Author: Adijat

“Përforcimi i rolit të Kuvendit- midis reformave dhe vullnetit politik” . Ishte kjo konferenca e mbajtur sot  ku mori pjesë edhe kryeparlamentari Talat Xhefarri. Sipas tij, Kuvendi luan një nga rolet kyçe në në rrjedhat demokratike dhe integrimet euroatlantike dhe për përforcimin e këtij roli ka gatishmëri edhe nga shumica e re parlamentare.Perceptimi dhe besimi, tha Xhaferri, para së gjithash varen nga transparenca e punës së Kuvendit si pushtet ligjvënës, mandej nga çdo deputet, madje edhe nga shërbimi kuvendor. Lidhur me transparencën ai tha se parlamenti nuk fillon nga zero, por ka arritur nivel të caktuar që është pranuar edhe…

Lexo më Shumë

Hulumtimi “Hoxhë apo prift? Cilido që të jetë, vetëm në rolin e paqes le të jetë” i rëalizuar në katër komuna në Maqedoni Saraj, Butel, Çair dhe Gjorçe Petrov, ka treguar se duhet të punohet me më shumë kujdes që feja dhe politika të mos përzihen. Krahasuar me Shqipërinë e cila merret shembull për harmoninë ndërfetare, Maqedonia ka ende punë për të bërë në këtë drejtim. Sipas sociologut Ali Pajaziti, shqiptarët njihen si një përkatësi etnike me dy, tre përkatësi religjioze që jetësojnë një harmoni shembullore dhe shprehet se një gjë e tillë është e aplikueshme edhe tek ne. Megjithatë…

Lexo më Shumë

Rreth orës 14:00 liderët e partive politik parlamentare shqiptare njëri pas tjetrit arritën në Hotelin “Aleksandar Palace” ku edhe do të mbahej takimi i thirrur nga kreu i BDI-së. Ftesën e pati refuzuar BESA, por risi ishte prania e Luan Tresit, si përfaqësues i PDSH-së. Ndër të parët që arritën ishin Ali Ahmeti dhe Gëzim Ostreni, shkruan Almakos. Pas takimit që zgjati rreth 3 orë, lideri I BDI-së Ali Ahmeti, tha se partitë shqiptare parlamentare ndanë brengosjen për mosprezencën e Lëvizjes BESA dhe apeloi deri tek e njejta që ta emërojnë sa më shpejt Komisionin e përbashkët për Liritë dhe…

Lexo më Shumë

Rreth orës 14:00 lideret e partive politik njëri pas tjetrit arritwn në Hotelin “Aleksandar Palace” ku edhe do të mbahej takimi I thirrur nga lideri I BDI-së. Ndër të parët që arritën ishin lideri I BDI-së dhe ai I Unitetit, respektivisht Ali Ahmeti dhe Gëzim Ostreni. Ftesen e refuzuan nga Lëvizja Besa. Pas takimit pritet që liderët të japin edhe deklarata./Almakos.com/ Evi Shkopi

Lexo më Shumë

TV21 siguroi “Udhërrëfyesit për Reforma Urgjente” që qeveria e miratoi para dy ditëve. Ligji për gjuhën shqipe është pjesë e këtij dokumenti, kurse afati për miratimin e ligjit është gushti i këtij viti. Nga burime partiake, TV21 mëson se euro-komisari Johannes Hahn, ka pyetur partitë shqiptare për mundësinë që të prolongohet miratimi i ligjit, por liderët shqiptar kanë qenë kategorik, ligji për gjuhën shqipe të bëhet brenda 3 muajve. Për shumë detaje, ndiqni magazinën informative #21LiveNews , në 18:30. Furkan Saliu

Lexo më Shumë

Nisma qytetare kundër xeheroreve në Vallandovë, Gjevgjeli, Bogdanci e Dojran tashmë është transferuar në rajonin e Strumicës. Në komunën e Bosilevës tashmë ka një nismë të banorëve për një referendum kundër ndërtimit të xeherores për ar dhe bakër mbi fshatrat Ilovicë dhe Shtukë. Qytetarët do të duhet që të mbledhin mjaft nënshkrime për të kërkuar nga Këshilli komunal që të shpallet referendumi. Në Ilovicë janë konstatuar 237 milionë ton burime dhe 225 milionë ton xehe, ku thuhet se 70 tonë janë ar, kurse 410 mijë ton, janë bakër. Gërmimet duhet të bëhen në 23 vitet që vijnë ku duhet të…

Lexo më Shumë

LSDM-ja përmes një deklarate ka reaguar edhe një herë për lëshimet që ka bërë pushteti i mëparshëm i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja në realizimin e projekteve infrastrukturore për të cilat ka kërkuar që të mbahet edhe përgjegjësi për dëmtimin e buxhetit të shtetit. “Lëshime të mëdha në ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër dhe Miladinovci – Shtip, që tregojnë se VMRO-DPMNE gjatë sundimit të saj 11 vjeçar më tepër është interesuar për pasurimin e udhëheqësisë së saj  sesa t’i mbrojë interesat dhe nevojat e qytetarëve. “Paaftësia e udhëheqjes së VMRO-DPMNE dhe nxitimi për të marrë provizionet e miratuara, të cilat publiku…

Lexo më Shumë

Ka filluar seanca e parë për rastin “Shuplakat”. Në Gjykatë kanë arritur të akuzuarit, lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski deputetja, Daniella Rangellova, por dhe pala mbrojtëse, gjegjësisht Andrej Zhernovsi. Këtë lëndë të Prokurorisë Speciale, e përfaqëson prokurorja Fatime Fetai, njofton Portalb.mk. Në Gjykatën Themelore Shkupi 1, sot duhet të mbahet seancë për dhunën përpara Komunën Qendër në vitin 2013, sipas akuzës së dorëzuar të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Të akuzuar për rastin “Shuplakat” janë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja, Daniella Rangellove dhe dhjetëra persona…

Lexo më Shumë

Sipas ekspertit juridik, Bekim Kadriu, me mbarimin e afatit kohor prej 18 muajve për ngritjen e aktakuzave nuk mbaron puna dhe afati i PPS-së. Zgjidhja ideale sipas Kadriut do të ishte vazhdimi i mandatit lidhur me ngritjen e aktakuzave për të cilan duhet një konsensus politik dhe një shumicë e dy të tretave të votave. Megjithatë, ai sqaron se PPS–së i mbetet kompetencë që të përfaqësojë dhe mbrojë lëndët për të cilat ka ngritur aktakuzë në periudhën prej 18 muajve dhe të vazhdojë hetimet edhe pas 18 mujorit, që më pas të ngrit aktakuzë pranë Prokurorisë së Përgjithshme. “Për këta…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Zoran Zaev ka premtuar se gjatë mandatit qeverisës paga minimale do të arrijë deri në  16 mijë denarë, ndërsa ajo mesatare deri në 30 mijë denarë, njofton agjencia e lajmeve INA. Ky lajm i ka gëzuar në masë të madhe qytetarët e varfër të Maqedonisë, por analistët theksojnë se një premtim i tillë nuk ka gjasa të realizohet. Akademiku Abdylmenaf Bexheti thotë se, sipas këtyre premtimeve paga mesatare në katër vitet e ardhshme duhet të rritet për 30 për qind. “Për tu realizuar ky projeksion edhe rritja ekonomike gjatë këtij mandatit duhet të jetë 30 për qind. Kjo…

Lexo më Shumë

Në 26 komuna në Maqedoni në 12 muajt e ardhshëm do të zbatohet projekti “Qendra mobile për karrierë one stop”. Qëllimi është të rriten kapacitetet e të rinjve dhe grave për zhvillimin e aftësive për punësim dhe vetëpunësim, si dhe të kontribuohet drejt rritjes së zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit të biznesit në tetë rajonet planore në vend. Projekti do të zbatohet me mjetet e Fondacionit Goldiloks dhe Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni, në bashkëpunim me NjuMens, Akceleratorit të Biznesit. “Duhet t’u ndihmojë pjesëmarrësve të fitojnë njohuri më të thella për trendet dhe dinamikat tregtare në industri të ndryshme, ekzistuese apo…

Lexo më Shumë