Author: Adijat

Ligji për Përdorimin e Gjuhëve nuk ka qenë temë diskutimi gjatë takimit të deputetëve të pushtetit dhe opozitës me përfaqësuesit e Komisionit të Venedikut. “Jo, ky ligj nuk është diskutuar”, deklaroi Filip Dimitrov nga Komisioni i Venedikut. Në takimet e ndara të zhvilluara në Kuvend, pushteti dhe opozita kanë biseduar për dy ligje dhe atë për ligjin për këshillin gjyqësor por edhe për ligjin për gjykatat. Përfaqësuesi i Komisionit të Venedikut, Filip Dimitrov tha se është i kënaqur nga takimet me deputetët e pushtetit dhe opozitës dhe për mirëkuptimin që kanë shprehur të dyja palët. “Jemi të kënaqur me takimet…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportit të Ohrit “Shën Apostol Pali”, në gjashtë muajt e parë të vitit, janë transportuar 1.041.583 udhëtarë, që paraqet rritje vjetore prej 21 për qind, në krahasim me gjysmën e parë të vitit të kaluar, njoftoi sot TAV Maqedoni,koncesionar i aeroporteve në Shkup dhe në Ohër. Në periudhën e njëjtë, nga janari deri në qershor të këtij viti numri i fluturimeve në të dy aeroportet e Maqedonisë ka arritur 9.033, me rritje vjetore prej 16 për qind. “Përderisa aeroportet evropiane kanë rritje mesatare në numrin e udhëtarëve prej 6,1 për qind në vitin 2018,…

Lexo më Shumë

Qytetarët përsëri mund të paraqesin kërkesa për privatizimin e tokës ndërtimore në pronësi shtetërore në drejtorinë për çështje pronësore juridike. Me ndryshimet në Ligjin për privatizimin dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore shtetërore, e cila hyri në fuqi dje, qytetarëve u është dhënë përsëri kjo e drejtë. Pikërisht, që nga mbarimi i afatit të mëparshëm të 15 dhjetorit 2014, qytetarët nuk kanë qenë në gjendje të paraqesin kërkesë privatizimi. Dokumentet që duhet të bashkëngjiten me kërkesën janë: fotokopja e letërnjoftimit ose pasaportës, baza ligjore në bazë të së cilës është arritur e drejta për shfrytëzimin e tokës (ligj, tapi,…

Lexo më Shumë

Shoqata për hulumtime dhe zhvillim “Llupa e gjelbër” vlerëson se vendit i nevojiten reforma urgjente në gjyqësor dhe përgjegjësi për të gjithë gjykatësit të cilët kanë shkelur ligjet. Sipas shoqatës, perceptimi i qytetarëve për gjyqësinë është tejet i keq, andaj në debate publike priten propozime konkrete nga opinioni për përmirësimin e gjendjes aktuale. Madje kërkuan edhe ndihmë juridike nga ekspertë, për të ngritur padi penale kundër presidentit, Gjorge Ivanov, për amnistinë e dhënë dhe për të prevenuar dhënien e një amnistie të re. ““Llupa e Gjelbër” publikisht ka kërkuar ndihmë nga ekspertë për përpilimin e padisë penale kundër kryetarit, Gjorge…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike ka hapur procedurë hetimore për vrasjen e të riut, Nikolla Sazdovski. Jozyrtarisht mësohet se sot dhe nesër në prokurori do të merren në pyetje disa dëshmitarë kyç që kanë qenë të pranishëm në momentin e incidentit mes Sazdovskit dhe grupit tjetër, me ç’rast po vazhdon edhe grumbullimi i provave tjera materiale. Nga Prokuroria Publike informojnë se në bazë të dëshmive dhe rezultateve të autopsisë më pas do të klasifikohet vepra penale për këtë rast. “Është lëshuar urdhër për kryerjen e procedurës hetimore kundër tre personave për kryerjen e veprës penale “dhunë” nga neni 386, paragrafi 6, në…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE duhet të tregon përgjegjësi dhe të ndalon së bllokuari reformat, duke tentuar ta pengon përparimin e Maqedonisë drejt aëtarësimit në BE dhe NATO. Kodi zgjedhor dhe Ligji për financimin e partive politike më herët janë dakorduar dhe jemi të gatshëm menjëherë t’i mbështesim në Kuvend. VMRO-DPMNE t’i pranon tekstet e ligjeve, të cilat tashmë janë shkruar. Të gjithë duhet ta kenë të qartë se amnisti për krim nuk do të ketë. Presim që VMRO-DPMNE ta thërrasë Komisionin për zgjedhje dhe emërime që të zgjedhen anëtarët e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve. Sepse ky është parakusht për mbajtjen e referendumit për…

Lexo më Shumë

Edhe pse kaluan vite pasi kontracepsioni modern erdhi në botë, akoma ekzistojnë vajza dhe gra të cilat nuk kanë qasje tek ai, konstatoi përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Luiza Vinton në shënimin e sotëm të Ditës Botërore të popullsisë, kushtuar të Drejtës së Planifikimit të Familjes. Ajo theksoi se në botë rreth 225 milionë gra të cilat duan të mbrohen prej shtatzënisë nuk përdorin metoda të sigurta dhe efikase për planifikimin e familjes për arsye të ndryshme, duke filluar nga mungesa e qasjes së informacioneve dhe shërbimeve e deri te mungesa e mbështetjes nga partneri apo bashkësia. “Serviset për planifikimin…

Lexo më Shumë

Përfaqësues të Komisionit të Vendeikut sot kanë pasur takime të vecanta me deputetët e shumicës parlamentare në Kuvend si dhe me deputetët e opozitës. Kanë biseduar rreth vërrejtjeve për gjyqësorin dhe këshillin gjyqësor, por jo edhe për ligjin për gjuhët. Ashtu sic pritej. Për këtë temë, sic paralajmëruan, do të bisedojnë herën tjetër. “Jemi të kënaqur me takimet me partitë e shumicës parlamentare dhe me opozitën. Ekziston mirëkuptimi për nevojën e këtyre ligjeve dhe vlerësoj se hapat që janë ndërmarrë janë në drejtim të duhur. Ka çështje që duhet të saktësohen, por me rëndësi është edhe opozita edhe pushteti presin…

Lexo më Shumë

VRASJE MAKABRE. Asgjë më pak se kjo nuk duhet të jetë akuza me të cilën Prokuroria publike duhet të vazhdojnë ti akuzojë vrasësit pa shpirt, të cilët e kanë rrahur deri në vdekje të riun Nikolla Sazdovski, anëtarë të grupit të tifozëve Komitët”, shkruan në Facebook, gjenerali Stojançe Angellov, njofton Koha. “Drejtësia të shkoj deri në fund. Me çdo çmim. Por ky është obligim i institucioneve shtetërore. MPB i ka gjetur vrasësit, dy nga to janë në burg ndërsa po ndiqet i treti… Nëpër rrjetet sociale vlon. Vlon nga mërzia, dëshpërimi dhe urrejtja…Por, të mos harrojmë se urrejtja lind urrejtje…

Lexo më Shumë

Meritojmë vendim të pastër për fillimin e negociatave, por politika është art i mundësisë dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi, të japim përpjekje maksimale që të shkojmë përpara, theksoi shefi i Diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot në debatin, që u mbajt në kuadër të Samitit “BE – Ballkani Perëndimor” në Londër, me temë “Pas Berlinit: Çfarë sjellë dekada e ardhshme për Ballkanin Perëndimor?”. “Qytetarët e BE-së duhet ta kuptojnë se procesi i zgjerimit mund të na transformojë. Ne bëjmë gabime, por gjithashtu edhe i përmirësojmë gabimet. Procesi i inkuadrimit është mundësi për transformimin e shoqërive”, tha Dimitrov dhe…

Lexo më Shumë

Nga SPB-ja në Tetovë, njoftojnë se katër viktima, 21 të lënduar rëndë dhe 372 persona të lënduar lehtë, është bilansi gjashtë mujor i 397 aksidenteve në trafik, të cilat në këtë periudhë kanë ndodhur në rajonin më të gjerë të Tetovës. Në këto aksidente janë shkaktuar edhe dëmemateriale që llogariten rrethë 18 milion denarë. Gjithashtu njoftojnë se nga viktimat në këto aksidente, tre prej tyre janë bashkëudhëtarë, dhe një motoçiklist. Në mes personavetë lënduar rëndë, gjithashtu më të shumtë janëbashkëudhëtarët edhe atë 205 të lënduar, vozitës janë 114 të lënduar, ndërsa numri i këmbësorëve me lëndime të rënda trupore arinë…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, si përfaqësues i vetëm i Lëvizjes Besa në Qeverinë e Maqedonisë, në intervistë për Almakos premton reforma në veprimtarinë e kulturës, të cilat do të mundësojnë kulturë për të gjithë bashkësitë etnike dhe të ndërpresin diskriminimin kulturor të shqiptarëve. Ademi thotë se në të ardhemen i vetmi kriter për finansimin e projekteve të kulturës do të jetë cilësia e projektit, e jo emri i përpiluesit të tij. Ai ka folur edhe për shanset që gjuha shqipe të merret në mbrojtje me ligj, ashtu si mbrohet edhe gjuha maqedone. Sipas tij, gjendja në ministrinë e Kulturës…

Lexo më Shumë