Author: Adijat

Protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO e ratifikoi edhe senati spanjoll, duke hequr kështu një pengesë të madhe drejt përmbushjes së dëshirës së hershme të shtetit të vogël mes Adriatikut dhe maleve. Pas 1 qershorit, hyn në fuqi edhe akti i ratifikimit në Holandë. Me të përfunduar kjo procedurë kombëtare, do të pasojë ftesa e sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg që Podgorica t’i bashkohet aleances veri-atlantike. Qeveria malazeze njoftoi me krenari se po përmbush në këtë mënyrë një prej objektivave prioritare të saj për zhvillimin e një shteti modern dhe demokratik. Procesi i ratifikimit të protokollit të…

Lexo më Shumë

I pari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot ka pasur një ditë të ngjeshur. Ai e filloi ditën me takimin me 16 përfaqesues të ambasadave të BE-së në Maqedoni. Menjëherë pas takimit Ambasadori i Holandës në Shkup, Wouter Plomp, ka dhënë mesazhin cdo gjë pritet të rrjedhë më mirë dhe cdo problem aktual të gjejë zgjidhje. Zhvillime positive, sipas tij, priten në javët e ardhshme. Nga i pari i ambasadës së Holandës në Shkup, takimi me kryetarin e sapo zgjedhur të Kuvendit u vlerësua si i sukseshëm. Më pas folësi i ri i Kuvendit mbajti një takim me mediat në kabinetin…

Lexo më Shumë

Është e patjetërsueshme që menjëherë të zhbllokohen proceset demokratike në Maqedoni dhe Gjorge Ivnaov menjëherë t’ia ndajë mandatin për formimin e Qeverisë kryetarit Zoran Zaev”, thonë nga LSDM në kumtesën e rregullt mëngjesore, njofton Alamkos.com Por prej atje thonë se bllokada do të kulminojë të hënën “Bllokada e tillë do të kulminojë të hnën kur do të skadojë mandati i krerëve dhe këshillave të komunave. Të punësuarit në komuna, mësuesit, do të ngelin pa rroga dhe kompensime. Qytetarët nuk do të mund t’i fitojnë shërbimet e nevojshme nga komunat. Në atë mënyrë, edhe më shumë do të komplikohet situata në të…

Lexo më Shumë

“Dy deputetë nga VMRO-DPMNE kanë marrë pjesë në largimin e siguresave prej çelikut të dyerve të Kuvendit, ndërkaq katër të tjerë, kanë dhënë udhërrëfyes të drejtpërdrejta se si të shkohet deri te pres-salla ku kanë qenë deputetët e shumicës parlamentare. Këtë e flas në bazë të dëshmive të cilat shihen, dhe nuk e di se si ata kolegë deputetë do të mund të na shohin në sy”. Këtë sot e tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili ishte i ftuar në Prokurorinë Themelore për të dëshmuar për dhunën në Kuvend që ndodhi më 27 prill. “Sot jam në Prokurori…

Lexo më Shumë

11.05.2017, Shkup Siç duket gazetarët e Maqedonisë qëmoti jetojnë me hëmendësinë se vallë duhet thënë të vërtetën, apo duhet heshtur atë, sa për ta ruajtur rehatin vetjake? Dhe mbase kjo hamendje me të cilën jeton gazetari i sotëm në Maqedoni, ka krijuar edhe më shumë kategori gazetarësh, edhe atë jo për nga sferat që mbulojnë, por për nga kërcënimet që marrin. Sa u përket kërcënimeve, ka gazetarë të kërcënuar fizikisht, ka nga ata ndaj të cilëve janë ngritur padi, ka të rrahur dhe shumë nga ata që në mënyra direkte apo indirekte, kanë qenë viktimë e censurës. Dhe sot, mbase…

Lexo më Shumë

11.05.2017 Maqedonia vazhdon maratonën e saj për të arritur dritën në fund të tunelit. Nga njëra korsi janë pretendentët për formimin e një qeverie të qëndrueshme. E nga ana tjetër, VMRO-DPMNE e cila ka shprehur haptazi qëndrimet e saj kundër formimit të kësaj qeverie, duke kërkuar sërish zgjedhje. Kjo mos gjetje e gjuhës së përbashkët tashmë gjatë kohë e futi Maqedoninë në një labirint politik, apo edhe ta krijon përshtypjen se ajo ende nuk e ka gjetur hyrjen e tunelit, e lë më daljen tij. Kështu që vendi ishte dhe mbeti pre e skenarëve të shumtë destabilizues shkruan Almakos. Megjithatë,…

Lexo më Shumë

VMRO­-DPMNE sot vlerësoi se intervista e fundit e prokurores speciale, Katica Janeva është e njëjtë me cilën do konferencë për shtyp të LSDM­së sepse PSP funksion si organizatë komunale e LSDM­së. “Qëndrimet e saj nuk ngjajnë me qëndrimet e një juristi, një prokurori publik i cili duhet të punojë profesionalisht, paanshëm dhe në bazë të dëshmive, por ngjajnë me qëndrimet e thëna nga zëdhënësi i kriminelit Zoran Zaev”, theksoi Nevenka Stamenkovska në konferencë për shtyp. Sipas VMRO­-DPMNE-­së, të gjitha lëndët të cilat deri më tani i ka ngritur PSP janë politikisht të porositura pas asnjë dëshmi në to. Ajo shtoi…

Lexo më Shumë

Me takimin sot me bizneset e Tetovës, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore e përmbylli Karvanin e saj të gjashtë me rradhë, gjatë të cilit në periudhën Prill – Maj 2017 vizitoi bizneset në qytetet e ndryshme të Maqedonisë. Këtë vit, siç thuhet në kumtesë, karvani i Odës nisi në qytetin e Gostivarit dhe diskutuan për sfidat e shumta që paraqiten gjatë zhvillimit të një biznesi, duke shtuar se ambienti afarist në Maqedoni nuk krijon kushte të mira për biznes, dhe të gjitha pengesat që hasin bizneset, duke mos u shqyrtuar në kohë nga autoritetet kompetente dhe frekuentimi i shpeshtë i…

Lexo më Shumë

­ Në muajin mars janë dhënë 384 leje për ndërtim që është për 95,9 për qind në shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, bëri të ditur Enti Shtetëror për Statistikë. Sipas lejeve të dhëna, vlera e parashikuar e objekteve arrin 6.995.016 mijë denarë që është për 139,1 për qind më shumë në krahasim me marsin e vitit të kaluar. N ga numri i përgjithshëm i lejeve për ndërtim, 232 dedikohen për objekte nga ndërtimet e larta, 63 për objekte nga ndërtimet e ulëta dhe 89 për objekte për rikonstruktim. Për 245 objekte si investitorë paraqiten…

Lexo më Shumë

­ Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos dje u përgjigj në disa akuza nga ana e deputetëve të Demokracisë së Re opozitare, të cilët në letër deri te ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias theksuan se Kamenos “me cektësi shumë të madhe sillet ndaj shumë çështjeve serioze” lidhur me politikën greke ndaj Maqedonisë. Siç njoftuan mediat greke, Kamenos në një intervistë për radion “Real FM” duke u përgjigjur në akuzat e deputetëve të Demokracisë së Re, Kumucakos dhe Georgiadis për “deklaratat e pakuptimta” për Shkupin dhe krijimin e “harkut krishter (gjysmëhënës)” të Ballkanit si përgjigje e fundamentalizmit islamik”, ka…

Lexo më Shumë

Prokurorja e PSP-së Katica Janeva, gjatë një interviste për “Deutsche Welle”, ka thënë se kreu i VMRO-së Nikolla Gruevski, do të përgjigjet deri në fund për akuzat e ngritura ndaj tij. Sipas saj, ajo është e sigurt se PSP-ja do të fitojë dhe një mundësi që të çojë deri në fund punën e saj. Ajo vlerëson se në dhjetë vitet e fundit në Maqedoni janë ndrydhur vlerat morale, dhe se qeverisja e VMRO-së është rezultat i veprimeve kriminale dhe shantazheve./Almakos.com

Lexo më Shumë

Kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili u zgjodh në një situatë kaotike nga shumica parlamentare më 27 prill, në një intervistë për Anadolu Agency (AA) njofton se afati dhjetë ditor ka filluar nga dita e djeshme, ndërsa nuk përjashton mundësinë që presidenti Ivanov të refuzojë mandatimin e liderit të LSDM-së. Ai thekson se mos dhënia e mandatit nga presidenti, sipas rregullores dhe kushtetutës nuk është pengesë për shumicën parlamentare që të vazhdojë me seancën për zgjedhje të qeverisë. “Për praktikën parlamentare nuk do të ishte mirë që kreu i shtetit të mos përmbushë obligimin e tij për shkak se…

Lexo më Shumë