“Pasi që rrashë në dashuri me një sykaltër, lidha kurrorë në moshën 17 vjeçare, dhe vazhdoj të jem bashkë me burrin tim si në aspektin formal po edhe faktik. Ndonëse që e re lidha kurrorë, sërish isha e bindur që kam potencialin e nevojshëm të jem njeriu i vetvetes, si në aspektin professional edhe jetësor. Poashtu, isha e vetëdijshme se me çfarë vështirësi do të ballafaqohem duke pasur parasysh rrethin ku jetonim. Prindërit e mi rrjedhin nga një familje punëtorësh, që domethënë se nuk kisha mbështetje financiare përveç asaj psiqike. Mirëpo si tash edhe atëherë isha e bindur se ndonjëherë do të lë gjurmë në shoqërinë ku jetojmë. Ndoshta janë dukur ambicie të larta, por njeriu që të paktën nuk ka ambicie nuk mund të realizohet në planin profesional”, deklaroi kështu prokurorja shqiptare, Fatime Fetai në një konferencë duke folur mbi pozitën e gruas në shoqëri.
Data 26.10.2026
Aktuale
- 17 vjeçari me moped goditet nga një veturë, përveç lëndimeve mori edhe kallëzim penal
- Në pranga 55 vjeçari, sulmoi me thikë dhe kërcënoi bashkëjetuesen
- I riu nga Gradeci rrëzohet me një mjet katërrotësh, përfundon me lëndime në spital
- Kërkesa për drejtësi: Letra e Arlinda Zekajt trondit Gjykatën e Pejës
- Edi Rama, nga artisti që u rrah për fjalën e lirë, te kryeministri që rreh për të mbajtur me çdo kusht kolltukun
- Në tre ditët e fundit janë regjistruar 2.720 shkelje të rregullave të trafikut në Maqedoni, ndalohen 67 persona
- AUV-ja konfiskoi dhe shkatërroi 470 kilogramë produkte mishi në një komorë të paregjistruar
- Vjedhje në Tetovë, zhduket një Range Rover me targa zvicerane


