Hulumtimi “Hoxhë apo prift? Cilido që të jetë, vetëm në rolin e paqes le të jetë” i rëalizuar në katër komuna në Maqedoni Saraj, Butel, Çair dhe Gjorçe Petrov, ka treguar se duhet të punohet me më shumë kujdes që feja dhe politika të mos përzihen. Krahasuar me Shqipërinë e cila merret shembull për harmoninë ndërfetare, Maqedonia ka ende punë për të bërë në këtë drejtim.
Sipas sociologut Ali Pajaziti, shqiptarët njihen si një përkatësi etnike me dy, tre përkatësi religjioze që jetësojnë një harmoni shembullore dhe shprehet se një gjë e tillë është e aplikueshme edhe tek ne. Megjithatë ai thotë se ka pasur edhe tentime për ta prishur këtë harmoni.
“Çarshia e Shkupit është një shembull tipik ku fliten të gjitha gjuhët edhe ajo rome, boshnjake, shqipe, maqedonase. Për fat të keq disa projekte artificiale që janë bërë, si “Shkupi 2014″, kanë qenë një atentat ndaj bashkëjetesës dhe koekzistencës dhe në vend se të ndërtoheshin ura mes qytetarëve, u ndërtuan mure. Megjithatë, kohët e fundit kjo gjë ka filluar të zbehet dhe kemi filluar serisht të kemi një revitalizim të Çarshis së Shkupit, që është simbol I multikulturalizmit në Maqedoni”- tha sociologu Ali Pajaziti.
Të njejtin qëndrim mban edhe Fexhri Selami, nga ZIP instituti.
“Është politika ajo që e ka nxit qasjen e atyre inateve të qytetarëve përmes mediave të kontrolluara. Është një gjë e cila tanimë ka mbaruar dhe ne si shoqëri civile e kemi rolin bartës në këtë drejtim që qytetarëve tu sjellim me vëmendje atë që është objektive”- tha Fexhri Selami, nga ZIP instituti.
Ndërsa përfaqësuesi nga BFI, Fatmir Zaimi, tha se projekte të tilla do të marrin gjithmonë përkrahje nga kjo bashkësi, e veçanërisht kur në pyetje është tolerance ndërfetare.
Gjithashtu edhe prifti Otec Kostadin tha se ishte kënaqësi bashkupinimi për këtë projekt, vizita e objekteve fetare dhe shpreson se kjo punë do të ndikojë në ngritjen e tolerancës ndër fetare në vend.
Ndërkohë Maqedonia shfaqet në disa hulumtime të bëra, si një prej shteteve më religjioze në botë me 90% te populkatës që besojnë në Zot.
Sipas projektit hulumtuse të implementuar nga ZIP Instituti dhe i funancuar nga CIVICA Mobilitas simbolet fetare si kryqi apo këmbana nuk paraqesin pengesë apo problem për shfaqje në jetën publike. Qytetarët shfaqin dilema sa u përket aktiviteteve religjioze që duhet të marrin institucionet religjioze, pra Bashkesia Fetare Islame dhe Kisha Ortodokse Maqedobase për ngritjen e urave mes qytetarëve në aspejtin religjioz dhe etnik, por jo vetëm, ata nuk janë të kënaqur as me kontributin e komunave për krijimin e një klime pozitive.
Evi shkopi
Almakos.com