Benzinat do të lirohen për 2 denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit ulet për 1.5 denarë. Kështu ka vendosur sot Këshilli Rregullator për Energjetik, përcjell Almakos. Sipas vendimit, nga mesnata një litër EUROSUPER BS 95 do të shitet për 60.5 denarë ndërsa EUROSUPER BS 98 do të shitet për denarë. Cmimi i ri i një litër dizel tani do të kushtoj 46.5 denarë. Për 1.5 denarë lirohen edhe çmimi i vajit ekstra i lehtë për amvisëri, dhe tani do të kushtoj 35 denarë për litër. Këto çmime do të vlejnë në dy javët e ardhshme./Almakos/
Author: Adijat
Vera është periudha kur shumica e njerëzve vendosin të udhëtojnë jashtë kufijve shtetëror më së shumti me veturë. Nëse edhe ju jeni njëri nga ata që keni vendosur të udhëtoni me veturën tuaj duhet ta keni parasysh se pa dokumente të caktuara nuk mund ta kaloni shtetin. Për udhëtim me veturë jashtë shtetit janë të nevojshme këto dokumente ndërkombëtare: Karton i gjelbër Autorizim për menaxhim me veturë të dikujt tjetër Leje ndërkombëtare për vozitje Sigurim të udhëtimit Megjithatë, për diçka mos të harroni, ju rikujtojmë cilat dokumente janë të nevojshme: Dokumentet e nevojshme për lejen ndërkombëtare të vozitjes: 2 fotografi…
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, u takuan me Ambasadoren e Kroacisë në Maqedoni, Danijela Barishiç. Në këtë takim është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas formimit të Qeverisë dhe funksionimi i punës së Parlamentit, si dhe për ndërtmin e bashkëpunimeve me parti të përfarëta programore në Kroaci. Kasami e njoftoi znj. Barishiç për rolin e Lëvizjes BESA duke e bërë punën si një opozitë konstruktive. Palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Një aksident ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën Kumanovë – Tabanoc, kur një makinë e tipit “Mercedes –Benz” ka hyrë nën rrugë, pasi që i ka dalur përpara një qen. Drejtuesi i makinës pasi që ka hasur makinën ka evituar përplasjen me të, ka lëvizur në drejtim tjetër, duke humbur drejtimin, shkruan INA. Makina është përplasur nën rrugë, duke u lënduar dy veta.Në terren janë gjetur edhe ekipet e Kryqit të Kuq, përcjell /Almakos.com/ https://www.youtube.com/watch?v=qA3c9MdWNXc
Në vitin 2012, Banka Evropiane e Investimeve (BEI) ka siguruar 100 milionë hua për Maqedoninë për mbështetje të zhvillimit, përmirësimit të qasjes në financa për ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Sipas korrespondentit të AIM-së nga Luksemburgu, kjo është pohuar nga vetë banka e BE-së dhe këto para janë pjesë e buxhetit prej 6 miliardë euro të ndara për Ballkanin Perëndimor. BEI deklaron se me këto mjete BE-ja ka kontribuar në hapjen e 16.5 mijë vendeve të punës. Janë siguruar financime të 44 ndërmarjeve të vogla ose të mesme dhe katër ndërmarje mesatare të mëdhaja.
Inspektoriati Shtetëror për Arsim në Shkup ka vërtetuar një varg parregullsishë dhe paligjshmërishë në punën e rektorit të Universitetit ”Kirili dhe Metodi” në Shkup, në lidhje me zgjedhjen e një dekani në këtë universitet. Shumica e anëtarëve të Këshillit arsimor-shkencor të Fakultetit të stomatologjisë kanë kërkuar nga inspektoriati që të rishikohet Vendimi i rektorit Nikolla Jankullovski për emërimin e ushtruesit të detyrës dekan i fakultetit, pasi që qysh në dhjetor, anëtarët e kanë emëruar Qiro Ivanovskin për dekan në këtë fakultet, shkruan Telegrafi. Kështu, Inspektoriati ka konkluduar se rektori nuk është deklaruar për dekanin Ivanovski dhe në kundërshtim me Ligjin…
Sot në kabinetin tim prita drejtorin e Teatrit Shqipëtar, z. Adem Karaga me të cilin biseduam rreth përfundimit të projektit të objektit të Teatrit Shqiptar në Shkup. Diskutuam rreth financimit të projektit respektivisht mjeteve financiare për projektin, me çka e sigurova drejtorin Karaga që do të bëjmë përpjekje maksimale që ky projekt të realizohet në afat sa më të shkurt, pasi është projekt jetik dhe qenësor për Kulturën Shqiptare. Këtu kemi para sysh edhe faktin që aktorët e Teatrit Shqiptar aktualisht ballafaqohen me problem të shumta si pasojë e mungesë së objektit, prandaj, kjo na obligon që të angazhohemi maksimalisht…
Enti Shtetëror për Statistika në Maqedoni ka publikuar indeksin e shpërnguljeve të qytetarëve të vendit ku janë publikuar informacioneve për shpërngulje nga vendbanimet e tyre dhe shpërngulja në një vend tjetër (fshat-qytet) dhe shpërngulja jashtë shtetit, shrkuajnë mediat në vend. 35% e qytetarëve janë shpërngulur nga fshati në qytet dhe kjo shihet shumë lehtë edhe në braktisjen e vendeve të Maqedonisë lindore të cilët janë shpërngulur në qytetet e afërta apo edhe në kryeqytet, në Shkup. Më shumë janë shpërngulur banorët e Maqedonisë Lindore të cilët janë kampion me shpërngulje nga fshati në qytet. Nga 35% total i shpërnguljeve,…
Eksperti Rajnhard Pribe e ka filluar ditën me vizita nëpër ministri, por pa dhënë deri më tani deklarata për mediat. Në mesditë Pribe qëndroi në Ministrinë e Drejtësisë, por as pas këtij takimi nuk u pronocua për mediat Në mëngjes ai së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani kanë marrë pjesë në një mëngjes pune. Komisari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johanes Han i cili dje ( e hënë) vizitoi Maqedoninë, tha se Pribe vjen në Shkup që ta ndihmojë Qeverinë për zbatimin e reformave prioritare. Han informoi gjithashtu…
Ilija Ilijovski është njëri nga këshilltarët më të shquar në Këshillin e Komunës Qendër nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Ai ishte edhe kryetar i komitetit komunal partiak në qendër, por kohës së fundit u shkarkua nga ky funksion partiak, sepse ishte përkrahës i iniciativës për reforma dhe demokratizim të partisë. Ilijovski në një intervistë për Fokus tha se gjithmonë do të mbetet pjesë e VMRO-DPMNE-së. Megjithatë njëkohësisht shtoi se partia duhet të riorganizohet dhe reformohet në interes të, sipas tij, të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve, njofton Portalb.mk. Si do të silleni në Këshillin e Komunës Qendër prej tani? Ilijovski: Unë jam…
Nesër fillon regjistrimi i nxënësve nëpër shkollat e mesme nëpër të gjithë Maqedoninë dhe do të zgjat deri të premten (29 qershor), shkruajnë mediat në vend. Rezultatet e vendeve të lira të nxënësve nëpër shkollat e mesme në Maqedoni do të publikohen më 30 qershor (ditë e shtunë) Testi për kualifikimin e aplikimeve do të jetë më 3 korrik kurse shpallja e rezultateve nga ky testim do të bëhen më 4 korrik. Shpallja e dytë për regjistrim për vendet e mbetura nëpër shkolla do të bëhet më 5 korrik ndërsa edhe për këtë konkurs do të publikohen më 6 korrik.…
Rastet “Sopot” dhe “Puç“, sot janë në rend dite të seancës së Këshillit të Prokurorëve Publik. Këshilli duhet që të deklarohet nëse “Sopoti” do t’i jepet Prokurorisë Speciale Publike (PSP), e cila disa herë ka thënë se ka mjaft dëshmi për të njëjtën, njofton Protalb.mk Në pritje është edhe rasti “Puç“ për të cilën PSP mori kompetenca, por kryetari i Këshillit, Petar Anevski, nuk e ka vendosur në rend dite për hedhjen poshtë të dëshmive të PSP-së. Sipas informatave nga Këshilli, në rend dite do të jetë edhe aktvendimi i vetëm ‘Puç“ me të cilën, i akuzuari Xvonko Kostovski është…