Bashkimi Evropian në tërësi e respekton sovranitetin e Republikës së Maqedonisë, përfshirë edhe respektimin e kufijve të shtetit të Maqedonisë. Këtë sot në emër të Brukselit zyrtar për MIA-n e transmetoi zëdhënësja e Komisionit evropian, Maja Kocijançiç, pas stuhisë në opinionin e Maqedonisë që e ngriti njeriu i parë i Nënkomitetit për Evropë në Kongresin amerikan, Dejna Rorbaher, duke deklaruar se “Maqedonia nuk është shtet dhe se duhet të ndahet ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë”. Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, ndërkaq duke potencuar se Eurokomisioni ka qëndrim që të mos reagojë ndaj komenteve të huaja, zëdhënësja Kocijançiç e transmetoi…
Author: Adijat
Dikujt i mungon në skenën politike ish lideri i PDSH dhe kështu lutet që të kthehet përsëri aty ku ishte, transmeton Tetova1. “Kam nje lutje z.Menduh Thaçi.Terhiqe doreheqjen dhe kthehu ne drejtimin e partise.Keto muaj kuptuam se jo qe shume politikane nuk dallojne, por jane poashtu te pasionuar pas drejtimit te partise.Z.Thaci terhiqe doreheqjen sepse shume politikane tjere humben ne zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe asnjeri nuk ofroi doreheqje.Nese per ta eshte akt moral te vazhdojne qendrimin ne udheheqjen e partise ,atehere eshte akt moral t\a besh edhe ty.Te akuzuam pse nuk braktisje partine pas zgjedhjeve por tani jemi te…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, bashkë me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të partisë, Nikolla Poposki dhe Nikolla Todorov, kanë kryer takim me ambasadoren e Francës në Shkup, Krisitjan Timonie, me kërkesë të ambasadores.. Ambasada franceze ka theksuar se atë që e do për Maqedoninë është që të ketë stabilitet me qëllim që punët të shkojnë përpara dhe shteti të del nga kriza politike. Nga ana tjetër VMRO-DPMNE theksoi se ata janë përpjekur që të formojnë Qeveri, megjithatë, sipas tyre, te BDI-ja janë paraqitur disa çështje të cilat kanë penguar që të bëhet koalicion. “E para është me korpusin që është…
Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, sot në mëngjes u takua me kryeministrin, Emil Dimitriev, me të cilin ka biseduar për situatën në vend pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor të vitit të kaluar, njofton Portalb. Detaje nga takimi, tani për tani nuk zbulohen, përveç që Han në profilin e tij në “Twitter” publikoi fotografi me përshkrim të shkurtër “E filluam ditën punuese në Shkup me bisedë me kryeministrit Dimitriev. Pastaj takim me ministrat në vend nga Ballkani Perëndimorë për përforcim të lidhjes energjetike”, shkruajti Han.
Punëtorëve në ndërtimtari, atyre që punojnë si rrobaqepës, apo të tjerë që veprimtarinë e tyre e zhvillojnë para kompjuterëve, nuk u paguhen orët shtesë të punës, shkruan gazeta KOHA. Me këtë situatë, sipas pohimeve të sindikatave, por edhe të vetë punëtorëve, thuhet se ballafaqohen pjesa dërmuese e krahut të punës në Maqedoni. Sektorët më të prekura në shoqëri që vuajnë nga kjo padrejtësi mendohet të jenë ndërtimtaria, tregtia, industria e tekstilit, por një situatë e ngjashme mund të vërehet edhe në veprimtaritë tjera të punës. Përpos sektorit privat, orët shtesë të punës i tejkalojnë edhe nëpunësit shtetëror dhe ato publik.…
VMRO-DPMNE sot akuzoi se SOROS dhe LSDM po udhëheqin fushatë kundër sektorit joqeveritar i cili lufton për desorosoizimin. “Fushata e cila sipas porosisë së tyre kundër sektorit të vërtetë joqeveritar e udhëheqin okupatorët dhe shkatërruesit e nismave qytetare edhe një herë doli në pah për shkak të pakujdesisë së organizatave joqeveritare sorosoide në shërbim të LSDM-së. LSDM dhe Soros paguajnë e-maile nga adresa e njëjtë, në të cilat me padi u kanosen të gjithë atyre të cilët do të guxojnë t’u kundërvihen mënyrave të tyre totalitare të praktikimit të kuazi qytetarisë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. Që atje theksojnë se…
Zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, sidomos në skenën politike shqiptare me mos nënshkrimin e platformës shqiptare dhe fshehjen e kësaj gjeje prej opinionit na lënë të dyshojmë në zbatimin e platformës shqiptare fillimisht nga subjektet politike shqiptare e pastaj edhe prej subjekteve politike maqedonase. Platforma e cila përafroi qëndrimet e subjekteve politike shqiptare, me përjashtim të PDSH-së, u arrit në koordinim të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe me ndihmën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaci. Duke e pasur parasysh faktin se platforma shqiptare nuk është nënshkruar nga asnjëri subjekt politik dhe kjo gjë po mbahet në fshehtësi, a lihet…
Lëvizja BESA me këmbëngulësi po e vazhdon paktin e bërë me popullin shqiptar të Maqedonisë dhe kjo po reflektohet edhe me personalitete që i bashkëngjiten për çdo ditë në Lëvizjes BESA. Përveç inkuadrimeve të të intelektualëve të shumtë, sot kemi nderin opinionin e gjerë ta njoftojmë se Lëvizjes BESA i bashkohet edhe njeriu i cili ndër të gjithë qytetarët e Gostivarit mbahet mend si njeriu i idealit, profesionist, akademik i theksuar dhe i para së gjithash njeri i ndershëm, Dr. Arafat Shabani. Zotëri Arafat Shabani është profesor në Universitetin e Evropës Juglindore dhe në disa universitete jashtë shtetit, hulumtues, këshilltarë,…
Të gjitha stacionet matëse të Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për kualitet të ajrit tregojnë ulje drastike të ndotjes së ajrit në disa ditët e fundit në krahasim me vikendin e kaluar, njofton Portalb.mk. Për shkak të erërave të përforcuara dhe reshjeve të shiut, sot në mëngjes stacionet matëse kanë treguar nivel të ulët të ndotjes, përveç stacionit matës të Lisiçes, e cila tregon nivel të mesëm të ndotjes së ajrit. Stacioni matës në Qendër sot ka treguar se ka 40 mikrogramë grimca PM10 në një metër kub, që është për 10 mikrogramë më pakë se kufiri i…
Kushtet për kreditim në tremujorin e katërt janë lehtësuar tek popullata, ndërsa kërkesa është rritur për kredi banesore dhe konsumatore, tregon anketa në të cilën morën pjesë 14 banka. Sipas përgjigjeve nga bankat, tek ndërmarrjet gjithashtu janë lehtësuar, por dyfish më e dobët nga anketa paraprake e bankierëve. Anketa tregon se ndërmarrjet kanë kërkuar më pak kredi në krahasim me pritjet, ndërsa kërkesa tek popullata është në kuadër të pritjeve. Për tremujorin e parë të vitit bankat presin të ruhet dinamika për lehtësim të kushteve për kredi, ndërsa kërkesa për kredi të rritet edhe tek ndërmarrjet edhe tek popullata.
Operacione të ngjashme sipas prokurorisë gjermane janë ndërmarr edhe në Britani. Prokuroria gjermane bën të ditur se sot janë ndërmarr disa aksione nëpër banesa dhe objekte tjera në Gjermaninë Perëndimore në kuadër të hetimeve për dy persona të dyshuar se përkrahin AL-Nusran, organizatë kjo e lidhur me Al-Kaidën në Siri. Operacione të ngjashme sipas prokurorisë gjermane janë ndërmarr edhe në Britani. “Besohet se dy të dyshuarit disa vjet kanë mbështetur grupin terrorist Al-Nusra”, thuhet në deklaratë, transmeton Reuters.
Me seancën e djeshme gjyqësore ka përfunduar dëgjimi i bisedave të përgjuara të akuzuarve për rastin “Lagja e Trimave”. Me përfundimin e tyre kanë marrë fund edhe seancat e mbyllura. “Gjatë këtyre seancave janë publikuar bisedat e politikanëve me Begun dhe Mirsadin ku u garantojnë se do të pranohen nga ekipet e OSBE-së në rast se dorëzohen. Këto biseda, ku zbulohet qartë se është bë tradhti, kanë shkaktuar emocione dhe revoltë tek pjesëtarët e Grupit të Kumanovës“, kanë thënë familjarë të pjesëtarëve të arrestuarve nga Grupi i Kumanovës, të cilët thonë se për këtë janë informuar nga mbrojtja, transmeton “Lajm”.…