Maqedonia dhe Bullgaria do ta thellojnë bashkëpunimin në energjetikë përmes shqyrtimit të mundësisë për ndërtimin e linjës së re të interkoneksionit të gazit mes sistemeve të gazit të të dy vendeve. Kjo, siç informon BTA, parashikohet në Memorandumin për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë bullgare të Energjetikës, që në seancën e sotme e aprovoi Qeveria e Bullgarisë. Për përmbushjen e qëllimeve nga Memorandumi do të krijohet grup pune ndërshtetëror për gaz, i cili gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të dokumentit do të duhet të hartojë projekt elaborat teknologjikekonomik për ndërtim të linjës së re të gazit. Nënshkrimi…
Author: Adijat
Qeveria bullgare sot e aprovoi Memorandumin për bashkëpunim mes ministrive të transportit dhe lidhjeve të Bullgarisë dhe Maqedonisë për zhvillim të komunikacionit hekurudhor ndërmjet dy vendeve. Pres shërbimi i Qeverisë në Sofje kumtoi se pala bullgare e mori obligimin për rindërtim të linjës hekurudhore Sofje-Perniq-Radomir-kufiri i Maqedonisë deri në vitin 2027, ndërsa Maqedonia nga ana e vet ka obligim deri në vitin 2025 ta ndërtojë linjën nga Kriva Pallanka-Deve Bair-kufiri bullgar. Nga ana bullgare është emëruar ministri i Transportit Ivajllo Moskovski ta nënshkruajë Memorandumin për bashkëpunim.
Babë e birë nga fshati Simnicë e Gostivarit (njëri 50 vjeçar ndërsa tjetri 23, nacionalitetit shqiptar), kanë ndërruar jetë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup. Ata ishin sjellur në Klinikë me temperaturë të lartë, diare dhe vjellje. Babai ka ndërruar jetë pak pasi u soll në Shkup, kurse 48 orë më vonë edhe djali i tij 23 vjeç. Më herët ata nuk kanë vuajtur nga asnjë sëmundje. Dhimbja ua ka përfshirë mushkëritë, gjakun dhe bubrekët, duke sjellur deri te vdekja e shpejtë. Bëhet fjalë për sëmundje misterioze, sepse mjekët akoma nuk e dinë se për çka bëhet fjalë. Supozimet…
Derisa Qeveria e kryeministrit, Zoran Zaev pretendon se po punon për uljen e borxhit publik të vendit, që sipas saj ka arritur në shifrat më të larta që nga pavarësia e Maqedonisë, opozita nga ana tjetër akuzon ekzekutivin e ri se po e fut shtetin në borxhe të reja. Të dhënat e fundit të Entit të Statistikës tregojnë se borxhi publik sillet në rreth 5 miliardë euro, apo mbi 50 për qind të Bruto Prodhimit Vendor. Nga Ministria e Financave kanë konfirmuar marrjen e borxheve të reja, por edhe shlyerjen e borxheve të vjetra, dhe se rezultati sipas saj,…
Qeveria e Republikës së Bullgaria në seancën e sotme të rregullt e aprovoi tekstin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë, njoftoi pres-shërbimi i Qeverisë në Sofje. “Nënshkrimi i marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë është shprehje e dëshirës së Bullgarisë që të ndërtojë marrëdhënie moderne të fqinjësisë së mirë dhe të bazuara në vlerat evropiane”, ka deklaruar kryeministri Bojko Borisov gjatë seancës së sotme të Qeverisë. Ai, siç transmeton BTA, ka theksuar se disa vite disa qeveri bullgare nga i gjithë spektri politik kanë qenë të angazhuar…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot u takua me delegacionin e UNICEF-it, i kryesuar nga Benxhamin Perks. Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar kryeministri i ka njoftuar mysafirët e UNICEF-it me përcaktimet reformuese dhe prioritetet qeveritare për përmirësimin e gjendjes me të drejtat e njeriut dhe të drejtave të fëmijëve në Republikën e Maqedonisë. Në takim ishte konstatuar se këto çështje kanë përgjigje në bashkëpunimin e përbashkët mes institucioneve të Republikës së Maqedonisë dhe UNICEF-it, gjithashtu edhe për sfidat me të cilat përballen fëmijët nga kategoritë e rrezikuara në sistemin arsimor. “Nder dhe kënaqësi është ta kemi UNICEF-in si…
Industria e tekstilit, prodhimtaria e mermerit, bujqësia, blegtoria, xehetaria dhe turizmi janë sektorët për të cilët janë të interesuar të bashkëpunojnë biznesmenët nga Adijamani, Turqia Lindore të cilët sot qëndrojnë në Maqedoni. Në forumin e biznesit, që u mbajt në Odën Ekonomike të Maqedonisë – Turqisë (MATTO), u prezantuan potencialet për investim në Maqedoni, ndërsa u mbajtën edhe tet-a-tet takime me qëllim që të shqyrtohen mundësitë për bashkëpunim midis kompanive të Maqedonisë dhe Turqisë. “Maqedonia është një prej shteteve më të rëndësishme në të cilin mund të investohet dhe në mënyrë transitore të punohet në të gjithë tregjet me të…
Pika për personat e pastrehë, në Momin Potok, ka përvetësuar hapësira të reja në qendrën për pranim për 16 krevate, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski dhe kryetarja e Këshillit, Irena Misheva, sot në prani të lëshimit në përdorim të hapësirave të reja çka Bashkia e Shkupit i ka blerë me mjete për festimin e Vitit të Ri që nuk u harxhuan aspak, edhe atë me vlerë prej dy milionë denarë. Sipas regjistrimit të Kryqit të Kuq të Bashkisë së Shkupit, Momin Potokin e vizitojnë 170 persona të pastrehë, nga të cilët, 65, shërbehen me të…
Në kulmin e sezonit turistik thuajse gjysma e plazheve në vend nuk janë të sigurta, gjegjësisht nuk i plotësojnë kushtet themelore të sigurisë për not, spor dhe rekreacion. Në Ohër kjo përqindje arrin në 35, në Strugë dhe Prespë deri më 50 për qind, thotë Sasho Toçko, kryetar i Kryqit të kuq Ohër Edhe përkrah asaj që janë të lajmëruar, përgjegjësit e plazheve më të vizituara si ‘Nemo’, ‘Mizo dhe të tjera, punojnë dhe tërheqin mysafirë të rinj pa asnjë pengesë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Më së shpeshti, kushti që nuk plotësohet është mospasja e ekipeve të licencuara shpëtimit. Trupi i vetëm…
Njëzet e gjashtë historianë, mjekë të shkencave historike dhe profesorë universitarë e kundërshtojnë dhe i hedhin poshtë përpjekjet për, siç konsiderojnë, ridefinim, ndryshim dhe falsifikim të historisë së Maqedonisë, qëllimi përfundimtar i së cilës është shkatërrimi i popullit maqedonas me të gjitha karakteristikat e tij. Në letrën lidhur me, siç theksojnë, gjendjet aktuale të ndërlidhura me çështje të identitetit, ata e ftojnë opinion e Maqedonisë që t’i mbështesin kërkesat e tyre për mbrojtje të emrit kushtetues, gjuhës dhe historisë së Maqedonisë. Ata u bëjnë thirrje të gjithë faktorëve shoqëror-politik në Republikën e Maqedonisë që të ndalojnë për mbrojtje të emrit…
Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së kërkon seancë publike, të hapur dhe urgjente lidhur me paralajmërimin për nënshkrim të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Kuvendi, siç theksoi në konferencën për shtyp Ilija Dimovski, duhet ta shqyrtojë marrëveshjen dhe të sjellë konkluzione se nëse duhet ose jo të nënshkruhet. Marrëveshja, sipas VMRO-DPMNE-së, është e dëmshme për Republikën e Maqedonisë. “Parlamenti duhet publikisht dhe në mënyrë transparente ta marrë marrëveshjen. Qeveria mund ta fshehë në afat të shkurtër sepse marrëveshja nuk është e mirë për Republikën e Maqedonisë. Herët ose vonë duhet ta publikojë”, tha Ilija Dimovski në konferencën për shtyp…
Në hyrjen e fshatit Trebovle, komuna Makedonski Brod, zjarr i madh kaploi hapësirwn malore me sipërfaqe prej 200 hektarëve. Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, për TV21 pohuan se janë dërguar dy aeroplanë për shuarjen e zjarrit, nga tipi “ER TRAKTOR”, dhe se nga Armata e Maqedonisë është kërkuar përforcim me dy helikopterë. Në aksionin për shuarjen e zjarrit marrin pjesë dhe banorët lokalë, njësitë e zjarrfikëseve nga Makedonski Brod dhe nga Kërçova, punëtorë nga ndërmarrja “Pyjet e Maqedonisë”. Tani për tani nuk ka rrezik pas sigurisë së fshatit Trebovle, thonë nga komuna Makedonski Brod.