Redaktori i Televizionit “Sitel”, Dragan Pavloviq – Llatas, sot e ka sulmuar verbalisht avkatin e Aco Kabranovit, pronar I portalit Libertas. Ngjarja ka ndodhur në seancën gjyqësore mes atyre dyve, në Gjykatën Themelore Shkup 2, transmeon Gazeta Lajm. Në një moment, a kurrfarë shkaku, Latas I është drejtuar avokatit të Kabranovit me fjalët “Sorospii”, “derra të fëlliqur” dhe fjalë tjera ofenduese dhe është nggitur nga masa. Për të evituar eskalimin e mëtejmë të incidentit, gjykatësi e ka thirrë sigurimin policor që ta qetësojë Lllatasin e nevrikosur, shkruan Plus Info. Megjithatë për personat e sulmuar verbalisht është e paqartë se se…
Author: Adijat
E ftuar në emisionin ‘’Tonight’’ në Ora News në debatin televiziv me temë ‘’Kriza e Maqedonisë dhe shqiptarët’’ diplomatja shumë e njohur, zonja Edith Harxhi, duke e analizuar skenën politike në Maqedoni u shpreh:Lëvizje BESA është një risi shumë e mirë në skenën politike shqiptare në Maqedoni, sepse shqiptarët e Maqedoni kishin nevojë të freskoheshin brenda tyre.’’ Kjo është edhe një dëshmi për rolin konstruktiv të Lëvizjes BESA dhe kontributin për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni. Në këtë emision i ftuar ishte edhe nënkryetari i Lëvizjes BESA, doktor Arben Labënishti.
Po na zemërohen kur vendi fqinj u mohon të drejtën e përdorimit të emrit, kurse bashkëqytetarëve ua mohojnë përdorimin e gjuhës së tyre, është mesazhi që ish detutetja nga rradhët e BDI-së ka dërguar përmes rrjetit social Facebook, transmeton Gazeta Express. Zemërohen kur një vend tjetër fqinj u kishte mohuar të drejtën si shtet amë të kujdeset për pjesëtarët e popullit të saj përtej kufijve, kurse protestojnë pse një shtet amë kujdeset për të drejtat e popullit të vet. Zemërohen kur kisha në një vend të tretë fqinj përzihet në çështjet autoqefale dhe të identitetit, kurse vet i detyrojnë predikuesit…
Disa gjëra janë të njohura, disa janë ende të panjohura, ndërsa ditëve në vijim do të zbulohen dhe disa gjëra në lidhje me “Platformën e Tiranës”. Çfarëdo që do ishte e dakorduar midis Gruevskit dhe Ahmetit, bisedimet dështuan dhe Gruevski nuk arriti të krijoj shumicë parlamentare. Çfarëdo që janë dakorduar Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti procesi nuk ka marrë fund dhe nuk është çështje për të cilën presidenti Ivanov është i autorizuar të ketë ndonjë qëndrim zyrtar dhe të vendos duke u bazuar në “Platformën e Tiranës”, vlerëson analisti poltik Branko Gerovski, transmeton Gazeta Express. “Presidenti sipas nenit 90 të…
“Pasi që rrashë në dashuri me një sykaltër, lidha kurrorë në moshën 17 vjeçare, dhe vazhdoj të jem bashkë me burrin tim si në aspektin formal po edhe faktik. Ndonëse që e re lidha kurrorë, sërish isha e bindur që kam potencialin e nevojshëm të jem njeriu i vetvetes, si në aspektin professional edhe jetësor. Poashtu, isha e vetëdijshme se me çfarë vështirësi do të ballafaqohem duke pasur parasysh rrethin ku jetonim. Prindërit e mi rrjedhin nga një familje punëtorësh, që domethënë se nuk kisha mbështetje financiare përveç asaj psiqike. Mirëpo si tash edhe atëherë isha e bindur se ndonjëherë…
Prokurorja Speciale, Fatime Fetai në një konferencë ka shpalosur diçka nga jeta e saj private. Ajo ka pranuar se është vajzë e Nafiut dhe Smiljanës. “Jam e lindur si fëmiju i tretë, në martesën e Smiljanës dhe burrit të saj. Fëmiju i parë ishte mashkull, nënkuptohet, e dyta është sigurisht që vajzë, dhe e treta unë. Në fshatin Negotinë të Gostivarit e kalova fëmijërinë, ku edhe kreva shkollën fillore që zgjati më shkurtë se tash, 8 vite. Ndërsa shkollën e mesme vazhdova në fshatin Bogovinë të Tetovës, ku edhe u “pjeka” dhe rrashë në dashuri me një sykaltër”, ka thënë…
#ClickPlus, sonte, e mërkurë, ora 21:30 drejtpërdrejtë në TV21! Shqyrtojmë një nga një pikat e platformës! – Çka ka kundër shtetit në “platformën shqiptare”?! – A është platforma shqiptare, shkas për protestat anti-shqipe? – Përse deklarata e partive shqiptare, po shihet si rrezik për Maqedoninë? – Ka apo jo hapësirë për rinegociim të kësaj deklarate? – Duhet të zmbrapsen apo jo partitë shqiptare nga kushtet e tyre? Sonte në #TV21 po i shqyrtojmë një nga një pikat e platformës, me mysafirët: Ismet Ramadani Azbi Nuredini Valon Bela Alajdin Demiri Shihemi sonte në #ClickPlus në ora 21h30! https://www.facebook.com/tv21hd/videos/968146393315565/
“8Marsi” një ditë kjo e cila festohet gjithandej nëpër botë si shenjë respekti për gjininë femërore. Në këtë datë dhurata më e preferuar për gjitha nënat, motrat, hallat, tezet dhe dashamirët e familjes padyshim se është lulja. Andaj jorastësisht lulishtet e Shkupit duken të stërmbushura me njerëz të cilët përzgjedhin lulet më të bukura për dhuratë. Mirëpo, ka edhe një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve shqiptarë, të cilët krenohen me vetëdijen e tyre se dita e “8 Marsit” paraqet një festë pagane, e cila është në kundërshtim me dispozitat fetare islame. Lidhur me këtë, portali Almakos, ka përzgjedhur një poezi…
Të premten në show emisionin “Zona e Lirë” që emitohet në TV Klan mysafir ishte 28 vjeçari Rufi Shabani nga fshati Llërc, rrethi i Tetovës, i cili së bashku më vëllaun e tij menaxhon 8 restorante në kryeqytetin e Rusis, Moskë, raporton portali “tetova1”. Ai para të pranishmëve në Tv KLAN prezantoi disa aftësi në bërjen e picave që mahniti drejtuesin e emisionit Arian çanin dhe mysafirët në studio. Rufi Shabani po ashtu ka marrë pjesë edhe në spektaklin “Russia Champion” në vitin 2013-2014-2015 si akrobat picash, ku ka marrë disa çmime. Në vazhdim kënaquni duke i shikuar aktet profesionale…
Presidenti Gjorge Ivanov ka ndërmend që në Agjencinë për Zbulim të emërojë një shqiptare, me qëllim që t’i përfitojë simpatitë e shqiptarëve, pas deklaratave lidhur me platformën e partive shqiptare dhe vendimit që të mos ja jep mandatin Zaevit, merr vesh Libertas. Sipas informacioneve të këtij portali, transmeton Gazeta Lajm, ushtrues detyre në postin e drejtorit do të emërohet ish deputetja Flora Kadriu ose Luljeta Qufliu, të dyja këshilltare në kabinetin e Ivanovit.
Shqiptarët muhaxhir të Sanxhakut të Nishit e që janë në Turqi, Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi, Serbi, Kosovë e shtete të tjera duan që të shkojnë në vizitë në 765 vendbanimet e tyre që tashmë kanë mbetur nën Serbi. Pos vizitës së shpejti do të mblidhen të gjitha dokumenatcionet dhe do të përgatitet dosja për ta dërguar Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë. Për 140 vite çështja e shqiptarëve të përndjekur e të debuar nga trojet e tyre të lashta të Sanxhakut të Nishit, e që këtë përndjekje e bënë forcat ushtarake dhe xhandarmëria e Serbisë në vitet 1877/78 ndaj…
Gazetari Dragan Antonio shkruan se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është duke e turbulluar ujin, ndërsa po akuzohet lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, transmeton Tetova1. “Maqedonia vend i im i çudirave. Partitë politike shqiptare asnjëherë nuk kanë qenë më të dobëta në skenën politike dhe asnjëherë nuk kanë pasur kërkesa më radikale. Ahmetit iu përgjysmua numri i deputetëve, i dolën edhe tre parti në bllokun politik shqiptar dhe ai ende po paraqitet si fitues dhe thotë se për krizën janë fajtor LSDM dhe VMRO-DPMNE. Theksoi se të tjerët janë fajtor, ndërsa ai po porositë platforma? Askush nuk po e…