Në një shtëpi në rrugën “Mirçe Acev” në Tetovë ka ndodhur një vjedhje e rëndë në mëngjesin e hershëm të ditës së djeshme, ku plaçkitës me maska kanë arritur që të shkaktojnë dëm të madh. Në shtëpinë e R.I (69) janë futur katër persona të maskuar të cilët janë hetuar nga pronari i shtëpisë. Hajnat e kanë sulmuar pronarin dhe bashkëshorten e tij, më pastaj i kanë lidhur. Hajnat kanë vazhduar të kërkojnë gjënsende me vlerë dhe kanë arritur që t’i lidhin edhe djalin M.I dhe nusen e djalit, R.I, bashkë me fëmijët. Ata kanë arritur që të marrin stoli…
Author: Adijat
Gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB SHkup kanë ndodhur 12 fatkeqësi komunikacioni. Në njërën prej tyre, një person është lënduar rëndë, në gjashtë të tjera shtatë persona janë lënduar më lehtë, ndërkaq në pesë është shkaktuar vetëm dëm material. Policia rrugore gjatë ditës së kaluar ka sanksionuar dy vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, një vozitës e ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe është përjashtuar nga komunikacioni. Gjashtë vozitës kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 13 vozitës nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë apo kanë përdorur…
Eko- vetëdija në takimin me gazetarët të mbajtur sot ( e hënë), ceku disa nga pikat shqetësuese në të cilat duhet të fokusohet Qeveria e re, pika të cilat janë përfshirë në dokumentin për reforma urgjente të përgatitur nga organizatat jo-qeveritare, i quajtur “ Blueprint”, shkruan Almakos. Në këtë dokument janë cekur, ndotja e ajrit, mbrojtja e natyrës, industria, planifikimi në sektorin energjetik, zbatimi i standardeve për mjedis jetësor për kapacitete energjetike, pjesëmarrja e opinionit në sjelljen e planeve dhe vendimeve në sferën e energjetikës dhe jo vetëm. Ndërkaq u kërkua edhe dislokimi i lindanit nga rrethina e fabrikës Ohis.…
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, tha se në opinion po bëhen keqinterpretime sa i përket rizgjedhjes së gjykatësve. Osmani tha se rizgjedhja e gjykatësve nuk do të bëhet, as në Qeveri, e as nëpër selitë e partive politike dhe as nëpërmjet Vetingut, por se kjo kompetencë do t’i rikthehet Këshillit Gjyqësorë, shkruan Almakos. “Qeveria nuk do të ndërhyje dhe nuk do të bëjë rizgjedhje të tillë të gjykatësve, por ashtu siç tha ministri, kjo kompetencë do t’i rikthehet fuqishëm Këshillit Gjyqësor dhe i njejti nëpërmjet kritereve cilësore dhe jo vetëm kuantitative do të vlerësojë se cilët gjykatës…
Portali MKD shkruan se qyteti i Ohrit ka dy vite afat që t’i realizojë udhëzimet e UNESCO-së, që kërkojnë ndërprerjen e objekteve strukturore të papërshtatshme, që të mos rrezikohet trashëgimia botërore e vënë në rrezik, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në vitin 1979 Ohri u fut në listën botërore të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, por 38 vite më vonë, UNESCO kërcënon që Ohrin ta vendosë në listën e rrezikut. Kjo paraqet hapin e parë të largimit nga trashëgimia botërore. Raporti vjetor i UNESCO përmban 19 udhëzime që kanë të bëjnë me tharjen e moçalit të Studenicës për shkak të ndërtimit të apartamenteve…
Një bloggere nga Holanda e ka përshkruar me 15 karakteristika jetën në Maqedoni. Ajo jeton që dy vite në Maqedoni për shkak se e ka gjetur dashurinë këtu dhe e njejta jeton në mesin tonë, shkruan Telegrafi Maqedoni. Karakteristikat e saja me të cilat i ka përshkruar qytetarët e Maqedonisë i ka publikuar në Bloggun e vetë dhe këto janë: 1. Me raki rregullohet gjithçka! Keni hundë të zëna? Nuhatni raki! Ju kanë kafshuar mushkonjat? Lyeni vendin me raki. Keni dritare të pa pastruara në veturë? Pastroni ato me raki. Keni plagë të vogël? Lyeni me raki! 2. Në Maqedoni shumë pyetet për…
Gjatë tri ditëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 23 aksidente. Në njërin prej tyre një person është lënduar rëndë, në 13 aksidente janë lënduar 11 persona, ndërsa në nëntë është shkaktuar dëm material. Policia rrugore gjatë tre ditëve të kaluara ka sanksionuar 41 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, një shofer i cili e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit është përjashtuar nga komunikacioni, pesë shoferë kanë kaluar në semafor të kuq, 13 shoferë nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose e kanë përdorur telefonin celular,…
Gjatë natës së kaluar janë regjistruar dy tërmete të reja në rajonin e Ohrit. Kështu, tërmeti Iiparë është regjistruar në orën 1.41 me intensitet prej 3.1 shkallë, ndërkaq tërmeti i dytë në ora 4.02 me fuqi prej 2.8 gradë.
Kompania maqedono-britanike InPlayer sot do ta promovojë investimin e ri, me të cilën do ta zgjerojë ekipin e tij në Shkup dhe do të kontribuojë për prezantim më të mirë në tregun botëror. InPlayer paralajmëron se do ta rrisë numrin e të punësuarve të saj në 50 deri në fund të vitit 2017, ndërsa deri në fund të vitit 2018 planifikohet që ky numër të rritet dyfish. Ekipi i kompanisë në Maqedoni tani përbëhet nga 35 profesionistë, të cilët punojnë sipas standardeve botërore dhe kushte më të mira që t’i shërbejnë mediat më të mëdha dhe kompanitë softuerike në botë.…
Pesë studentë të Maqedonisë, më të mirët në sferën e teknologjive informatike dhe telekomunikuese, në kuadër të programit “Farat e së ardhmes” do të udhëtojnë për vizitë studimore në kompaninë kineze Huavei. Në ndarjen e vauçerëve për bursa është paralajmëruar prania e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Maçevski, menaxherit të Huaveit në Maqedoni, Zhou Jiadon dhe ambasadores së Republikës së Kinës në Maqedoni, Jin Lisijen. Me qëllim të tejkalimit të hendekut në njohuritë dhe promovimin e zhvillimit industrial, Qeveria e Maqedonisë e mbështeti programin “Farat e së ardhmes”për vitin 2017. Pesë studentët më të mirë do të kenë…
Teatri i një aktori në bashkëproduksion me Festivalin ndërkombëtar të teatrit “Butrinti 200” dhe Teatrit të Qytetit nga Gjilani, Kosova, sonte në “Verën e Shkupit” do ta japin shfaqin “Kërkohet një kloun i vjetër” me tekst të Matei Visniek, në regji të Besfort Idrizit. Skenograf dhe kostumograf i shfaqjes është Enes Deari. Performojnë Sabedin Shahiqi, Bajrush Mjaku, Alfred Bualoti dhe Beqir Nuredini. Komedia “Kërkohet një kloun i vjetër” flet për tre artistë, kolegë të afërt, të cilët pas një kohe të gjatë sërish takohen, por tani në cilësi të konkurrentëve, të cilët në vend që të bashkëpunojnë, përpiqen t’ia ngecin…
Qytetarët e Dojranit në referendumin lokal dje votuan kundër vazhdimit të punës së minierës “Kazandol” në komunën fqinje Vallandovë dhe kundër hapjes së minierave për lëndë të para metalike në territorin e komunës së Dojranit. Prej gjithsej 2.747 votuesve të regjistruar, në referendum kanë dalë 1.407 votues ose 51,22 për qind, prej të cilëve në pyetjen e parë të referendumit kundër kanë votuar 1.336 qytetarë, gjegjësisht rreth 95 për qind e votuesve të dalë, kumtoi Mitko Andonov, kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Në pyetjen e dytë të referendumit, kundër hapjes së minierave në territorin e komunës së Dojranit, kanë…