Ansambli operistik i Akademisë kulturore nga Osijeku, Kroaci, merr pjesë në festivalin “Vera e Shkupit” dhe sonte prej orës 21 në sheshin “Nëna Terezë” do ta interpretojë operën në dy akte “Ashtu bëjnë të gjithë” nga Mocarti. “Anambli operistik i Akadmeisë kulturore në Osijek është formuar në vitin 2010 me qëllim që veprimi operistik të jetë publik. I mbledhin studentët e mëparshëm dhe të tnaishëm të Akademisë kulturore në Osijek, profesorët e muzikës si dhe mysafirët nga vendi dhe nga jashtë. Krahas interpretimeve të plota operistike, ansambli interpreton edhe koncerte të operave dhe operetave, por edhe vepra të tjera vokale…
Author: Adijat
– Në organizim të Qendrës për analiza ekonomike – CEA Shkup dhe Shoqatës për zhvillim të komunitetit rom “Sumnal” sot në Manastir do të promovohet projekti “Punësimi i romëve të rinj”. Qëllimi i projektit, që është financiarisht i mbështetur nga BE-ja, është avancimi i shkathtësive për punësim të romëve të rinj të papunë, përmes përfitimit të përvojës praktike të punës në organizata qytetare apo biznes sektorë në qytete të targetuara. Projekti ka për qëllim t’i rrjetëzojë romët e rinj të papunë, me fokus në Koçan, Tetovë, Manasrtir dhe Shkup, me kompani të cialt punojnë në qytetet e targetuara. Në promovim…
Qeveria e Maqedonisë ka shpalosur masat e marra për të përballuar motin e nxehtë që këto ditë pritet të jetë mbi 40 gradë celsius. Masat e marra nga qeveria e Maqeadonisë janë: -Gratë shtatëzëna, të sëmurët me sëmundje kronike dhe personat mbi 60 vjeç të lëshohen nga puna, -Puntorët e ndërtimtarisë të mos punojnë nga ora 11 deri ora 17. -Çerdhet të kenë kujdes që fëmijët t’i ruajnë nga dielli 11 deri ora 17. -Kompanitë private të kenë kujdes me trajtimin e puntorëve dhe të njejtëve mos të ju lejojnë ekspozim në diell nga ora 11 deri ora 17. -Kryqi i Kuq i Maqedonisë…
Eco Guerilla sot do të zhvillojë një takim pune me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Zoran Zaev si dhe me Ministrin e Mjedisit Jetësor, z. Sadulla Duraku. Në takim do bisedohet për çështjet mjedisore në Rajonin e Pollogut por dhe në plan nacional. Takimi do të mbahet në objektin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me fillim në ora 13:00.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Kroacisë me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve – pjesëmarrëse në Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL), që mbahet në Dubrovnik. Siç kumtoi kabineti i tij, sot presidenti Ivanov do të ketë fjalim në sesionin plenar të Samitit të vendeve – pjesëmarrëse në PBEJL dhe do të realizojë takim bilateral me presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq. Ivanov nesër do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në “Forumin e…
Para pak çastesh është aksidentuar Prokurorja Speciale Fatime Fetahi. Fakte.net mëson se gjatë aksidentit, prokurorja ka marrë lëndime trupore dhe si pasojë është dërguar me urgjencë në spital. Priten më tepër informacione në orët në vazhdim, në lidhje me shkakun e aksidentimit si dhe detaje për gjendjen shëndetësore të Prokurores Speciale.
Sot ( e enjte) nga Gjykata Supreme është anuluar seanca për rastin “ Monstra”. E njejta u paralajmëruar se do të kthehet në sallën e gjykatës më datë 12 shtator. Seanca është anuluar me kërkesë të njërit prej avokatëve mbrojtës, për arsye se i njejti ka deklaruar se është në udhëtim jashtë vendit. E ndërkohë avokatët e këtij rasti shpresojnë se do të jetë PPS ajo e cila deri në shtator do të marrë përsipër këtë rast. Lidhur me këtë në konferencën e sotme për media nga Specialja, Janeva, tha se presin përgjigje nga Këshilli I Prokurorëve Publik. “Shpresoj se…
Pak orë pasi përfundoi konferenca për media e PPS, u paralajmëruar konference në selinë e VMRO-DPMNE-së, shkruan Almakos. Të mbledhur në sallën qëndrore, prisnin përfaqësues të mediave dhe anëtare të VMRO-DPMNE-së. Edhe pse nuk dukej kur hyri në sallë, në formë batute u dëgjuan disa” Shhht” dhe më pas nga duartrokitjet ritmike të anëtarëve të VMRO-së u kuptua se në sallë kishte hyrë lideri i tyre. Gruevski tha se partia e tij është sulmuar dhe se është shënjestër , pasi të gjitha rastet lidhen me VMRO-DPMNE-në dhe se nuk bëhet fjalë për zbatim të drejtësisë, por për drejtësi politike. Sipas…
Dy ditë para përfundimit të afatit për ngritjen e aktakuzave, PPS ka ngritur 17 të tilla për 18 lëndë, ku gjithsej janë të përfshirë 94 persona fizik dhe 7 persona juridik. Mes të akuzuarve shqiptarë janë Ejup Halimi, Menduh Thaçi, Bedredin Ibrahimi dhe Ismet Guri. Janeva kërkoi që Gjykata që brenda 24 orëve të filloi me punë për lëndët ndaj të cilave janë ngritur 17 aktakuza. Sipas asaj që u tha sot (e enjte) në konferencën për shtyp të PPS, paraburgim kërkohet për: Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Kiril Bozhinovski, Martin Protugjer, Sasho Mijallkov, Elizabeta Kançeska-Milevska, Vlladimir Peshevski dhe…
Për shkak të obligimeve të punës të njërit prej avokatëve, sot në Gjykatën Themelore të Kumanovës u anulua seanca kundër 31 vjeçarit Boban Iliq, të cilin Prokuroria e ngarkon se më 25 qershor të vitit të kaluar e ka mbytur, Almir Aliun katërvjeçar, pas një zënke verbale me babain e djalit në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë. Në seancën e sotme me kërkesë të avokatit të Iliqit, duhej të merret në pyetje Boban Iliq, por për shkak të obligimeve të punës së avokatit të të akuzuarit të dytë, të tretë dhe të katërt, seanca është anuluar për më datën…
Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Kiril Bozhinovski dhe Martin Protugjer janë ish-zyrtarët për të cilët kërkon paraburgim Prokuroria Speciale Publike në lidhje me rastin ”Titanik” që lidhet me mashtrimet zgjedhore, shkruan Telegrafi Maqedoni. Përveç këtyre, për rastin e njejtë kërkohet paraburgim edhe për Sasho Mijallkov, Elizabeta Kançeska-Milevska dhe Vlladimir Peshevski. Për rastin ”Total” për keqpërdorime të Taksës së Vlerës së Shtuar (TVSH) PSP kërkon paraburgim. Dragan Pavlloviq-Llatas kërkohet për t’u marr në paraburgim për këtë rast.
Seanca e sotme publike per rastin “Monstra” nga gjykata suprene u anulua per shkak se nuk ishte I pranishem avokati mbrojtes Asmir Alispahiq, shkruan Almakos. Te pranishem ishin Naser Raufi, Gjorgji Nastevski dhe Sasho Dukovski. Duke qene se seanca do te anulohej, gjykata kishte vendosur qe te akuzuarit te nos silleshin nga burgu. Seanca e rradhes eshte caktuar per ne daten 12 shtator ne oren 11. Evi Shkopi Almakos.com