Në tremujorin e parë të vitit 2017, Maqedonia numëron 952,633 popullsi aktive, prej së cilës 743,043 janë të punësuar, ndërsa 218,601 janë të papunë, njoftoi Enti Shtetëror për Statistika. Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 56,7%, shkalla e punësimit është 43,7%. ndërsa shkalla e papunësisë është 22,9%./Almakos/
Author: Adijat
Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë kanë filluar sot të kërkojë edhe dëshmitë e gazetarëve që përjetuan nga afër ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Para prokurorisë sot është ftuar të dëshmojë korrespondenti i RTK-së ,Besnik Iseni. Ai gjatë ditës së sotme ka prezentuar dëshmitë e tij lidhur me brutalitetin dhe dhunën fizike të ushtruar në Kuvend nga huliganët maqedonas ndaj disa politikanëve dhe përfaqësuesve të medias. Iseni ka theksuar para prokurorisë se ngjarjet e përgjakshme në Kuvend ishin tentim për likuidim fizik të politikanëve të caktuar dhe sulm ndaj gazetarëve gjatë kryerjes së detyrës së tyre…
Rritja ekonomike e Maqedonië në tremujorin e parë të këtij viti ishte 0 %. Nga ekspertët ekonomik kjo shihet si shenjë së duhet të nxitet aktiviteti investues dhe atë sa më shpejt. Megjithatë, Ministri i ri i ekonomisë, Dragan Tevdovski, u shpreh optimist. Ai tha se nga qershori punët po shkojnë në drejtimin e duhur dhe do të vazhdojnë edhe më mirë. “Nëse zbatohen reformat e mirëfillta , atëherë edhe vendi do të shkojë në drejtimin e duhur. Këtë gjë, e lehtëson edhe më shumë mbështetja e Unionit Europian”-tha misnitri Dragan Tevdovski. Ndërsa,sipas profesorit universitar Marijan Petreski, fillimisht duhet të…
Suzana Stojanovskën dhe djalin e saj Nokollën i takon pothujase në të gjitha aktivitetet ku kërkohen të drejtat e fëmijëve më aftësi të kufizuara, me nevoja të veçanta ose të hendikepuar. Në shoqëri të njëri –tjetrit, kapur për dore, ata erdhën edhe sot në konferencën për media të thirrur nga iniciativa qytetare “5 në 12”. Nëna e trembëdhjetë vjecarit tha se vështirësit me të cilat përballet ajo, nuk njohin dallime feje apo nacionaliteti. Pikërisht lidhur me këtë, ajo tha se do të ishte shumë më mirë që në këto aktivitete të merrnin pjesë edhe prindërit shqiptarë që kanë fëmijë me…
Një shitës mund të mashtrojë menjëherë një blerës. Këto janë opinionet e blerësve në tregun tonë. Disat thonë se mashtrohen për shkak të çmimeve të lira, të vendosura mbi një produkt, ose mbi produktet 2 që shiten bashkë, por i bie që njëri produkt të paguhet me çmimin normal, e tjetri 80 përqind të shumës së atij produkti, që blehet veç. Por, këtu blerësit thonë se nëse bëhet fjalë për 2 produkte me lëngje ata nuk janë nga 1 kg, por 900 gram ose më pak dhe ky është mashtrimi. Ndodh që 1 podukt të ketë çmimin më të lirë…
Shkup, 9 qershor- Do të hiqet Programi i Kembrixhi ka thënë Ministrja e Arsimit, Renata Deskoska në një ngjarje që është mbajtur ditëve të fundit. Edhe Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar në Maqedoni thotë se kjo kërkesë për ndalimin e këtij programi është kërkuara shumë më herët se sa të vjen në krye ministri i ri. Drejtori i Shkollës “Penko” thotë që Programet që vijnë nga shtet e jashtme janë eksperiment, sidomos për mësimdhënësit dhe nxënësit. Edhe kryeminstri Zoran Zaev ndan shqetësimin e njejtë me përgjegjësit e instituconeve të arsimit dhe me mësimdhënësit. Sipas kreut të ministrisë së arsimit, bëhet fjalë…
Ministresha për Punë dhe Politika Sociale, Mila Carovska, ka realizuar takim pune me përfaqësues të dhjetë shoqatave qytetare që punojnë në sferën e përparimit të të drejtave për personat me nevoja të veçanta, njofton Telegrafi. Carovska ofroi mbështetjen e Ministrisë që ajo drejton pë shoqatat qytetare dhe organizatave tjera të personave me nevoja të veçanta. Siç njoftojnë nga Ministria në fjalë, në takim është theksuar nevoja e qasjes shumëresore për gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme për përmirësimin e të drejtave të njeriut, qasja dhe përfshirja e personave me nevoja të veçanta, zhvillimi i një mbrojte efikase juridike, si edhe vetëdijësimi…
Këshilli inicues për përfaqësim të drejtë të gruas në bashkëpunim me Shoqatën Forumi i Gruas Tetovë, ftojnë të gjitha gratë nga qytetet e Maqedonisë, të cilat ndjehen të shkelura dhe të papërfaqësuara të marrin pjesë në debatin “Gruaja në pozita udhëheqëse dhe përfaqësimi i denjë i gruas në shoqëri”, debat ky që do t’i japë të drejtë fjale çdo gruaje, orientim, hapat e ardhshëm dhe të dëgjohet edhe zëri i gruas së zgjuar në Maqedoni. Debati do të mbahet ditën e Hënë, në orën 14:00 te Pallati i Kulturës Tetovë!
Aleanca veriatlantike e NATO-s kumton se dyert e saj janë të hapura për Maqedoninë, por pasi që të zgjidhet konteksi i emrit me shtetin anëtarë Greqinë, e më pastaj mund të vijë ftesa. Një zyrtar i aleancës ka deklaruar për agjencinë e lajmeve AIM se Stoltenberg nuk do ta vizitojë Shkupin, duke shtuar se do t’i mbështetin tentimet e Maqedonisë për reforma urgjente, që sipas tij, vendin do ta bëjnë më stabil dhe më demokratik.
Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, u ftua në Prokurorinë Speciale në lidhje me hetimet që zhvillohen ndaj tij. Ai deklaroi para mediave se kjo prokurori ka urdhër që të përndjekë VMRO-DPMNE-në dhe se është kundër funksionarëve të kësaj partie. Janakiseki sqaroi se në PSP është ftuar pasi që ka nënshkruar një marrëveshje e cila është lëndë hetimi. Sipas tij, thirrja në PSP nuk është e rastit për ditën e sotme, pasi që sot në pah kanë dalur edhe disa reformatorë të VMRO-DPMNE-së
Frosina Remenski së bashku me bashkëshortin e saj ishin të ftuar në PSP për të dhënë dëshminë si palë e dëmtuar në rastin e përgjimit të paligjshëm “Target”. njohton Almakos. Remenski deklaroi se telefoni i saj dhe i bashkëshortit të saj kanë qenë të përgjuar për një peridhë 3 vjeçare. Sot PSP-në e kanë vizituar edhe ish Kryeministri teknik Emil Dimitriev, Deputetja Daniela Rangelova dhe ish Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski. Këta ishin të ftuar për të dhënë dëshmitë e tyre për rastin “Talir”, rast ky në të cilin këto persona janë të dyshuar. Almakos.com
Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) ka publikuar të dhënat për popullsinë aktive të Maqedonisë në tremujorin e parë të vitit 2017. Sipas këtyre të dhënave, numri i popullsisë aktive në Maqedoni është 952.644 persona, nga të cilët 734.043 janë të punësuar, kurse 218.601 janë të papunësuar. Pra, 56.7% e popullsisë është aktive.