Zoran Pavlovski, sot me propozimin e ministrit të Ekonomisë,
Kreshnik Bekteshi, është emëruar sekretar i ri shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, informoi Partia
Liberal -demokratike (PLD).
“Zoran Pavllovski, anëtar i PLD-së, në këtë vend vjen prej pozitës drejtues i sektorit për administrimine të ardhurave, zhvillimit lokal dhe ekonomik dhe planifikimit strategjik në komunën e Kumanovës, me
përvojë në zhvillimin e ekonomisë lokale, mbështetjen në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe tëmesme, sipërmarrësi, turizëm, zdrukthëtari dhe hotelieri”, kumtoi PLD.
Sekretari i ri shtetëror, shtohet në kumtesë, fillimisht do të angazhohet për mbështetjen e rritur tëbizneseve të vogla dhe të mesme, relaksimin e rregulaltivës ligjore me zvogëlimin e tatimeveparafiskale dhe kompensimeve, kushteve të barabarta për kompanitë vendore dhe të huaja, si dhe për rritjen e konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Data 27.10.2026
Aktuale
- FOTOLAJM/ Të enjten sherr e grushte, të hënën muhabet
- Qoku: I japim fund kontratave, dorëzova projektligjin për rregullimin e statusit të punonjësve të administratës
- Qeveria me masa të reja për mbrojtjen e gazetarëve, ja çfarë parashikohet
- Ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt nis, djalit të saj i duhet të sillet nga policia
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: Ish-bashkëshorti para drejtësisë për akuzat e dhunës
- Rama i jep leje speciale kompanisë së Agim Xhindolit për park fotovoltaik/ Projekti i “3X Energy” zapton 57 hektarë tokë bujqësore në Savër të Lushnjës
- Emocione të thella në varrimin e Arlinda Zekajt – djali i saj lutet për shpirtin e nënës
- (VIDEO) Shifra alarmante: Rritet për 118% numri i fëmijëve viktima


