Moti në Maqedoni do të jetë i nxehtë dhe me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë me intensitet të mesëm me drejtim jugperëndimor dhe perëndimor. Temepreaturat e mëngjesit do ë lëvizin prej 9 deri më 16 gradë, ndërsa temperaturat ditore prej 27 deri më 35 gradë celsius. Indeksi i valëve UV do të jetë 7 shkallë. Në Shkup dhe rrethinë do të me mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Temperatura më e ulët e mëngjesit do të jetë 13, ndërsa ajo më e lartë e ditë do të arrijë 35 gradë celsius.
Author: Adijat
Në mëngjes herët, dritat nëpër shtëpi e banesa ishin të ndezura. Meshkujt bëheshin gati për të shkuar për të falur Bajramin, femrat duke përgatitur mëngjesin i cili mbledh në një tryezë familjet pas faljes së Bajramit, ndërsa fëmijët të zgjuar herët nga gëzimi se sot është ditë feste. Dyqane të mbyllura, por njerëz kudo, të gjithë duke shkuar tek të afërmit e tyre për të bërë Bajram, për t’i dëshiruar njëri-tjetrit më të mirën. Nëpër shkallët e ndërtesave dëgjoheshin të trokitura herë pas herë, të shoqëruara nga fëmijët që të thoshin “ A doni të bëni Bajram?”. Kjo i jepte…
Dialogu politik është i domosdoshëm për avancim në rrugën e reformave urgjente dhe për përmirësimin e kulturës parlamentare dhe atmosferën në Kuvend, thuhet në deklaratën e përbashkët të eurodeputetëve Ivo Vajgëll, Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, liderët e partive politike dhe koordinatorët e partive politike parlamentare. Eurodeputetët, theksojnë se në takimet, e kanë shfaqur mbështetjen e tyre të përhershme për dialog mes partive politike, posaçërisht për agjendën reformuese të nevojshme për anëtarësimin e vendit në BE dhe për funksionim efektiv institucional të Kuvendit. “Spikeri dhe partitë politike e…
Edhe këtë vit të ri shkollor nxënësit do ta fillojnë me librat e vjetra përplot gabime. Në përdorim vazhdojnë të jenë të a.q. “libra të Kembrixhit” që Qeveria e mëparshme i futi në sistem pa asnjë debat publik dhe siç thonë ekspertët, pa i përshtatur me ambientin tonë. Ndërkaq librat e përkthyera në gjuhën shqipe janë të mbushura me edhe më shumë gabime gjuhësore e përmbajtësore. Pavarësisht reagimeve në opinion, Qeveria e mëparshme nuk bëri asgjë për ta zgjidhur këtë problem. Në librin e lëndës “Shoqëria” për klasën e pestë fillore flamuri i Kosovës vijon të prezantohet si simbol shtetëror…
Festa e Kurban Bajramit është festa e sakrificës dhe solidaritetit. Si e tillë ndërton dhe zhvillon vetëdijen tonë për ta thyer murin e egoizmit, na obligon të gjithëve të jemi pranë njëri tjetrit, gjithmonë me një altruizëm të sinqertë. Urime Kurban Bajramin, me dëshirat më të sinqerta për Ju dhe familjet tuaja. Shëndet dhe mbarësi në jetën tuaj.
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot pas takimit me eurodeputetët Eduard Kukan dhe Ivo Vajgël deklaroi se BDI-ja tërësisht mbetet e angazhuar në zbatimin e reformave dhe në zgjidhjen e problemeve, si dhe në çështjen me emrin dhe çështjet tjera që mbetet të zgjidhen me vendet fqinje. “Guximshëm do të kërkojmë dhe do të punojmë në drejtim të reformave të përmendura jo vetëm në gjyqësi, por edhe në sfera tjera dhe do të jemi pakompromis në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si vlera të cilat jo vetëm që i kërkon BE-ja, por si vlera të cilat na fisnikërojnë…
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, së bashku me anëtarët e tjerë të partisë të tij realizuan takim me deputetët në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgll dhe Eduard Kukan, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në takim siç thonë nga OBRM-PDUKM-ja, bashkëbiseduesit janë përqendruar në temat aktuale dhe prioritetet strategjike të shtetit. Nga OBRM-PDUKM-ja kanë theksuar shqetësimet nga “rastet e shkeljes së hapur të ligjeve nga qeveria aktuale në pikëpamje të emërimeve dhe punën e institucioneve konkrete të qeverisë”. Gruevski në takim ka theksuar se interesat strategjike të shtetit mbeten anëtarësimi në BE dhe NATO.
Atmosfera pozitive mund të jetë vetëm përparësi për të dyja palët dhe besoj se në momentin e duhur do të krijohen kushte të bëjmë hap më tej, që nënkupton se duhet të shqyrtojmë variante të zgjidhjeve të ndryshme të problemit, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për përshtypjet nga takimet e djeshme me ministrin grek të Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias. “Unë jam pozitiv edhe nga vetë takimi edhe për atë se si po ndodhin gjërat me fqinjët në përgjithësi, ashtu edhe me Republikën e Greqisë. Tashmë ka klimë pozitive, ka miqësi, dialog dhe bisedime, ndërsa…
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim sot kumtoi se zjarret në komunën e Zajazit dhe Makedonski Brod janë lokalizuar. U lokalizua zjarri mes fshatrave Zajaz dhe Strogomishtë e Epërme, ku janë djegur dy hektarë pyll pishe. Në shuarjen janë angazhuar 40 persona nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Brigada zjarrfikëse territoriale, ARM-ja, Pyjet e Maqedonisë dhe vullnetarë. Zjarri te vendi Baba në atarin e fshatit Sllatinë në komunën Makedonski Brod, ku është djegur sipërfaqe me bar të thatë dhe pyll u lokalizua. Në terren janë angazhuar pesë persona nga “Pyjet e Maqedonisë”. U lokalizua edhe zjarri te vendi i quajtur Vidush…
Kyretari i LSDM-së, Zoran Zaev sot realizoi takim me deputetët e Parlamentit evropian, Ivo Vajgll, Eduard Kukan dhe Knut Frankeshtajn. Në takim u diskutua situata aktuale politike në Republikën e Maqedonisë në prag të zgedhjeve lokale, menaxhimin me procesin e reformave si dhe për politikën e jashtme dhe proceset euro-atlantike. Kryetari Zaev, i informoi eurodeputetët se implementimi i Planit reformues 3-6-9 është proces inkluziv që po përparon me tempo të përshpejtuar dhe se në realizimin e tij janë të kyqura të gjitha ministritë. Në aspektin e politikës ndërkombëtare, kryetari Zaev potencoi që periudha e deritanishme duket pozitive ndaj politikës ndërkombëtare…
Puna e pushtetit, qoftë lokal apo qendror, ua imponon medieve trajtimin e temave etnike në Maqedoni. Gjendja faktike e shkollave, infrastruktura … kahëzojnë autorët e produkteve gazetareske që të theksojnë ndarjet etnike, shkruan gazeta Lajm. Shembulli i fundit është rinovimi i shkollës fillore “Vuk Karaxhiq”- Kumanovë, ku kryesisht mësojnë nxënës të etnikumit maqedonas. Në këtë shkollë, për vitin akademik që të do të nis muajin nga dita e hënë janë regjistruar vetëm 7 nxënës në klasën e parë, kuptohet maqedonas. Shkolla Fillore “Vuk Karaxhiq” në Kumanovë ka nisur rinovimin e objektit. Në këtë objekt ku mësojnë kryesisht nxënës të përkatësisë…
Grupi parlamentar i LSDM-së dhe i koalicionit të bashkuar konsideron se partia BESA duhet që të ketë anëtar të KSHZ-së, por se për këtë duhet të respektohen rregullat ligjore. “Ne nuk e përjashtojmë si qëndrim as si parti, e as si grup parlamentar, por normalisht duke respektuar edhe dispozitat e tjera ligjore sepse komisioni amë në Kuvend duhet që të vendosë ku qëndron problemi për këtë çështje respektivisht midis cila ligjeve ekziston kolizion në zbatimin e tyre dhe të japë sqarim autentik në kërkesën e BESË-s”, deklaroi sot koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Tomisllav Tunev. Partia BESA konsideron se…