Shkruan: Zejd Rexhepi
Nuk po i drejtohem Kreshnikut, ngase konsideroj se ai tashmë e ka humbur sensin për debat të mirëfilltë dhe se nëpërmjet shpifjeve, sharjeve dhe ofendimeve ai shëron frustracionet dhe komplekset e tij.
Nuk po u drejtohem as shqiptarëve ngase ata shumë mirë ia dinë vlerat dhe veprimtarinë e Dr.Adnan Ismailit.
Po i drejtohem vetes dhe mbarë opinionit që të dëshmoj se jam në anën e së drejtës dhe vlerës, kundrejt shpifjeve, sharjeve dhe ofendimeve që vijnë nga njeriu i cili në bazë të arsimimit të tij nuk ka guxuar fjalë të tilla as të paramendoj, e lëre më t’i shpreh.
Për Dr.Adnan Ismailin nuk flas si mik, sepse miqësinë nuk e përziej me të vërtetën, por po flas si njeri për të cilin drejtësia dhe vlera janë mbi të gjitha.
Dhe kur jemi te vlerat, ateherë për shumë shqiptarë Dr.Adnan Ismaili është sinonim i vlerës:
-Kur përmendet arsimi, menjëherë asocon edhe në Adnan Ismailin i cili tërë jetën e tij ia kushtoi librit, nxënësve, studentëve dhe arsimit shqip.
– Kur përmendet humanizmi, menjëherë asocon edhe në Adnan Ismailin, i cili gjatë 30 viteve të kaluara ka ndërmjetësuar në shumë projekte humanitare për shqiptarët edhe të tjerët. Mjafton të rikujtojmë refugjatët e Bosnjës, Kosovës, Preshevës dhe atyre nga viset në zonat e konfliktit të vitit 2001 dhe gjithçka bëhet e qartë.
– Kur përmenden marrëdhëniet miqësore shqiptaro-turke, doemos të asocon edhe në Adnan Ismailin, i cili gjatë këtyre viteve shërbeu si urë lidhje mes këtyre dy popujve miq.
– Kur të përmenden ish-ushtarët e UÇK-së, posaqërisht të plagosurit dhe invalidët, përsëri edhe kjo ndërlidhet me emrin e Adnan Ismailit, i cili ndërmjetësoi në shërimin e tyre jashtë shtetit.
– Kur përmenden njerzillëku dhe modestia, këto tipare më së miri e reflektojnë Adnan Ismailin, mikun e çdo dashamiri të arsimit, bashkëkohësisë, kulturës, humanizmit dhe mirëqenies.
Kjo është pasqyra më e shkurtër e Dr.Adnan Ismailit, pasqyrë në të cilën nuk mund ta gjejnë veten kreshnikat dhe të ngjajshmit si ai.
Zoti i Plotfuqishëm gjthmonë është në anën e drejtësisë dhe të atyre qe u bëhet padrejtësi dhe në këtë rast shpresojmë që Ai është në anën e Adnan Ismailit, të cilit i bëhet padrejtësi me shpifje dhe ofendime.

