Arben Taravari Rezultati i zgjedhjeve foli pastër për një popull të revoltuar, për një shoqëri e cila nga e përgjumur duket se po zgjohet nga themelet! Kështu vonesa e kësaj Qeverie është një shenjë, është shenjë se Ata kanë filluar të kenë frikë, të kenë frikë nga populli që duket se po lëviz, Sovrani po çohet!
Author: Adijat
Çfarë ndodhi me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti?! Si reteroi nga qëndrimi i tij për mosnjohje të presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov?! Këto ishin pyetjet të cilët u parashtruan sot nga qindra qytetarë e opinionistë në rrjetet sociale, pas takimit të Ahmetit me presidentin Ivanov. Kujtojmë se BDI në krye me Ali Ahmetin i bojkotuan zgjedhjet e fundit presidenciale me ç‘rast si president u zgjodh kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gjorgje Ivanov. Pas përzgjedhjes së Ivanov, Ahmeti thoshte se nuk e njeh si kryetar shteti Ivanovin meqë i njëjti është president i zgjedhur vetëm nga VMRO-DPMNE. Si pasojë e bojkotimit të zgjedhjeve…
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) ka konstatuar se televizioni i afërt me partinë në pushtet VMRO-DPMNE-në, “Sitel”, ka përhapur gjuhë të urrejtjes dhe ka nxitur diskriminim kundër shqiptarëve. Këtë konstatim, ASHMAA e ka konfirmuar nëpërmjet vëzhgimin të jashtëzakonshëm të cilën e ka bërë gjatë fushatës zgjedhore nga 2 deri më 5 dhjetor kur TV “Sitel” në ditarin e lajmeve të orës 19:00 dhe 23:00 ka publikuar një sërë kronikash dhe komentesh redaktuese në lidhje me temën e dygjuhësisë dhe “kantonizimit të Maqedonisë”. Në raport, ASHMAA, përfundon se TV “Sitel” gjatë kohës së fushatës zgjedhore ka përhapur gjuhë…
Jovan Ilievski e dha betimin si gjykatës pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Ilievski prej sot zyrtarisht do të kryesojë në institucionin gjyqësor evropian më prestigjioz, garantuesin e të drejtave të njeriut në Evropë – Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pasi e dha betimin solemn. Mandati i tij do të zgjasë nëntë vjet. Tani për tani në format e tanishëm të Gjykatës së Strasburgut, ai është anëtar i seksionit të parë të Gjykatës. Jovan Ilievski në funksionin e gjykatësit evropian për të drejtat e njeriut e trashëgoi gjykatësen e deritanishme Mirjana Lazarova-Trajkovska, e cila…
“E para është të evitohet Gruevski për të zbutur sadopak akuzat e opozitës shqiptare dhe për të amortizuar revoltën e shqiptarëve të cilët nuk duan koalicion me VMRO-në e aq më pak me Gruevskin, por të bëhet koalicion me një funksionarë tjetër të po kësaj partie që flitet se do të jetë Nikolla Popovski aktualisht ministër i jashtëm. Skenari i dytë janë zgjedhjet e reja parlamentare në të cilat VMRO dhe BDI bashkë shpresojnë që vetë ti organizojnë këto zgjedhje dhe me metodat e vjetra të rikthejnë shumicën absolute dhe pastaj të vazhdojnë koalicionin si më parë”, është shprehur ai…
Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup përmes një njoftimi me shkrim bëri të ditur se marrëveshja reciproke mes Maqedonisë dhe Turqisë për njohjen e diplomave të ciklit të lartë arsimor është shfuqizuar për shkak të mospërputhjes me kriteret e njohjes dhe barazvlerësimit sipas standardeve aktuale, transmeton Anadolu Agency (AA). “Marrëveshja për njohjen e certifikatave arsimore dhe diplomave të nivelit të lartë, universitar, pasuniversitar dhe të doktoratës që jepen në Republikën e Turqisë dhe Republikën e Maqedonisë, të nënshkruar mes shtetin tonë dhe Maqedonisë më 06.06.1998, është shfuqizuar në përputhshmëri me kërkesën e Këshillit të Arsimit të Lartë (YÖK) për…
Ka filluar takimi ndërmjet presidentit Gjorge Ivanov dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ky është takimi i tretë i presidentit me partitë politike. Pas këtij takimi, Ivanov pritet të takohet me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe atë të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.
Në lidhje me aktualitetin e fundit të skenës politike në Maqedoni se kujt duhet t’i ndahet mandati pasi që VMRO-DPMNE nuk arriti të formojë Qeveri, kryetari i VMRO-Popullore ka komentuar në profilin e tij në “Facebook”, i cili thotë se mandati i takon LSDM-së, pastaj BDI-së, në të kundërtën zgjedhjet do ta humbin kuptimin. “Këto ditë po përmendet vetëm shembulli kur kryetari Kiro Gligoro dy herë me radhë ia ka ndarë mandatin LSDM-së. Nuk e di pse heshtin edhe për shembujt më drastik të shkeljes së Kushtetutës nga viti 1990 kur Kiro Gligorov fare nuk i ka dhënë mandat partisë…
Politologu Bardhyl Mahmuti ka thënë se situata politike në Maqedoni për krijimin e qeverisë së re është e parashikueshme. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se dështimi i krijimit të koalicionit në mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së është një indikator i qartë se VMRO-DPMNE-ja nuk është e gatshme të heqë dorë nga diskriminimi i shqiptarëve. Por, sipas Mahmutit, BDI-ja nuk ka pranuar të bëhet pjesë e një qeverisjeje që nuk merr në konsideratë prioritetet e shqiptarëve në këtë shtet. “Situata aktuale në Maqedoni është e paparashikueshme, sepse kemi të bëjmë me forca ku politika dhe…
Nikolla Gruevski ka dështuar të bëjë qeverinë e re si mandatar i dekretuar nga Presidenti Gjorge Ivanov dhe për këtë tani e ka humbur mundësinë që të jetë kryeministër i Maqedonisë për katër vitet e ardhëshme. Emisioni satirik, ”Vcerashni vesti” që transmetohet në Televizionin Telma ka publikuar një bisedë tallëse për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski ku i flet Presidentit Donald Trump për një murr që do ta ndërtojë rreth Maqedonisë me të cilin do t’i pengojë emigrantët të futen në Maqedoni. Gruevski mundohet që t’i tregoj Trump-it për kualitetin e murrit i cili nuk do të jetë prej mermeri por me…
Njëri ndër aktivistët qytetar, dhe zëri kritik i pushtetit, Bekim Berisha në rrjetin social facebook ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij është e pakuptimtë kërkesa e ish kryeministrit Nikolla Gruevski për zgjedhje të reja. Madje sipas tij tani është momenti kur partitë politike shqiptare duhet të tejkalojnë vetveten, kështu duke analizuar situatën dhe të shqyrtojnë mundësinë e koalicionimit me LSDM-në, shkruan Almakos. Në vazhdim mund ti shihni edhe kombinatorikat për krijimin e një shumice parlamentare, të cilat i parashesh Bekim Berisha: “Zgjedhje të parakohshme do të kërkonte vetëm ai shqiptarë i cili: 1- është në shërbim…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nuk i është bindur sugjerimeve të ambasadorëve perëndimorë në Shkup që të mos bëjë koalixion me VMRO-DPMNE-në,njoftojnë burime diplomatike, transmeton Gazeta Lajm. Diplomatët në Shkup e kanë paralajmëruar kryetarin e BDI-së që të mos futet në avanturë të re me VMRO-DPMNE-në, sepse përveç legjitimitetit minimal me mandate deputetësh, ai koalicion nuk ka legjitimitetin real të votuesve, prandaj do të mund të shkaktonte destabilizim të vendit. Ky argument i diplomatëve perëndimor nuk ka bindur Ahmetin, i cili jo vetëm që nuk i ka dëgjuar, por ka vazhduar pa ndërpre negociatat me Gruevskin, me të cilin burimet…

