Marrëdhëniet me Greqinë mbeten prioritet kryesor edhe për Qeverinë e re të Maqedonisë, e cila po angazhohet për forcimin e këtij prioritet edhe në cilësi edhe në intenzitet, deklaroi ambasadori i Maqedonisë në Greqi, Darko Angellov. Në një intervistë për portalin grek newsbist.gr, Angellov foli edhe për vizitën e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në Athinë ku tha se është gjest i fuqishëm për zhvillimin e politikës së jashtme. Në pyetjen se sa është urgjente nevoja që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s, ambasadori tha se urgjenca del nga fakti se vendi jonë i plotëson kushtet për anëtarësim.…
Author: Adijat
Një person me kërcënim me thikë dje në Butel nga një shitore për telefona celularë ka marrë mi 1.500 euro. Siç kumtoi MPB-ja, rreth orës 21 në polici ka arritur denoncim se në salonin e VIP-Hendi, i locuar te Q.T. “Zhivko Brajkovski” në lagjen Butel, një person i panjohur i maskuar me kërcënim me thikë nga e punësuara ka marrë rreth 100.000 denarë nga qarkullimi ditor, pas çka ka ikur nga vendi i ngjarjes. Nga MPB-ja po ndërmrren masa për gjetjen e autorit, si dhe ndriçimin e tërësishëm të rastit
Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski gjatë vizitës së sotme në njësitin policor në Rostushe, që është pjesë e komunës Mavrovë dhe Rostushë, ka promovuar stacionin bazë për fotografim të personave për nxjerrje të dokumenteve personale, që do të jetë i vendosur në stacionin policor në Rostushë, transmeton Anadolu Agency (AA). Siç thuhet në njoftimin e kabinetit të Spasovskit, ministri i Brendshëm ka thënë se po realizohet një kërkesë e kamotshme e banorëve të kësaj komune, të cilët për një dokument personal, është dashur të udhëtojnë deri në Gostivar për tu pajisur me të njëjtat.…
Fakti që Gjykata penale i refuzon të gjitha paraburgimet që i kërkon Prokuroria Speciale Publike është një konfirmim i serishëm i drejtësisë selektive. Kështu mendon ish prokurori Aleksandar Nakov, pasi pjesa më e madhe e 18 kërkesave për paraburgim nga Katica Janeva janë refuzuar një nga një. Kur bëhet fjalë për masat e paraburgimit më duhet të theksoj se në gjyqësor ekzistojnë dy standarde. Dy standarde në kuptimin e asaj kush e bën propozimin e përcaktimit të masës së paraburgimit. A e bën këtë PSP-ja apo Prokuroria e rregullt. Në rastin e parë të gjitha kërkesat janë të refuzuara apo…
Sot rreth orës 12 40 minuta ne Butel ne rrugën Ho Shi Min, 84-veçari me inicialet P. T. ka vrarë nipin e tij dhe më pas është vetëvrarë, ndërsa ka plagosur rëndë gruan dhe vajzën, të cilat janë në gjendje të rëndë. Njofton per Alsat zëdhënsia e SPB-së Shkup, Liza Bendevska.
Qendrat seizmologjike në Maqedoni sot përsëri kanë regjistruar tërmet në Ohrë me fuqi prej 2.2 shkallë sipas Rihterit. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Ohër dhe është ndjerë edhe në vendbanimet përreth.
Është humbur një i moshuar 80-vjeçarë nga Tetova. Familja Abdullahu njofton se anëtari i familjes së tyre Aqif Abdullahu është larguar nga shtëpia e tij në Çarshi të Epërme sot në orët e hershme të mëngjesit dhe deir në këto momente nuk është kthyer në shtëpi. Familja Abdullahu ka njoftuar edhe policinë e Tetovës, dhe apelon tek të gjithë ata të cilët kanë ndonjë informacion ta paraqesin rastin në stacionin policorë më të afërt ose të paraqiten në numrin e telefonit 070-980-798.
Një automobil i tipit “Porsche” mbrëmë është djegur para stadiumit të qytetit në Shkup. Siç njoftojnë nga MPB, 30 minuta pas mesnate në NJIK-Shkup është denoncuar se në Shkup më saktësisht në Parkun e Qytetit në afërsi të stadiumit “Telekom Arena”, ka pasur djegie të një automobili të tipit “Porsche” me targa të Shkupi, nën pronësi të A.D, ndërsa i drejtuar nga M.D nga Shkupi. Nga Policia njoftojnë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e arsyeve që çuan në djegien e veturës.
Drejtori i ri i Agjencisë për rini dhe sport është Darko Kaevski ekonomist i diplomuar i lindur në vitin 1989 në Shkup. Aktiviteti i tij shumë vjecarë për të drejtat e të rinjëve ka sjellë zhvillim tek rinia në promovimin dhe zgjidhjen e problemeve në nivel shtetërorë. Ka qenë pjesëmarës në shumë forume dhe trajnime nga organizata dhe institute të ndryshme si IRI, Momentum, Fredrigh Ebert etj. Nga viti 2014 ai është nënkryetar i forumit rinor të LSDM dhe përfaqëson atë si anëtarë në Këshillin nacional për rini. Si një ekonomist i ri ai fillon karierën e tij në vitin…
Shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias do ta vizitojë Maqedoninë në fund të muajit gusht, informoi ambasadori i Maqedonisë në Athinë, Darko Angellov. Në një intervistë për portalin grek, në lidhje me vizitën e ndërmjetësuesit Methew Nimetz, Angellov vlerësoi se marrëdhëniet me Greqinë mbeten prioritet për Qeverinë e Maqedonisë dhe se kontaktet do të forcohen, edhe në cilësi edhe në intenzitet. Sipas tij, marrëdhëniet do të përmirësohen vetëm me praktikë më të madhe bashkëpunuese mes dy shteteve dhe se përmes Ministrive të Punëve të Jashtme bashkëpunimi të zgjerohet edhe në ministri dhe agjenci tjera në vend.
Një ngjarje e rëndë tragjike ka ndodhur sot në lagjen Butel të Shkupit, mëson Zhurnal Baba gjysh ka vrarë tre nipat e tij ndërkohë që në tentativë edhe është vetvrarë, theksojnë burime për Zhurnal, nga tereni. Arsyet e kësaj ngjarje tragjike akoma nuk dihen ndërkohë që forcat policore janë në vendngjarje për të zbardhur rastin ndërkohë që Zhurnal do ju mbajë të informuar gjatë ditës.
Në spitalin e përgjithshëm “8 Shtatori” dje janë dërguar tre persona të lënduar B.S (34) nga Tabanovca e Kumanovës S.V (48) nga Biljanovca e Kumanovës dhe Z.K (45) nga Çashka e Velesit, si të punësuar në firmën “Sitek-Engineering” DOOEL-Shkup, shkruan Telegraf. Sipas MPB-s, tre të punësuarit gjatë ditës së djeshme në rrugën Shkup-Kumanovë, në kryqëzimin në fshatin Milladinovci,ndërsa janë ngjitur në skele të montuar në lartësi prej rreth 5 deri 6 metra, një nga lidhëset e skeles është prishur dhe kanë rënë nga skelja. Gjatë rënies B.S ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsady të punësuarit tjerë kanë kaluar me lëndime më të lehta trupore.…