongresit dhe kandidatëve të mundshëm për kryetar të partisë. Sadiku shkurt njoftoi se deri tani të gjitha degët e partisë kanë mbajtur mbledhje ku kanë analizuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Si emra të mundshëm për të marr timonin e PDSH-së, përmenden ish deputeti Imer Aliu, nënkryetari i partisë Bardhyl Dauti dhe sekretari i…

Lexo më Shumë

“Derti” i BDI-së dhe Ali Ahmetit nuk duket të jetë aq i lehtë para se të vendoset që të pranojë një qeveri me Nikolla Gruevskin e VMRO-së, apo me Zoran Zaevin e LSDM-së. Poashtu sipas anëtarit të Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, Adnan Azizi, parimore për BDI-në gjatë negociatave për formimin e qeverisë nuk është jetësimi i “Platformës dhe Deklaratës së Përbashkët” të partive shqiptare, por si ta shpëtojnë veten më lehtë. Pra sipas Azizit një gjë është e sigurtë, BDI ndjehet e kërcënuar nga publikimi i kriminalitetit të tyre nga të dyja anët, si ngaVMRO-ja, ashtu edhe nga LSDM-ja.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari sot u takua me euro ambasadorin Samuel Zhbogar, transmeton Tetova1. Në takim janë prezantuar projekte për përmirësimin e mjedisit shoqëror. Temë e diskutimit njashtu ka qenë edhe situata aktuale politike në vend. Në pyetjen nëse më mirë VMRO-DPMNE të futet në koalicion me BDI-në ose të jetë kundërshtar, Dehari deklaroi se më mirë do të ishte që të jetë kundërshtar, pasi që kjo gjë do t`i motivonte të punoje më shumë. Sipas Zhbogar është shumë me rëndësi që të formohet një qeveri e cila do të merret me reformat prioritare, të cilat janë…

Lexo më Shumë

Deri sot, kur skadon afati për ripërtëritje të dokumentacionit për realizim të të drejtave nga sfera e mbrojtjes sociale në Qendrën për punë sociale Kumanovë, kërkesa kanë parashtruar 3.700 persona, nga gjithaejt 4,055 shfrytëzues nga rajoni i komujnave Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan i Epërm, informojnë sot kompetentët nga Qendra. Udhëheqësja e sektorit për kompensime në të holla nga Qendra për punë sociale Marina Mlladenovska deklaroi se ripërtëritja e dokumenteve po rrjedhë pa pengesa. “Shfrytëzuesit vijnë me letërnjoftim dhe japin deklaratë për pajtueshmëri për shfrytëzimin e të dhënave të nevojshme për realizimin e procedurës të cilat merren sipas pozitës zyrtare. Deri…

Lexo më Shumë

Sa skepticizëm aq edhe optimizëm mbi një koalicion të mundshëm të VMRO-BDI-së për formimin e qeverisë. Mirëpo nënkryetari i Lëvizjes BESA, dhe njëherit deputetë, Zeqirija Ibrahimi në një deklaratë eksluzive për portalin Almakos, vlerëson se tani më opinioni po bëhet gati që çifti VMRO-BDI t’ia ofrojë gjellën e radhës, gjithnjë duke shpresuar se shqiptarët përsëri do ta hanë një gatim të tillë. “Ne e kemi thënë edhe në të kaluarën se për neve koalicioni me VMRO-në e këtij lidershipi është e barabartë me një tradhti kombëtare. Prandaj parimi “fituesi me fituesin, në emër të të cilit BDI po e bën…

Lexo më Shumë

BDI gjendet para një vendimi të madh ose dite D shkruan analisti politik Qenan Aliu për portalin Tetova1. Ai ia bënë me dije BDI-së që të kanë kujdes se mund që të ngelen edhe pa shqiptarët edhe pa paratë. “Kujdes, mund të mbeteni edhe pa shqiptarët edhe pa paratë ! …Vendimi i juaj nuk do të kuptohet si apokaliptik për botën apo për shqiptarët. Kujtojeni Teutën që patë shkruar njëherë duke aluduar në – VMRO-Dpmne në fakt Nikolla Gruevskin ;- Ju mund të harxhoni Bdi-në por kurrë nuk mund të harxhoni shqiptarët-! Resurset kadrovike dhe anëtarët e organit të partisë…

Lexo më Shumë

Pesë aksidente me dëme të shkaktuara materiale kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Sipas evidentimit të SPB-së Shkup, dje policia e komunikacionit ka sanksionuar tre shoferë, të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, tre kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe se e lejuara, dy nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, 17 kanë vozitur pa patentë shoferi, përkatësisht të paregjistruar, si dhe 13 shoferë të cilët nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular. Janë zënë edhe 36 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme. Me…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumtoi se së bashku me Agjencinë për supervizion të sigurimit kapital financiar pensional dhe me Fondin për sigurim pensional dhe invalidor e përcjellë zbatimin e reformës pensionale dhe se analiza në fillim të implementimit në vitin 2007 ka vërtetuar se anëtarësimi vullnetar në shtyllën e dytë nuk është i volitshëm për disa persona të siguruar për shkak të moshës dhe stazhit të tyre. “Nga ana e MAPAS këto persona janë kontaktuar, me qëllim që t’u tregohet se anëtarësimi i tyre në shtyllë të dytë nuk është në interes të tyre dhe edhe një herë…

Lexo më Shumë

Ish shefi Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sllobodan Bogoevski, sot në Gjykatën Themelore Shkupi 2, duhet të përballet me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, ndërkaq më pas edhe me ish zëvendëskryeministrin, Musa Xhaferi, të cilët e padisin për shpifje, për shkak të dhënies së deklaratës së Bogoevskit përpara Gjykatës së Njujorkut për rastin “Magjar Telekom”, njofton Portalb.mk. Përndryshe, para tre muajve janë mbajtur dy seanca parapërgatitore në të cilat, Ali Ahmeti ka këruar 3 milionë denarë, ndërkaq Musa Xhaferi 2.5 milionë denarë si dëmshpërblim, për deklaratën, sipas së cilës ka thënë se funksionarët e tanishëm dhe të mëparshëm, në vitin…

Lexo më Shumë

“Bombat” në kanalin e LSDM-së në “Youtube” janë kthyer sërish sot pasdite. Nga kjo parti për agjencinë “Meta” kanë deklaruar se MOD Netëork ka qenë shfrytëzuesi që ka bllokuar edhe më herët “bombat” e LSDM-së, por ato ndërpreje nuk kanë zgjatur shumë. “KJo nuk është hera e parë që OMD të bllokojë videoincizimet tona, e kanë bë këtë edhe më herët por vetëm shkurtë”, ka thënë një burim jozyrtar në LSDM. Në kanalin e LSDM-së në Youtube dje u bllokuan 17 “bomba” të cilat tani janë rikthyer. Ato mund të bllokohen sërish vetëm nëse OMD ofron dëshmi të plota. Deri…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së nesërme në mbledhjen e kryesisë së BDI-së, lideri i saj Ali Ahmeti do të propozojë që të shkohet në koalicion me VMRO por për kryeministër të jetë ish ministri i jashtëm Nikolla Poposki, shkruan kështu Plusinfo ndërkohë që Nikolla Gruevski dhe askush tjetër nga VMRO që është nën hetime mos të jetë pjesë e qeverisë. “Me këtë po shuhet ngadal ëndërra e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit, bashkë me Artan Grubin, Bujar Osmanin e disa tjerë, që ta kthejnë Gruevskin në postin e kryeministrit”, thonë burime partiake për Gazetën Lajm. Ato shtojnë se nuk përjashtohet mundësia që…

Lexo më Shumë