Qytetarët e Dojranit në referendumin lokal dje votuan kundër
vazhdimit të punës së minierës “Kazandol” në komunën fqinje Vallandovë dhe kundër hapjes së minierave për lëndë të para metalike në territorin e komunës së Dojranit.
Prej gjithsej 2.747 votuesve të regjistruar, në referendum kanë dalë 1.407 votues ose 51,22 për qind, prej të cilëve në pyetjen e parë të referendumit kundër kanë votuar 1.336 qytetarë, gjegjësisht rreth 95 për qind e votuesve të dalë, kumtoi Mitko Andonov, kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Në pyetjen e dytë të referendumit, kundër hapjes së minierave në territorin e komunës së Dojranit, kanë votuar 1.340 qytetarë ose rreth 52 për qind e votuesve të dalë. Sipas Andonovit, në dy pyetjet e
referendumit pesëdhjetë qytetarë të Dojranit kanë votuar “për”, njëzetë fletëvotime kanë qenë të pavlefshme, ndërsa të papërdorura kanë mbetur 1340 fletëvotime.
Dojrani është komuna e tretë në juglindje, pas Gjevgjelisë dhe Bogdancit, e cila u deklaru kundër vazhdimit me punë të kompleksit të minierave “Kazandol” në komunën fqinje Vallandovë dhe kundër çfarëdo minierave në territorin e tyre. Për këtë çështje do të prononcohen qytetarët e Vallandovës në referendumin e caktuar për më 20 gusht.
Data 27.10.2026
Aktuale
- Qeveria me masa të reja për mbrojtjen e gazetarëve, ja çfarë parashikohet
- Ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt nis, djalit të saj i duhet të sillet nga policia
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: Ish-bashkëshorti para drejtësisë për akuzat e dhunës
- Rama i jep leje speciale kompanisë së Agim Xhindolit për park fotovoltaik/ Projekti i “3X Energy” zapton 57 hektarë tokë bujqësore në Savër të Lushnjës
- Emocione të thella në varrimin e Arlinda Zekajt – djali i saj lutet për shpirtin e nënës
- (VIDEO) Shifra alarmante: Rritet për 118% numri i fëmijëve viktima
- (VIDEO) Kryetarja e parlamentit të Kosovës takon krerët e RMV-së
- Maqedonia e Veriut shqyrton pagat sipas orëve të punës, sindikatat kërkojnë minimum 250 denarë për orë


