Maqedonia dhe Shkupi arritën që me sukses ta justifikojnë besimin e UEFA-s për organizimin e ndeshjes së Super Kupës së Evropës në stadiumin e qytetit në Shkup, ku u përballën Real Madridi dhe Manchester Unitedi. Pa asnjë incident, me atmosferë të bukur organizative Shkupi tregoi se mund të organizojë ngjarje të mëdha botërore. Mbi 300 shtëpi televizive nga rreth 200 shtete kanë transmetuar spektaklin e mbrëmshëm. Sipas vlerësimeve, ndeshjen e kanë përcjellur deri një miliardë shikues, që është ngjarja e dytë më e shikuar pas Lojrave Olimpike në Rio. Atmosfera ishte ideale si në stadium, poashtu edhe jashtë tij. Përveç…
Author: Adijat
Partitë shqiptare nuk arritën të marrin as Regjistrin Qendror në kuadër të ndarjes së ‘kulaçit’ qeveritar. Me fillimin e bisedimeve ishte paralajmëruar që BDI-së ti takonte Drejtoria e të Hyrave Publike, por më pas kjo nuk u arrit gjatë bisedimeve për ndarjen e posteve zyrtare. Edhe Drejtoria e Regjistrit Qendror si e rëndësishme për bizneset i kaloi LSDM. Në këtë detyrë siç mëson Zhurnal është emëruar Marija Boshkovska Jankovski. Ajo vjen në këtë pozicion në vend të Andrea Popovskit i cili deri dje ka ushtruar detyrën drejtor tek Regjistri Qendror.
Gjatë natës së kaluar, gjatë Super Kupës së UEFA-së, nuk është regjistruar rritje e numrit të zakonshëm të intervenimeve, kumtoi Minsitria e Shëndetësisë. Në Klinikën për toksikologji nuk është pranuar asnjë pacient, në shërbimin e ndihmës së shpejtë nuk janë regjistruar kolapse, ndërsa vetëm një shtetas i huaj me thyerje të dorës është transportuar në Klinikën për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”. Edhe Qendra urgjente në kompleksin e klinikave informon se nata ka kaluar e qetë, pa numër të shtuar të intervenimeve.
Objektet hotelierike në Qendër të Shkupit, dje, ishin të mbushura me tifozë të klubeve të Manchester UTD dhe Real Madrid. Në mesin e tifozëve, ekipi i A1on ka zhvilluar intervista të shkurtëra edhe me zyrtarë dhe politikan të OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjatë një interviste me deputetin e OBRM-PDUKM, Krste Mukoski, u bë e ditur se ai është me Real Madrid-in. Kolegu i tij Dimitar Stevananxhija, është me Barcelonën por, shpreson të fitojë Manchester United. Në pyetjen nëse pritshmëritë dhe parashikimet janë të njëjta në planin politik dhe në sport, ai pohoi pyetjen. Në mesin e të intervistuarve, ishte edhe…
Lëvizja BESA ka përkrahur idenë e një këshilli vetëinicativ të mërgatës që kërkon që shqiptarët të kenë një kandidat të përbashkët në Kërçovë për zgjedhjet e ardhshme lokale. Nga komunikata e kësaj partie kërkohet që kandidati unifikues të jetë jopartiak. Me këtë nënkuptohet që kjo parti është kundër rikandidimit të Fatmir Deharit. Ja komunikata : Duke vlerësuar lart përpjekjet, angazhimin dhe sakrificën Tuaj, tani dhe në të kaluarën, për t’i mbajtur gjallë lidhjet e forta me vendlindjen, por edhe për ta parë sa më mirë vatrën Tuaj të lindjes, dëshirojmë t’ju falënderojmë përzemërsisht dhe t’ju përgëzojmë për iniciativën e marrë si…
Edhe pse më herët organet e rendit dhe gjyqësore lëshuan paralajmërime për mashtrime që mund të bëhen me biletat e Superkupës së Evropës, në Shkup përsëri është blerë dhe shitur bileta ku çmimi në tregun e zi ka qenë dhjetëfish më i shtrenjtë se çmimet e caktuara nga UEFA. Para dhe pas ndeshjes janë arrestuar 12 persona të përzier në shit-blerjen e biletave. Shtatë persona janë shtetas të huaj ndërsa pesë janë qytetarë të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni. Dy anglezë të moshës 44 dhe 33 vjeçare janë munduar të shesin bileta origjinale për shtetasit 21 dhe 25 vjeç nga Ukraina. Në…
Zjarri te sheshi Nikolla Karev në Shkup, nën kazermën Ilinden, është lokalizuar. Është djegur bar i thatë rreth 150 metre katrorë, ndërsa i dyshuar është i mituri B.L. i cili ishte thirrur në stacionin policor Karposh. Me të ka në stacion ka vajtur edhe personi A.A. (1992) dhe A.V. (1998). Janë marrë masat për qartësimin e rastit dhe në qoftë se vërtetë e kanë vepruar një gjë të tillë. Përndryshe zjarret në Maqedoni, gjegjësisht një pjesë e mirë territorit të Shkupit, ka gati dy javë që është përfshirë nga zjarri.
Profesoresha e Fakultetit të Drejtësisë “Justiniani i Parë”, Tanja Karakamisheva, ka humbur gjyqin para Gjykatës Administrative, kundër kryeministrit Zoran Zaev, mëson Nova TV. Karakamisheva ka dorëzuar ankesë kundër vendimit të kryeministrit Zoran Zaev, i cili në seancën e 11 qeveritare shkarkoi Karakamishevën nga Drejtoria për akreditim dhe evaluim të arsimit të lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Karakamisheva në Gjykatën Administrative kundërshtoi vendimin e Zaevit, ndërsa ka dorëzuar edhe propozim të veçantë për masë të përkohshme me të cilën ka kërkuar të mbetet në Drejtori deri në hyrjen në fuqi të vendimit, për shkak të ekzistimit të interesit publik. Gjykata Administrative javën…
Kuinteti në piano nga Zagrebi sonte do të mbajë koncert në kishën “Shën Sofia”, në kuadër të festivalit “Vera e Ohrit”. Do të interpretojnë muzikantët Ilin-Dime Dimovski në kontrabas, Federiko Lovato-piano, Hërvoje Filips – violë, Nikolla Jovanoviq – violonçelë dhe Alina Gubajdulina në violinë.
Futbollistët e Real Madridit mbrëmë e fituan Super Kupën e UEFA-së që u luajt në Arenën nacionale “Filipi i Dytë” në Shkup. Pas duelit trajneri i “klubit mbretëror” Zinedin Zidan deklaroi: “Përfunduam punë të madhe. Në pjesën e parë ishim të shkëlqyeshëm, ndërsa më pas patëm edhe pjesë më të dobët të lojës, por më me rëndësi është se titulli vjen në Madrid. Ekipi dhe fryma ekipore janë adutet tona. Kemi cilësi, por kemi edhe atribute të tjera pozitive. Kristiano Ronaldo ka vetëm tre ditë trajnime, por më me rëndësi është që erdhi këtu. Luajti rreth dhjetë minuta dhe ai…
Në vendkalimet kufitare të palës së Maqedonisë nuk ka ngecje më të gjata, informon LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore në vend zhvillohet nëpër rrugë të thata, ndërsa intensiteti jashtë mjediseve të qytetit është rritur.
Drejtori në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaban Saliu ju bëri thirrje politikanëve që të mos i përdorin zjarret për të fituar pikë politike, por nëse shqetësohen aq shumë dhe dua aq shumë të luftojnë për shtetin, Saliu tha se mund të organizojë trajnim dhe t’i ftojë të kyçen sëbashku nëpër terrenet ku ka zjarre, shkruan Almakos. “ Për sa kohë unë jam në këtë post si drejtues në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim më intereson vetëm të kryej detyrën time si duhet dhe nuk më intereson dhe nuk anoj nga asnjë parti politike. Andaj, ju bëj thirrje partive që…