Author: Adijat

Shkëndija e Tetovës sot do të ketë përballjen më të madhe në historinë e saj, përballë do të ketë skuadrën e AC Milan, shtatë herë fituese e Ligës së Kampioneve dhe fituese e shumë trofeve të tjerë botërorë si dhe kampione e shumëfishtë e Italisë. Kuqezinjtë nga Tetova pas tre ditëve qëndrim në qytetin e Modës tani më janë ambientuar mirë në atmosferën e qytetit të Milanos, dhe me optimizëm po e presin ndeshjen e tyre të parë në kuadër të “Play Off-it” të Ligës së Evropës, shkruan “Portalb”. Ndryshimet e shumta në këtë skuadër mund të jetë një shpresë…

Lexo më Shumë

Para ndeshjes me Milanin, Lazim Destani nuk vonoi për ta takuar skuadrën e Shkëndijës, tashmë në Milan, ku nga Dyzeldorfi arriti me aeroplan personal. Ai këtu ka kaluar çaste të bukura me skuadrën kuqezi duke i inkurajuar e motivuar ata para ndeshjes me skuadrën e Milani-it. Me këtë rast, Lazim Destani në mënyrë të veçantë ka takuar trajnerin Qatip Osmani dhe kapitenin Ferhan Hasani me të cilët gjithashtu ka shkëmbyer mendime duke shprehur besimin dhe bindjen e tij se Shkëndija është gati për këtë sfidë madhështore. Lazim Destani gjithashtu e ka vizituar skuadrën edhe gjatë stërvitjes në stadiumin ‘San Siro’…

Lexo më Shumë

Afër 20 autobus me tifozë të Shkëndijës kanë marrë rrugën nga Tetova për në Milano, në mbështetje të skuadrës së Shkëndijës në ndeshjen historike kundër gjigantit Italian, Milan, të enjten në San Siro prej orë 20:45. Një fotoselfie, që duket si një lumë i gjatë, e publikuar në facebook nga tifozi i madh i Shkëndijës, Krenar Osmani ku ka shkruar: “Vetëm një pjesë e Ballistëve në San Siro”. Ndeshja e parë, Milan-Shkëndija është e vlefshme për fazën e play-off në Ligën e Europës.

Lexo më Shumë

OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të deputetit të LSDM-së, Pavle Bogoevski, i cili doli në mbrojtje të ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, për reformat që po zbaton në MPB. Nga OBRM-PDUKM thonë se Spasovski është me faj deri në fyt që policia nën udhëheqjen e tij ka tentuar të vret dy të rinj, njofton Telegrafi Maqedoni. “Oliver Spasovski nuk mund t’i ikë përgjegjësisë. Ndërsa i gjori Pavle Bogoevski po mundohet ta mbrojë. Deri dje deputetit Pavle Bogoevski mundohej t’i gënjejë qytetarët se është kundër dhunës policore, ndërsa tani shihet i brengosur kur policinë…

Lexo më Shumë

Adhuruesit е tingullit të kitarës klasike sonte në kuadër të Festivalit “Vera e Ohrit” do të kenë mundësi jo të përditshme të kënaqen në performancën artistike të maestros spanjoll të kitarës Ignasio Rodes. Rodes është fitues i pesë garave internacionale në kitarë, midis të cilëve “Andres Segovia”, “Francisko Tarega” dhe “Hoze Ramirez”, i njohur si një nga kitaristët më të talentuar të gjeneratës së tij. Pas debutimit brilant në “Vigmor holl” në vitin 1986 në Londër, performancat e tij e çojnë nëpër gjithë botën, në shumicën e vendeve evropiane, por edhe në SHBA dhe Amerikën Jugore. Ka performuar në sallat…

Lexo më Shumë

Ish kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë  Zhivko Mitrevski  ka marrë para në kurriz të LSM më shumë se sa ka xhepa. 50 mijë denarë rrogë si kryetar i Lidhjes, 10.000 denarë si anëtar i Fondit për sigurim pensional, 12-të mijë për jetë të veçuar dhe si anëtar i bordit ekzekutiv të LSM-së ka marrë 30.000 denarë, shkruan Almakos. Një listë e tërë keqpërdorimesh  të bëra prej tij përmes buxhetit të Lidhjes, është shpalosur në konferencën e sotme( e mërkurë) për shtyp nga udhëheqësia e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Sipas asaj që u tha para gazetarëve nga Pece…

Lexo më Shumë

– Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, sot realizoi takim pune me Zëvendës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë, Pol Eduards. Në takim u diskutua për planet dhe konsideratat si dhe për kahjet që do t’i ndërmerr kabineti i diasporës në të ardhmen. Ministri Ademi theksoi se ne jemi duke punuar për të krijuar marrëdhënie me diasporën tonë në mënyrë që të bëjë atë të ndjehet se ka një shtëpi në të cilën ajo mund të kthehet. Duke pasur parasysh se ekziston një numër i konsiderueshëm i emigrantëve nga Republika…

Lexo më Shumë

Një informacion se në qendër të Kumanovës do të vendoset pllakë përkujtimore për branitellat, ka shqetësuar shqiptarët e këtij qyteti. Por, kryetari i Komunës sot tha se nuk është caktuar saktë se çfarë pllake do të vendoset në parkun e ri në Kumanovë, dhe se çfarëdo vendimi duhet të kalojë në këshillin komunal me votim sipas modelit të Badenterit. Ai tha se komuna vetëm ka informuar se do të fillojë ndërtimi i gjelbërimit të një parku të vogël në atë lokacion, dhe se në të ekziston hapësirë që të vendosen pllaka të ndryshme përkujtimore, pasi shoqatat civile disa herë e…

Lexo më Shumë

Një pjesë e sektorit civil presin nga qeveria që të gjejë zgjidhje sistemore për përfshirjen aktive të organizatave joqeveritare dhe të gjitha palëve tjera të interesuara për procesin e krijimit të politikave. Në qeveri ekziston Këshill për bashkëpunim me shoqërinë civile, por i njëjti është trashëguar nga përbërja e kaluar qeveritare dhe fare nuk është funksionale, konsideron Simonida Kacarska nga instituti për politikë evropiane. Sipas saj, ky këshill duhet të shkrihet në organ i cili do t’i koordinoj aktivitetet e përbashkëta të sektorit qeveritar dhe joqeveritar, transmeton Alsat-M. Këtu përgjegjësia para se gjithash i takon qeverisë, të punoj në drejtim…

Lexo më Shumë

Nuk ka ende asnjë të dyshuar për vrasjen e Dilaver Bojkut. Policia është duke punuar në mënyrë intensive në kapjen e autorit. Nga SPB Ohër për TV Shenja thanë se në bisedë informative kanë ftuar disa persona dhe janë realizuar anketa me qytetarët. Përveç autorit, për MPB-në të paktën zyrtarisht janë ende të panjohura edhe motivet e vrasjes. Në opinion spekulohet se bëhet fjalë për hakmarrje. Kujtojmë se Dilaver Bojku – Leku u qëllua për vdekje tre ditë më parë me plumb në kokë, në restorantin e tij “Aqua Blue”. Vrasësi në momentin që ka shtënë ndaj Bojkut, është larguar…

Lexo më Shumë

Universiteti i Tetovës, në bashkëpunim me Qendrën kërkimoreshkencore “Nobel” nga Republika e Turqisë, prej 15 deri 18 gusht 2017, në Shkup, organizojnë Kongresin ndërkombëtar të bujqësisë. Në këtë kongres, me kumtesat e tyre marrin pjesë mbi 100 studiues nga Maqedonia dhe Turqia. Prorektori për Shkencë i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Hazir Pollozhani, në hapjen solemne, theksoi se qëllimi i këtij kongresi është që të diskutohet dhe të prezantohen rezultatet e punës kërkimore dhe profesionale dhe në këtë mënyrë të mundësojmë një transferim më të mirë të arritjeve profesionale dhe shkencore në fushat e bujqësisë, ushqimit dhe mjedisit, në drejtim…

Lexo më Shumë

Qasje të barabartë dhe politikë transparente për investitorët, paralajmëroi ministri i angazhuar për investime të huaja Adnan Qahil para anëtarëve të Odës Ekonomike Maqedonisë – Turqi (MATTO). Në seancën e Këshillit drejtues (KD) të MATTO-s Qahil informoi se Qeveria përgatit ndryshime lidhur me politikën investuese, por, siç tha, kjo nuk duhet t’i prekë investitorët e deritanishëm nëse procedurat në procesin e zhvillimit kanë qenë tërësisht legale. Qeveria, njoftoi Qahil, është përgatitur t’u ndihmojë investitorëve. Konsideron se marrëdhëniet me biznes bashkësinë mund të zhvillohen vetëm me dialog të vazhdueshëm. “Gjithsesi se do të ballafaqohemi me probleme dhe pengesa, por qëllimi ynë…

Lexo më Shumë