Lëvizja BESA kërkon nga Prokuroria Publike që të reflektojë dhe të fillojë me hetimet profesionale të këtij rasti dhe të mos bie pre e ndikimeve nga partitë politike, të cilave u ka shërbyer deri më tani. Po ashtu e ftojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjegjësisht ministrin në detyrë, që të fillojë me sanksionimin e punonjësve të policisë, të cilët i ndihmuan bandat e huliganëve, qoftë në aspektin e logjistikës, qoftë edhe në bashkëpjesëmarrjen e tyre në aktet e terrorit të ushtruar ndaj të zgjedhurve të popullit dhe ndaj gazetarëve. Lëvizja BESA, respektivisht grupi parlamentar i saj, do të dorëzojë edhe kërkesë deri te kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, tashmë i pranuar edhe ndërkombëtarisht, që në seancën e parë të formohet komision hetimor parlamentar, ku do të zbardhet gjithë e vërteta e 27 prillit dhe, mbi atë bazë, të ndërmerren masat e nevojshme për të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këtë rast.
Data 26.10.2026
Aktuale
- “Era e ndryshimit po vjen”/ Bushati, Spiropali dhe Veliaj mesazh të fortë Ramës: Protestat nuk janë fundi i botës, por fundi i një bote
- 352 votues nga Maqedonia e Veriut morën pjesë në zgjedhjet presidenciale në Bullgari
- (VIDEO) Qeveria mburret se shporta e tyre ka 358 denarë më pak në shtator
- Studentët raportojnë mbi 700 ankesa! Kërkojnë përmirësim të kushteve dhe transport falas
- Në 14 qendra në nivel republikan OKH “Merhamet” fillojnë me kurset falas të gjuhës turke
- Ukraina zgjat ligjin ushtarak deri në janar 2027
- Analiza/ Si e mposhtën studentët një autokrat
- (VIDEO) Nga e enjtja letërnjoftimet dhe patentat në telefon


