Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi realizoi takim me delegacionin e Republikës së Bullgarisë i kryesuar nga kryeministri Bojko Borisov, i cili qëndron për vizitë dyditore zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Siç kumtoi pres shërbimi kuvendor, në delegacion kanë qenë edhe deputetët e Kuvendit popullor të Republikës së Bullgarisë, Xhema Grozdanova, kryetar i Komisionit për Politikës të Jashtme, Boris Vangjellov, kryetar i Grupit për miqësi me Maqedoninë dhe Stanisllav Stanov. Në takimin e palës së Maqedonisë, të pranishëm ishin Tomisllav Tuntev, koordinator i grupit të deputetëve të LSDM-së dhe koalicionit dhe Ejup Halimi, koordinator i grupit të…
Author: Adijat
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Temperaturat maksimale do të arrijnë 40 gradë Celsius. Temperatura minimale do të lëvizë prej 11 deri 20 gradë, ndërsa gjatë ditës prej 35 deri 40 gradë Celsius.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev është bashkë-nikoqir me kryyeministrin e Malit të Zi, Dushko Maroviq, i Samitit të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, që sot do të mbahet në Podgoricë, në të cilin do të marrë pjesë edhe nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Majk Pens. Pritet që nënpresidenti amerikan Pens ta theksojë përkushtimin e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor dhe ta nënvizojë rëndësinë e qeverisjes së mirë, reformave politike dhe qeverisjes së të drejtës. Në samit do të marrin pjesë kryeministrat ose presidentët e vendeve anëtare të Kartës dhe të shteteve me status të mbikëqyrësve, ndërsa Maqedoninë do…
Me një ceremoni mirë të organizuar dhe me masa sigurie të larta, u bë pritja e delegacionit nga Republika e Bullgarisë, të kryesuar nga kryeministri, Bojko Borisov. Kjo vizitë kishte për qëllim nënshkrimin e marrëveshjes së arritur mes dy shteteve fqinje. Në prani të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, kabinetit qeveritarë, mediave, gardës së republikës, në oborrin e qeverisë mbërriti delegacioni i vendit fqinjë. Pas intonimit të himneve të të dyja vendeve, dhe përshëndetjes së dy kryeministrave, u bë edhe takimi tek-a-tek. Rreth orës 13:40 minuta u bë nënshkrimi i marrëveshjes, të cilën të dy homolgët e quajtën si sukses,…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e fundit mori vendim që Ministria e Punëve të Brendshme ta rrisë prezencën në terren në të gjithë rajonet e kapluara nga zjarri, të vazhdojë shuarja e vazhdueshme dhe lokalizimi i zjarreve aktive, si dhe mundësim të kushteve për veprim të ARM-së, aktivisht e kyçur në terren. Gjithashtu, NP “Pyjet e Maqedonisë” duhet pa ndërprerë ta informojë Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim për të gjithë gjendjet e sapoparaqitura në terren dhe në mënyrë përkatëse të zhvillimi të ngjarjeve në terren. Gjatë seancës, Qeveria, siç është theksuar në kumtesën nga pres-shërbimi, e obligoi Komitetin…
LSDM-ja përmes një kumtese për Telegrafi Maqedoni ka reaguar ndaj thirrjeve të OBRM-PDUKM-së që të bojkotohet festimi i festës nacionale maqedonase “Ilinden”. Nga LSDM thonë se me këto thirrje OBRM-PDUKM-ja vazhdon me praktikën e vjetër për të krijuar ndarje mes qytetarëve. “Me thirrjen për anëtarët e saj që të mos marrin pjesë në shënimin e njërës nga datat më të rëndësishme historike të Maqedonisë, OBRM-PDUKM-ja vazhdon me praktikën e vjetër të krijimit të ndarjeve dhe tensioneve mes qytetarëve”, thuhet në reagimin e LSDM-së. Nga kjo parti thonë se OBRM-PDUKM-ja duhet të reformohet realisht dhe ta tejkalojë mënyrën destruktive të sjelljes…
Për shkak të mospasjes dhe prezencës së vetëm 59 deputetëve, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ndërpreu seancën në të cilën duhet të debatohet për ribalancin e Buxhetit dhe dha pauzë deri në orën 11. Deputetët duhej të prononcohen për propozim-ndryshimet e Ligjit për kulturë që në fillim të seancën i elaboroi ministri resor Robert Allagjozivski. Debati i Kuvendit për ribalancin e Buxhetit mund të zgjasë pesë ditë.f
Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, me rastin e festës kombëtare maqedonase “Ilinden” (2 gusht), do të fal 58 persona që gjenden në burgje. Njëzet të dënuar kanë marrë falje prej 3 muajve, nëntë të dënuarve do t’u falen 4 muaj dhe gjashtë të dënuar do të lirohen nga vuajtja e dënimit prej gjashtë muajve. Në listën e presidentit që është publikuar në Gazetën Zyrtare, janë edhe tre të dënuar me vrasje, të cilët dënimin e kanë vuajtur në burgun e Idrizovës. Të burgosurit tjerë që do të falen nga presidenti, janë të dënuar për vjedhje dhe mashtrime.
Nënkryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, sot pasdite do të arrijë në Podgoricë, ku nesër pritet të marrë pjesë në takimin e përfaqësuesve të lartë të vendeve anëtare dhe vendeve monitoruese të Kartës Adriatike, ku këtë vit, kryesuese është Maqedonia, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç kumtoi qendra mediale e Qeverisë, Maqedonia së bashku me Malin e Zi është bashkënikoqire e ngjarjes së rëndësishme. Pritet që amerikan Pence të theksojë angazhimin e SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor dhe të nënvizojë rëndësinë e qeverisjes së mirë, politikat reformuese dhe sundimin e ligjit. Në samit do të marrin pjesë kryeministra dhe kryetarë…
Komisioni rregullatorë së bashku me përfaqësues të EVN-së, ministrisë së ekonomisë dhe kabinetit të zv.kryeministrit Angjushev duhet që të bëjnë ndryshimin e sistemit të tarifimit për shitjen e energjisë elektrike për amvisëritë dhe shpenzues të vegjël, transmeton Zhurnal.mk Ndërkohë që qeveria pret që gjitha procedurat të përfundojnë në afat sa më të shkurtë dhe deri në tetor qytetarët të mund të shfrytëzojnë rrymë elektrike të lirë edhe gjatë ditës. Mësohet se EVN do të pranojë propozimin për tarifën e lirë por pret që qeveria të paguajë humbjet e kompanisë që do ketë nga mënyra e re e punës.
Artisti i afirmuar multimedial nga Shqipëria, Helidon Gjergji sonte në Çifte Hama do ta prezantojë projektin (H)am(m)am i cili i dedikohet mu objektit i cili, sipas artistit, është vend bashkëkohor për komunikim. Siç kumtoi organizuesi i ekspozitës – Galeria nacionale e Maqedonisë, në sallën e parë të Çifte Hamamit, Gjergji vendosë fotografi artistike të shenjave të llojllojshme të fotografuara me dorë nga komunikimi virtuel, të cilat do të vendosen në hapjet pentagonale të kupolës dhe do të jenë të dukshme si projeksione nga drita që depërton nëpër hapjet e mureve të brendshme të hapësirës. “Salla e dytë është kombinim i…
Me fjalim solemn para shtyllës së Republikës së Krushevës në qendrën e Krushevës dhe me vendosje të luleve të freskëta para përmendoreve të Republikës së Krushevës, sonte prej orës 18 pas për herën e 50-të jubilare në Krushevë do të fillojnë takimet shkencore-kulturore “10 ditë Republikë e Krushevës”. Hapja e vetë manifestimit do të në pllajën e Gumenje në 20:30, me ngritje solemne të bajrakut të Republikës së Krushes dhe program të pasur kulturor-artistik. Manifestimi qendror me rastin e Ilindenit dhe 114 vjetorit nga Kryengritja e Ilindenit dhe Republikën e Krushevës do të jetë nesër më 2 Gusht – Dita…