Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim ambasadorin e Francës në vend, Christian Timonier. Nga PDSH thonë se, në takim është biseduar për krizën dhe zhvillimet e fundit në vend, si dhe ecurinë e reformave që Maqedonia duhet t’i përmbush drejt proceseve integruese. Kryetari Thaçi shprehu brengosjen për marrëdhëniet e brishta ndëretnike, situatën ekonomike, si dhe për ngecjen e proceseve integruese, duke vlerësuar se ndodhitë e fundit si dhe përfitimet e partive nga politika ditore kanë devijuar tërësisht rrugën e integrimeve euro-atlantike në NATO dhe BE, si dhe kanë acaruar marrëdhëniet…
Author: Adijat
Zëdhënësi i BDIsë, Bujar Osmani në emisionin “Fol Tash'” në TV Koha ka folur për krijimin e qeverisë së re të Maqedonisë duke thënë se BDI do të jetë në qeverinë e re me LSDMnë dhe Aleancën për shqiptarët. Osmani gjatë emisionit ka refuzuar ta quajë Lëvizjen Besa si parti shqiptare duke i quajtur të dyshimtë. Zëdhënësi i BDI-së ka thënë se partia e tij do të ketë qendrim më të fortë në qeverinë e re ku do të kërkojë zbatimin e Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare. Osmani gjithashtu në “Fol Tash” ka folur edhe për rastet e montuara…
Nën moton “Stop dhunës dhe stop urrejtjes”, anëtarët e rinj të LR-PDSHsë nga dega e Tetovës sot në sheshin e qytetit në Tetovë në mënyrë simbolike me lëshimin e 13 balonave të bardhë, 13 të kuq dhe 1 të zi përkujtuan në ngjarjet e pakëndshme të 27 prillit. Siç tha Ardonita Islamili nga dega e të rinjve të partisë, në atë ditë në mënyrë brutale janë sulmuar deputetët, ndërsa më brutalisht ishte sulmuar kryetari i LRPDSHsë dhe deputet Ziadin Sela. “Jemi mbledhur këtu për të kërkuar përgjegjësi dhe të apelojmë deri te organet kompetente në afat sa më…
Numërimi mbrapsht po vazhdon deri kur të bëhen 10 ditë që nga momenti kur kryetari Ivanov të vendosë për kërkesën e dorëzuar nga kryetari i ri I kuvendit Talat Xhaferi. Presidenti i vendit e tha fjalën e tij, se mandat nuk do të japë pa u përmbushur fjala për ruajtjen e karakterit unitar të vendit, shkruan Almakos. Pas një përiudhe të gjatë që Maqedonia po kalon në krizë politike, situata ka arritur në një pikë ku të gjithë presin të shumë përmendurin “MANDAT”. Ky i fundit do të hapë derën për formimin e një qeverie të qëndrueshme në vend. LSDM…
Dy javë pas ngjarjeve të dhunshme që ndodhën në Parlamentin e Maqedonisë, vetëm policë shqiptarë po punojnë në identifikimin e personave të involuar drejtpërdrejt në dhunën ndaj deputetëve. Operativët maqedonas të Ministrisë së Punëve të Brendshme po ngurrojnë të bashkëpunojnë në identifikimin e huliganëve, ndërsa nuk është formuar akoma një Grup pune që do të koordinonte të gjitha sektorët e policisë për zbardhjen e plotë të rastit. Gazeta KOHA merr vesh se, sabotimi i punës nga ana e të punësuarve maqedonas në polici ka bërë që zbardhja e rastit të vonohet kaq shumë, ndërsa punonjësit shqiptarë po mundohen me aq…
Kanë kaluar 63 ditë prej kur nuk ka asnjë informatë se ku gjendet biznesmeni, Sead Koçan, i dyshuar në rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për krim të rëndë prej 17 milionë eurove. Sipas informatave të PSP-së ai shtetin e ka lëshuar më 9 mars, gjegjësisht një ditë pas shqiptimit të masës për paraburgim, ndërkaq deri më sot nuk ka informata se është kthyer mbrapa, njofton Portalb.mk. Avokati i tij, Dodoevski, kishte delaruar se Koçan nuk është në arrati, por është në udhëtim zyrtar. Sipas tij, biznesmeni është larguar nga shteti përpara se të sillet vendim për paraburgim. Avokati…
CIVIL – Qendra për Liri e dënon ashpër shprehjen e urrejtjes dhe thirrjet për linçim dhe dhunën ekstreme politike që haptazi manifestohen rrugëve të Maqedonisë. “Transparentet në të cilat implikohen kërcënime për vdekje të Zoran Zaevit dhe Radmilla Shekerinskës, të cilat u paraqitën në protestat në organizim të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” më 8 maj, janë vetëm edhe një nga vargu i dëshmive për motivet, porositë dhe qëllimet e këtyre protestave. Ato porosi janë prezente që prej fillimit dhe janë në themelet e kësaj iniciative për të cilën dihet mirë se është e nisur, organizuar dhe e sponsoruar nga VMRO…
Një foshnje 1 vjeçe është gjetur pa jetë mbrëmë në shtëpinë e Z.T në fshatin Kleonec të Kërçovë. Sipas Makfax, rasti është paraqitur në polici rreth orës 20.45 nga ana e një mjeku. Policia më pas ka konstatuar se tek foshnja me inicialet N.T ka pasur lëndime në trup dhe i ka rrjedhur gjak nga veshët. Prindërit e foshnjes ka në me nevoja të veçanta.
Todor Petrov nga Kongresi Botëror Maqedonas ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese për kontestimin e zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit. Sipas ankesës, Xhaferi është kryeparlamentar jolegjitim, edhe pse vendimu shpallë zyrtarisht në Gazetën Zyrtare. Ankesa nënvizon se zgjedhja e tij ka qenë jokushtetuese dhe duke shkelur rregulloren e Kuvendit./ina
Mbrëmë rreth orës 21.00, në oborrin e Qendrës Klinike “Nëna Terezë” në Shkup është gjetur gruaja me lëndime të shkaktuara nga sulmet me thikë në pjesën e duarve dhe bërrylit dhe me vena të prera.Ndihma e shpejtë mjekësore e cila ka ardhur pas thirrjes së një qytetari ka konstatuar vdekjen e saj. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e ka vërtetuar rastin dhe gruan e ka identifikuar si J.S., mjeke e nefrologjisë dhe profesoreshë. MPB do të jep informata më të hollësishme gjatë ditës.
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në një deklaratë dhënë për median bullgare Dnevnik.bg ka deklaruar se BDI-ja është thellësisht e irrituar nga këndimi i himnit shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë nga deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi. Ky qëndrim është në përputhje të plotë me qëndrimin e VMRO-së për himnin dhe identitetin shqiptar, gjë që edhe një herë e dëshmon se BDI plotësisht dirigjohet nga VMRO-ja, madje shtohen dyshimet se edhe flamurin në zyrën e Talat Xhaferit e kanë vendosur për t’i ndihmuar VMRO-së për ta rritur nacionalizmin tek pala maqedonase.
Lëvizja BESA kërkon nga Prokuroria Publike që të reflektojë dhe të fillojë me hetimet profesionale të këtij rasti dhe të mos bie pre e ndikimeve nga partitë politike, të cilave u ka shërbyer deri më tani. Po ashtu e ftojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjegjësisht ministrin në detyrë, që të fillojë me sanksionimin e punonjësve të policisë, të cilët i ndihmuan bandat e huliganëve, qoftë në aspektin e logjistikës, qoftë edhe në bashkëpjesëmarrjen e tyre në aktet e terrorit të ushtruar ndaj të zgjedhurve të popullit dhe ndaj gazetarëve. Lëvizja BESA, respektivisht grupi parlamentar i saj, do të dorëzojë…