Author: Adijat

– SHA ELEM në gjashtë muajt e parë të këtij viti realizoi neto fitim prej 533 milionë denarë ose 8,6 milionë euro, ndërsa depozitat në disa banka vendore së bashku me 31 korrikun janë 1.250 milionë denarë, gjegjësisht 20 milionë euro, informoi drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Hristian Mickoski në takimin e sotëm me gazetarët. Ai theksoi se kompania rregullisht i shlyen obligimet e veta ndaj shtetit, partnerëve afaristë dhe të punësuarve dhe theksoi se së bashku me 31 korrikun janë paguar të gjitha kërkesat e skaduara. Para kohe është paguar edhe kredia ndaj Bankës Botërore në shumë prej 903.526…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot ka vazhduar debatin për rebalancin e Buxhetit, e cila filoi të martën. Nga opozita vlerësojnë se ky buxhet është i masakruar, shkurtim të investimeve kapitale, të mjeteve në arsim, shëndetësi, polici, ushtri,….të llogarive të shpenzimeve jo-produktive, punësim të kuadrove partiale, janë vetëm një pjesë e ankesave për rebalancin që sot i kanë parashtruar deputetët e opozitës. Mirëpo, pas ankesave të parashtruara, LSDM ka reaguar duke theksuar se me rebalancin, investimet kapitale nuk shkurtohen, por janë të një baze reale, ndërsa ankesat e OBRM-PDUKM do të mbanin do të mbanin nëse kjo parti nuk do…

Lexo më Shumë

B.I (52), banor i fshatit Drenovë, dje në digën “Lisiçe” derisa ka peshkuar me GJ.J (58) ka parë një prizë për peshkim, ka kërcyer në ujë që ta nxjerr, pas çka është përmbytur dhe nuk është paraqitur në sipërfaqe. MPB kumtoi se në vendin e ngjarjes janë dërguar nëpunës nga SPB Veles, ndërsa janë angazhuar edhe pjesëtarë të Njësitit për detyra të posaçme për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit. MPB informon se dje në afërsi të fshatit Dollno Dupeni në Liqenin e Prespës, është gjetur r.a (53) i mbytur nga Prilei. Nëpunësit policorë nga Stacioni policorë Markova Noga e kanë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) kujton punëdhënësit për detyrimin se duhet t’i mbrojnë punëtorët gjatë kohës së temperaturave të larta.  MPPS porosit që në tre ditët e ardhshme të lirohen nga obligimet e punës gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeçare, ndërsa gjithë personat tjerë në rast të komplikimeve shëndetësore, menjëherë të paraqiten tek mjeku amë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga punëdhënësit kërkohet që ta riorganizojnë orarin e punës, me qëllim që t’ju iket aktiviteteve në qiell të hapur në periudhën prej orës 11 deri 17, si dhe sigurim të pushimit dhe lëngjeve të mjaftueshme. Gjithashtu, rekomandohet që…

Lexo më Shumë

Forcat e ARM-së janë angazhuar për parandalimin e zjarrit te Lutoec, vendi i quajtur Zmijarnik, i cili ende është aktiv, që të mos zgjerohet drejt f. Trebovle. Janë dëmtuar tre shtylla druri për furnizim me energji elektrike në vendin e banuar f. Blizankso. Zjarri në f.Deviç është vënë nën kontroll, kumtuan nga Qendra për menaxhim me kriza. Sipas të dhënave me të cilat disponon QRMK për situatën me zjarret në Maqedoni deri në orën 11:30, për momentin për shuarjen e zjarrit në zonën e f. Trebovle janë angazhuar: ARM për zjarrin në f. Trebovlje dhe një pjesë në zonën e…

Lexo më Shumë

Dje rreth orës 11:15 në Aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” në dalje nga Republika e Maqedonisë, 5 shtetas të huaj  i kanë pasur pasaportat e falsifikuara. “Gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se të njëjtat i kanë të falsifikuara. Pas kryerjes së bisedave me personat, të njëjtët kanë deklaruar se pasaportat i kanë blerë nga 2.000 euro nga një person i panjohur nga Kosova. Personat janë privuar nga liria dhe u janë dorëzuar inspektorëve të Qendrës Rajonale – Veri – Shkup për procedurën e mëtutjeshme”, thuhet në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Lexo më Shumë

Profesori universitar Mersel Bilalli në një postim në Facebook ka apeluar deri te Kryeprokurori Zvërlevski që ky i fundit sa më shpejt të deponoj dorëheqjen e tij. Ai e pyet Zvërlevskin se çfarë u ke borxh atyre që po i mbron, e që rrezikon që personalisht të japish përgjegjësi për gjëra të rrezikshme për shtetin, për të cilën ti ndoshta nuk je i vetëdijshëm.

Lexo më Shumë

Tualete publike ka pasur në Romën e vjetër. Nëpër qytetet e mëdha evropiane ka pasur që nga shekulli i 19-të, ndërsa kryeqyteti i Maqedonisë ende nuk i ka ato në shekullin 21, shkruan Telegrafi Maqedoni. Kundërmon erë e keqe nga tualetet publike në bodrumet e Qendrës Tregtare të Qytetit në Shkup, edhe atë që nga hapi i parë përmes pragut. Ka gra që pastrojnë tualetet, ka fshisa dhe kova të mbështetura te muri i hyrjes. Por nuk ka detergjente që do të ‘maskojnë’ shqetësimin e qartë për këtë hapësirë: pllaka të rrënuara, dyer që nuk mbyllen, çezma të prishura, bishta…

Lexo më Shumë

Ligji për keqpërdorimin e gjuhëve do të kalojë në njëqind ditët e Qeverisë dhe do të dërgohet në Komisionin e Venecies, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Arben  Taravari. “Si parti atë që e kemi thënë para se të hyjmë në Qeveri, flas për Lëvizjen për reforma – PDSH, atë e kemi thënë edhe ditën e parë kur më emëruan ministër dhe hymë në Qeveri, atë e themi edhe tnai se ky ligj do të kalojë në njëqind ditët e para të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë”, tha Taravari. Theksoi se nuk ka moskuptime, nuk ka nevojë të largohen…

Lexo më Shumë

Intervista e Presidentit të Republikës, z. Ilir Meta, për emisionin “Top Story” të Sokol Ballës në “Top Channel”. Në këtë intervistë ai është pyetur edhe lidhur me informacionet për afërsinë me Nikolla Gruevskin. Edhe pse ka lavdëruar politikën ekonomike të qeverisë së Gruevskit lidhur me “Parqet Industriale” (Zonat e Lira Ekonomike), Meta ka thënë se shumë më herët se me Gruevskin është njohur me Branko Cërvenkovskin dhe Vllado Buçkovskin, kurse thekson edhe afërsinë me “shoqen e gjeneratës”, Radmilla Shekerinskën, transmeton Gazeta Lajm Të jesh president i Republikës është një kulminacion, jo thjesht një karrierë politike por sesa në jetën e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker ka thënë se nuk është për atë që vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejt të hyjnë në Bashkimi Evropian.Megjithatë, ai ka theksuar se vendeve të Ballkanit nuk bën t’i merret perspektiva evropiane, transmeton Koha.net.Në një intervistë për “Politiko” Junker ka thënë se “nëse BE-ja shpërbëhet, ashtu si po pohon Tramp, Ballkani Perëndimor do ta humbiste perspektivën evropiane“.“Nuk jam për atë vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen shpejt BE-së, por nëse atyre ua marrim perspektivën evropiane, atëherë sërish do të kemi atë që e kemi pasur në vitet e 90-ta. Në këtë kuptim…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Aben Taravari, deklaroi se do të emërohen gjashtë deri tetë drejtorë të rinj në disa klinika dhe spitale, ndërsa do të ketë edhe emërime të tjera. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën për shtyp të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Taravari theksoi se disa drejtorë do të mbeten në vendet e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Akoma nuk mund të përgjigjem saktësisht. Megjithatë, tani po mendoj për disa drejtorë të cilët do të mbeten. Mund të jenë në periferi, mund në Qendrën Klinike. Akoma kemi konsultime”, tha Taravari. Gjatë ditëve të kaluara Ministria e…

Lexo më Shumë