Një shofer kamioni nga Shkupi në moshën 57-vjeçare humbi jetën dje pasi kamioni in tij ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bankinën mbrojtëse metalike ku edhe u përmbys në rrugën Gjevgjeli-Shkup. Siç citohet në buletinin policor, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 18:30 minuta dhe shoferi S.G me ambulancë është dërguar në Institucionin Shëndetësor Publik në Gjevgjeli, ku edhe vdiq. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe punohet për zbardhjen e plotë të rast
Author: Adijat
Siç njoftojnë nga policia, aksioni policor është kryer mbrëmë në periudhën prej orës 23:00 deri 02:30 nga zyrtarët e SPB Tetovë, në lokalin e Z.S nga fshati Zhelinë. Policia ka arrestuar 12 shtetase të huaj prej të cilave 11 nga Shqipëria dhe një nga Kosova. Ato janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin policor në Tetovë për procedurë të mëtejme.
Nëse marrëveshja me Greqinë ka qenë vërtetë e mirë dhe e garantonte identitetin maqedonas, Zoran Zaev nuk do të kishte mëdyshje dhe do e vendoste të njëjtën në referendum pa pyetje shtesë që të mund të sjell qytetarët në huti. Nëse marrëveshja ishte sukses historik për Maqedoninë, pra Zaev nuk do të kishte dilema t’i shtonte në çështjen e referendumit edhe BE-në dhe NATO-n, duke e keqpërdorur besimin ndaj partnerëve tanë ndërkombëtarë, ka thënë në reagimin e saj VMRO-DPMNE. “Marrëveshja është e dëmshme! Me të fshihet emri Republika e Maqedonisë, historia maqedonase, tradita dhe kultura. Zaev po bën truqe se…
Faton Islami flet shqip me Vienezët në mënyrë shumë qesharake! Në një udhëtim në Vienë, Faton Islami bën një kamerë të fshehur ku flet me vendasit duke i bindur se është duke komunikuar me ta në gjuhën angleze por në fakt fjalët e tij janë të gjitha në gjuhën shqipe dhe me tema të ndryshme që janë nga vendet tona. Siç është pasuli apo figurat e njohura siç Skenderbeu, Edi Rama, Xherdan Shaqiri, Ledri Vula etj. Reagimi i vienezëve është i papërshkrueshëm pasi që ato mundohen ta kuptojnë atë dhe t’i ndihmojnë për të gjetur atë që kërkon ai. Faton…
Bindje se Marrëveshja nga Prespa pa probleme do të marrë dritë të gjelbër nga deputetët në Parlamentin grek, madje edhe nga disa nga Grekët e Pavarur, shpreh shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias në intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Algemajne Cajtung. “Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut, në çdo rast do të kalojë në Parlament. Por, dëshiroj ta qartësojë vijuesen: synojmë drejt një shumice prej 150 vota dhe këtë do ta arrijmë. Gjithsesi se nuk jam profet – njerëz mund të vdesin, mund të ketë tërmete, por nën kushte normale nuk do të ekzistojë absolutisht kurrfarë problemi që t’i fitojmë këto…
Masat që pushteti qendror planifikon t’i realizojë në drejtim të përmirësimit të ofertës së përgjithshme turistike ishin pjesë e temave për të cilat sot diskutuan ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, kryetari i Komunës së Ohrit Jovan Stojanovski dhe përfaqësues të hotelierëve nga riviera e Ohrit-Strugës. Ministri Bekteshi tha se këtë vit shënohet rritje e numrit të turistëve dhe bujtjeve në gjithë vendin, e sidomos në qytetet e Strugës dhe Ohrit. “Vitin e kaluar e përmbyllëm me afro 1 milion turistë dhe me 2.7 milion bujtje. Në kuartalin e parë të këtij viti kemi 227.000 turistë me afro 470.000 bujtje, dhe…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përmes Qeverisë, do të propozojë ndryshime dhe plotësime ligjore me të cilat zvogëlohet kufiri i moshës për pensionim të minatorëve. Këtë sot në Makedonska Kamenicë e paralajmëroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska në takim me minatorët, menaxhmentin e minierës SASA, një pjesë të Sindikatave dhe kryetaren e komunës Sonja Stamenkova. “Në pajtueshmëri me premtimin në programin për punë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes Qeverisë përgatiti zgjidhje ligjore me të cilën minatorët do të mund të realizojnë të drejtën e pensionit sipas moshës dhe me mbushjen e 40 viteve stazh…
Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, ka paralajmëruar raste të reja lidhur me projektin “Shkupi 2014”, në të cilat ish funksionarët e lartë janë të dyshuar për keqpërdorime të mjeteve buxhetit. “Fakt është se në kohën e fundit Drejtoria e Policisë Financiare e jep angazhimin e saj në luftën kundër krimit financiar dhe të organizuar dhe është e orientuar për ndjekjen e veprave penale të cilat dalin nga keqpërdorimet na ana e funksionarëve të cilët kanë obligim llogaridhënien për punën e tyre përpara qytetarëve. Ngjarja e fundit ka ndodhur në Drejtorinë është lënda për ndërtimin e urës “Syri”. Ngjarje të…
Sot herët në mëngjes rreth orës 02.50, në Dibër në rrugën “8 Shtatori” ka ndodhur një përleshje fizike mes dy grupeve të rinjsh. G.E(20) nga Dibra bashkë me shokët e tij Ç.B(19) dhe O.A(21), kanë qenë të sulmuar fizikisht nga ana e pesë personave të tjerë nga Dibra. Personit G.E i është dhënë ndihma mjekësorë në Qendrën klinike në Dibër prej ku është dërguar për në kompleksin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Rreth orës 03.40 në stacionin policor në Dibër sulmuesit K.K(27), I.V(23), C.B(22) dhe H.B(25) vet janë paraqitur në polici, pas masave të mara është arrestuar edhe personi i…
Nga 26 në 17 për qind është zvogëluar vdekshmëria e të sapolindurve në gjashtë muajt e parë të vitit lidhur me të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Maqedonia për momentin ka rekord rajonal të foshnjave të mbijetuara të lindura në javën e 23-të e tre ditë. Në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë (KGJO) ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot informoi se vitin e kaluar kanë vdekur gjithsej 82 të lindur para kohe, ndërsa sivjet 57. “Kjo është meritë e investimit të Qeverisë në inkubatorë për kujdesin intensiv të KGJO, në riekipimin e ekipit të ekspertëve, në pranimin e 20 infermiereve…
VMRO DPMNE ka reaguar ndaj festës së mbrëmshme duke e quajtur atë festë private të LSDM-së, ku janë hedhur pa nevojë një shumë e madhe parash. Partia e Hristijan Mickoskit vazhdon të protestojë kundër Qeverisë dhe kundër marrëveshjes me Greqinë. Sot kjo parti pati marsh protestues në Kavadar. Kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski, duke iu drejtuar kryeministrit Zaev tha se është për të ardhë keq se si ky njeri poshtëron veten dhe bie dita ditës në probleme më te mëdha. “Mjaft është me kësi poshtërimesh, lapsi nuk puthet, puthet emri i vendin tënd, ajo që të shkollon, mbikëqyr, që…
Ndërprerje në furnizimin me ujë nga ora 9 do të kenë shfrytëzuesit e rrugës “Bojmija”, numrat 2,4,6 dhe 8, të rrugës “69” dhe një pjesë e rrugës “23 Tetori”. Siç informoi QRMK-Shkup, ndërprerja është për shkak të rikonstruksionit të rrjetit të ujësjellësit, zona e ulët në rrugën “23 Tetori” me rrugën “Bojmija” në lagjen Aerodrom. Banorët do të jenë pa ujë deri në përfundim të rikonsruksionit./mia