Author: Adijat

Rreth 20 kompani nga Adijamani, Turqia lindore, sot do të kenë takime të drejtpërdrejta me kompanitë e Maqedonisë në biznes forumin që e organizon Odaekonomike e Maqedonisë dhe Turqisë (MATTO). Siç kumtoi MATTO, qëllimi i vizitës së delegacionit të biznesit nga Adijamani është njoftimi memundësinë për bashkëpunimin në sektorin ushqimor, të tekstilit,ndërtimtarisë, xehetarisë, pajisjeve për sektorë të ndryshëm industrial, hotelieri dhe turizëm, si dhe skenimi i klimës afariste dheinvestuese në Maqedoni, Serbi dhe Kosovë. Adijaman ndodhet në lumin Eufrat në Turqinë juglindore dhe është pjesë e projektit “Rruga emëndafshtë”. Në të janë përfaqësuar më shumë industri: ushqimore, e tekstilit, konfeksionit,eksploatimi…

Lexo më Shumë

Me ekspozita të fotografive dhe instalacioneve, si dhe me projeksion të filmit dokumentar, sonte në Qendrën rinore kulturore fillon projekti “Kryeqyteti evropian i kulturës”. Qëllimi i projektit, i cili do të zgjasë deri më 4 gusht, është të stimulojë dhe mbështesë zhvillimkulturor të qytetit të Shkupit dhe t’i ndërlidhë prëfaqësuesit e të gjitha institucioneve të kulturës së bashku të përgatiten për përpunimin e një programi të hollësishëm, origjinal dhe konkurrues deri nëterminet e ardhshme për aplikim për titullin “Kryeqyteti evropian i kulturës”.

Lexo më Shumë

Kryetari i degës Çair – Lëvizja BESA ka kritikuar ashpër BDI për mosvotimin e amandamentit të Lëvizjes BESA për ndriçimin në Çarshinë e vjetër në Çair: “Terrin kombëtar, politik dhe mendor po e dëshmoni sot e më tepër se një dekadë. Dhe kjo mua nuk më çudit. Ajo që mund të konstatohet nga BDI nga koalicionimi i deritanishëm dhe aktiviteti shifet qartë se iniciativat e xha Brankos i paraprijnë kërkesave të Shqiptareve”, ka shkruar në rrjetin social facebook Bekim Sali.

Lexo më Shumë

KOHA: Jeni njohës i respektuar i fesë Islame. Kur u ballafaquat për herë të parë me mësimet fetare? Pra, cila është tërësia e mësimeve skolastike fetare për Zotin, dhe për historinë e fesë Islame? I.B.: Unë kam lindur në një familje fetare, ku është biseduar për fenë islame dhe ku ajo është respektuar në një mënyrë shumë të natyrshme. Te ne është biseduar për drejtësinë, për respektin dhe për edukatën e dëgjimit, të heshtjes dhe të të folurit. Sa i përket frymës skolastike fetare, nuk mund të them se ato nuk i kanë përjetuar dhimbjet që i ka përjetuar vetë…

Lexo më Shumë

Shkruan: Zejd Rexhepi Nuk po i drejtohem Kreshnikut, ngase konsideroj se ai tashmë e ka humbur sensin për debat të mirëfilltë dhe se nëpërmjet shpifjeve, sharjeve dhe ofendimeve ai shëron frustracionet dhe komplekset e tij. Nuk po u drejtohem as shqiptarëve ngase ata shumë mirë ia dinë vlerat dhe veprimtarinë e Dr.Adnan Ismailit. Po i drejtohem vetes dhe mbarë opinionit që të dëshmoj se jam në anën e së drejtës dhe vlerës, kundrejt shpifjeve, sharjeve dhe ofendimeve që vijnë nga njeriu i cili në bazë të arsimimit të tij nuk ka guxuar fjalë të tilla as të paramendoj, e lëre…

Lexo më Shumë

Në kohën kur organet e drejtësisë në vend po bien ndesh me njëra tjetën për masat që duhen marrë ndaj personave të dyshuar apo akuzuar për krime të ndryshme , e të cilët janë përsona publik, thënë ndryshe më së shumëti politikanë, në Maqedoni po del edhe më shumë në sipërfaqe ajo që thuhet tashmë një kohë të gjatë nga ndërkombëtarët se ne vend kemi gjyqësor të ngulfatur nga obstruksionet që bënte Qeveria e kaluar dhe i njejti ende nuk është çliruar. Pikërisht kjo ka bërë që Qeveria e re t’i përvishet punës për kthimin e drejtësisë jo selektive, vendimeve…

Lexo më Shumë

Nga Komiteti i Helsinkit në një takim të mbajtur sot( e martë) me gazetarët u tha se në periudhën e ardhshme planifikohet që të bëhet monitorimi dhe informimi i qytetarëve sa i përket zbatimit të reformave në vend. Siç thotë Uranija Pirovska nga KH, pjesmarrja e tyre do të jetë shumë me rëndësi në të ardhmen e afërt, gjegjësisht tek grupet punuese të cilat do të formohen dhe do të jenë pjesë e çdo ministrie, madje siç thekson ajo, do të kyçen drejtpërdrejtë.Në pjesën e gjyqësorit nga ana e Organizatave Jo Qeveritare ka 23 rekomandime dhe mund të implementohen lehtë…

Lexo më Shumë

Zoran Pavlovski, sot me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është emëruar sekretar i ri shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, informoi Partia Liberal -demokratike (PLD). “Zoran Pavllovski, anëtar i PLD-së, në këtë vend vjen prej pozitës drejtues i sektorit për administrimine të ardhurave, zhvillimit lokal dhe ekonomik dhe planifikimit strategjik në komunën e Kumanovës, me përvojë në zhvillimin e ekonomisë lokale, mbështetjen në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe tëmesme, sipërmarrësi, turizëm, zdrukthëtari dhe hotelieri”, kumtoi PLD. Sekretari i ri shtetëror, shtohet në kumtesë, fillimisht do të angazhohet për mbështetjen e rritur tëbizneseve të vogla dhe të mesme, relaksimin…

Lexo më Shumë

Nuk ka shkuar më shumë se pesë ditë rreth debatit për funksionimin ilegal të kopshtit ‘Bleta’ dhe karakterin edukativ që zhvillon ajo, ka reaguar menjëherë Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë ‘Megjashi’ në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni. ‘Megjashi’ në faqen në Facebook, ka theksuar se është e hidhëruar nga komentet e ndryshme në rrjetet sociale të cilat përmbajnë paragjykime dhe stereotipe përplot me mllef dhe urrejtje ndaj fëmijëve. ”Sipas informacioneve jozyrtare të cilat i kemi siguruar, bëhet fjalë për shoqatë qytetare e cila në kuadër të aktiviteteve të saj ka Qendër Edukative për fëmijë të moshës parashkollore, “Bleta” dhe…

Lexo më Shumë

Instituti për hulumtime të sigurisë i BE-së shkruans e investimet kineze në infrastrukturë në vendet e Ballkanit Perëndimor nxitin korrupsionin në këtë rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ky konstatim del nga fakti se kinezët kanë investuar 5.5 miliardë euro në rrugët e këtij rajoni dhe në elektrana në Maqedoni, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Malin e Zi. Instituti deklaron se këto investime nuk janë bërë në bazë të tendernëve, por nga bisedime të drejtpërdrejta, duke theksuar se populizmi politik e ka lehtësuar ndikimin kinez mbi liderët lokal. Kontratat ndërtimore të infrastrukturës, sipas institutit, janë nënshkruar me qeveritë, kurse vendet është…

Lexo më Shumë

Një shpërthim i fortë u dëgjua sot në Shtip nga shpërthimi i bombës së rëndë 250 kg me lëndë shpërthyese 160 kg TNT. 25 ditë bomba ka qëndruar në ambient të hapur, pasi ajo është gjetur gjatë gërmimit të themeleve të fabrikës së re të autobusëve Van Hool. Shpërthimi i kontrolluar është kryer nga ARM-ja në bashkëpunim me piroteknikë profesionale dhe se nk ka shkaktuar asnjë dëm material në objektet përreth. Ushtria vendosi të shpërthente nga skajet e jashtme të bombës me dinamit, fuqia e shpërthyese e së cilës ishte drejtuar tek predha, që të dyja mbyshjet kanë neutralizuar njëra-tjetrën.…

Lexo më Shumë

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe Manchester United ka ndikuar që cmimet e hoteleve të rriten shumë. Për këtë shkak, tifozët e ekipeve janë ankuar se kjo gjë është e padrejtë. Nga ana tjetër askush nuk i është qasur këtij shqetësimi në mënyrë institucionale, shkruan Albeu. Të motivuar nga ky skandal cmimesh në  Shkup është shfaqur një nismë e cila ofron akomodim falas për tifozët që do të ndjekin ndeshjen e Super Kupës në stadiumin Telekom Arena në  Shkup Për këtë qëllim, është hapur një faqe interneti që ofron shpallje për  akomodim…

Lexo më Shumë