Njëri ndër aktivistët qytetar, dhe zëri kritik i pushtetit, Bekim Berisha në rrjetin social facebook ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij është e pakuptimtë kërkesa e ish kryeministrit Nikolla Gruevski për zgjedhje të reja. Madje sipas tij tani është momenti kur partitë politike shqiptare duhet të tejkalojnë vetveten, kështu duke analizuar situatën dhe të shqyrtojnë mundësinë e koalicionimit me LSDM-në, shkruan Almakos. Në vazhdim mund ti shihni edhe kombinatorikat për krijimin e një shumice parlamentare, të cilat i parashesh Bekim Berisha: “Zgjedhje të parakohshme do të kërkonte vetëm ai shqiptarë i cili: 1- është në shërbim…
Author: Adijat
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nuk i është bindur sugjerimeve të ambasadorëve perëndimorë në Shkup që të mos bëjë koalixion me VMRO-DPMNE-në,njoftojnë burime diplomatike, transmeton Gazeta Lajm. Diplomatët në Shkup e kanë paralajmëruar kryetarin e BDI-së që të mos futet në avanturë të re me VMRO-DPMNE-në, sepse përveç legjitimitetit minimal me mandate deputetësh, ai koalicion nuk ka legjitimitetin real të votuesve, prandaj do të mund të shkaktonte destabilizim të vendit. Ky argument i diplomatëve perëndimor nuk ka bindur Ahmetin, i cili jo vetëm që nuk i ka dëgjuar, por ka vazhduar pa ndërpre negociatat me Gruevskin, me të cilin burimet…
Ish shefi i DBK-së, aktualisht kandidat i LSDM-së për deputet, mbrëmë në një intervistë televizive tha se rasti monstra është një inskenim i qeverisë për të nxehur mardhëniet ndëretnike. Bogoevski theksoi se kur ato të vijnë në pushtet me ligjin për amnesti, do të lirojnë nga burgu të arrestuarit për rastin “monstra” dhe do i sjlelin para drejtësisë fajtorët e vërtetë.
Mandati duhet që t’i dorëzohet LSDM-së, dhe nëse nuk arrin të krijojë shumicë parlametare atëherë duhet t’i dorëzohet edhe BDI-së. Në të kundërtën zgjedhjet e parakohëshme do ta humbin kuptimin, ka shkruar Lupço Georgievski në profilin e tij, transmeton Tetova1. Ditëve të fundit po trumpetohet kur kryetari i atëhershëm Kiro Glogorov dy herë me rradhë ja dha mandatin LSDM-së. Nuk e di pse heshtet shqmbulli drastik i shkeljes së kushtetutës më 1990 kur Kiro Gligorov nuk ja dha mandatin partisë fituese në zgjedhjet e atëhershme. Ai atëherë kërkoi katër kandidat për premier, gati dy muaj e bllokoi Maqedoninë dhe në…
Këngëtarja e re maqedonase, Tamara Angelovska ka interpretuar në versionin e saj këngën Suus të këngëetres së njohur shqiptare Rona Nishliu që prezantoi Shqipërinë në Eurovizion. Këngëtarja Tamara Angelovska e cila para disa muajve promovi këngën në gjuhën maqedonase “Nuk mundem pa ty” sot ka befasuar fansat e saj duke publikuar këngën “Suus” të Rona Nishliut. Kujtojmë që Rona Nishliu mbetet sukses më i madh shqiptar në Eurovizion, kur u radhit e pesta në finalen e Eurovizionit në vitin 2012-të në Baku të Azerbejxhanit. https://www.youtube.com/watch?v=lFPlURpy4GU
VMRO DPMNE porositi se “zgjidhje e arsyeshme” për tejkalimin e krizës janë zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare, edhe pse, edhe për formim të qeverisë edhe për shpalljen e zgjedhjeve të reja, nevojitet shumicë prej 61 deputetë, shkruan “Meta“. Në konferencën për shtyp Zoran Zaev tha se presidenti Gjorgje Ivanov tani duhet t’ia jep mandatin atij ndërsa BE kërkoi që Ivanov urgjentisht të konsultohet me të gjitha partitë dhe të përcaktojë lider që do të formonte qeveri. Që të jetë i mundshëm varianti i VMRO DPMNE-së, fillimisht në Kuvend i cili u konstituua më 30 dhjetor vitin e kaluar, patjetër…
Bëhen gati një muaj që në fshatin Sllatinë, komuna e Tearcës, nuk janë marrur mbeturinat nga kamionat e firmës “Eko-Flor” nga Tetova, njofton AlbPortali. Banorët e fshatit shprehën të shqetësuar nga ky mos interesim, ku mes tjerash thonë se pagesat mujore i paguajn në rregull por përsëri kamioni i mbeturinave nuk po i merr në kohë mbeturinat. Problemi i mbeturinave nuk është problem i vetëm në këtë fshat, ata me vetë inciativë kanë pastruar edhe borën nëpër rrugët e fshatit, ku sipas tyre Komuna as që ka pastruar rrugët e tyre. “Ka afër një muaj që kamioni nuk ka ardhur,…
Pas krizës së gjatë politike nuk jam i sigurt se koalicioni i zgjeruar është zgjidhje e mirë për Maqedoninë, kështu shprehet në një intervistë Deutsche Welle, eurodeputeti Knut Fleckenstein, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në pyetjen se a është kjo ndonjë dëshirë nga Brukseli për formimin e koalicionit të zgjeruar, Fleckenstein përgjigjet: ‘Asnjëherë nuk do të jepja këshillë se çfarë koalicioni duhet për tu formuar në shtetin tjetër. Në Gjermani vlerësoj se është e nevojshme në këto kohëra të vështira të formohet koalicion i zgjeruar. Mund edhe ajo të jetë shancë për Maqedoninë, por nuk jam i sigurtë se tani është koha…
Kushte minimale si, higjiena në vendet ku ushqehen, nevojtoret dhe deri te vendi i gjumit. Këto janë vetëm disa faktorë që ndikojnë në privimin e të të burgosurve për të qenë më të rehat në vendin ku ata vuajnë dënimin. Dhe jo vetëm kaq, nga ana e mediumeve u publikaun lajme se për një kohë të shkurtër, në burgun e Idrizovës vdiqën tre të burgosur si shkak i mos trajtimit të duhur. Telegrafi Maqedoni ka arritur të kontaktojë me disa të burgosur të Idrizovës dhe të Tetovës, të cilët kërkuan që të ruhet anonimiteti i tyre për shkak se u…
Kryeministri grek, Aleksis Cipras nga Beogradi i porositi politikanët maqedonas se nuk mund që të ketë zgjidhje për emrin dhe bashkëpunim të mirë midis dy vendeve nëse vazhdohet me tendencat irredentiste, transmeton Tetova1. “Ne në vitet e fundit kemi treguar durim, që meriton kujdes dhe duam që ta zgjidhim problemin, por vështirë është që tëvihet deri te zgjidhja nëse dikush insiston me qëndrime armiqësore dhe tregon tendenca nacionaliste të cilat nuk pajtohen me qëndrimet tona”, deklaroi Cipras, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në pres konferencën e përbashkët me kryeministrin serb, Aleksandar Vucic, nëse Serbia mund që të ndihmoje…
Prokuroria speciale rithekson se bashkëpunimi me Gjykatën themelore Shkupi 1 ende është shumë i vështirë. Nga PSP-ja bëjnë të ditur se me datë 20 janar deri te gjykatësi kujdestar në njësinë për krim të organituar në Gjykatën themelore Shkupi 1 kanë dorëtuar disa kërkesa dhe urdhëresa për kontrolle, por ende nuk ka përgjigje. „Kërkesat kanë të bëjnë me procedura të ndryshme parahetimore të cilat i zbaton PSP-ja. Në kuadër të kërkesave tona janë dorëzuar edhe biseda nga përgjimet e paligjshme nga edhe dalëin kompetencat e kësaj prokurorie„ thuhet në reagimin e PSP-së.
Sindikata e punëtorëve të kombinatit metalurgjik ”Jugohrom” e kanë filluar protestën e tyre të paralajmëruar për ditën e sotme, ku kërkojnë rifillimin me punë të këtij kombinati. Sindikata konsideron se ”Jugohrom” nuk është fajtor për ndotjen e ajrit në Pollog, ndërkaq kërkojnë zgjidhje edhe nga qeveria për këtë gjë. Protesta vjen pas ndalesës tremujore të punës së kombinatit nga ana e Inspektoriatit të mjedisit, që kërkon nga ”Jugohrom” vendosjen e filtrave. Megjithatë, kërkesa e sindikalistëve vështirë se do të plotësohet pasi që mbrëmë Inspektoriati ka vendosur që ta vazhdojë edhe për 90 ditë tjera ndalesën e punës së ”Jugohrom”. Nga…