Author: Adijat

Projekti “Një rrip – një rrugë” dy mundësi të gjera për afrimin e Evropës dhe Azisë në kuptim të promovimit të bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor me ç’rast rol udhëheqës në këtë detyrë do të kenë agjencitë e lajmeve, është konstatuar në konferencën “Rruga e re e mëndafshtë” që u mbajt në Selanik në organizim të përbashkët të agjencisë kineze të lajmeve Ksinhua dhe ANA greke, ndërsa në të cilën mori pjesë edhe Agjencia informative e Maqedonisë – MIA. Drejtori i përgjithshëm i ANA, Mihail Psilos theksoi se në ditët e sotme digjitale mbi 80 për qind e lajmeve të cilat…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot ka filluar vizitën zyrtare në Kinë, ku udhëheq delegacionin e Maqedonisë në Sesionin e 22-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Turizmit që zhvillohet në qytetin Çendu të Kinës. Ministri Bekteshi, përfaqëson Maqedoninë, e cila për herë të parë merr pjesë në kuvendin vjetor, si anëtare me të drejta të plota e Organizatës Botërore të Turizmit, agjenci e Kombeve të Bashkuara përgjegjëse për turizmin në botë. Në Konferencë, ku marrin pjesë ministrat përgjegjës për turizmin nga e gjithë bota, gjatë tre ditëve do të diskutohet per zhvillim e turizmit në botë, trendet…

Lexo më Shumë

Pas vështirësive për sigurimin e kuoriumit, shumica parlamentarre votoi rendin e ditës, ku në pikë ishin ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Siç mëson Almakos, partitë politike janë marrë vesh që përbërja e KSHZ të jetë e reflektuar nga përbërja e forcave në Kuvend, ose më saktësisht Lëvizja BESA në vend të PDSH-së të përfaqësohet me anëtarë të saj në KSHZ. Jozyrtarisht mësohet se Lëvizja BESA për naëtarë do të propozojë Ermira Asani Salija.

Lexo më Shumë

Në organizim të Platformës së Maqedonisë kundër varfërisë (PMKV), ndërsa e mbështetur nga Fondi për popullatë të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) sot do të mbahet seminar me përfaqësues të Entit shtetëror për statistikë (ESHS). Siç informojnë organizatorët, në këtë seminar të parë të këtij lloji, me hapjen e diskutimit dhe vendosjen e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë, qëllimi është përmirësimi i qasjes deri te të dhënat e ESHS, por edhe t’u tregohet kujt t’i kushtojnë vëmendje më të madhe në programin pesëvjeçar, të cilën tani e krijojnë. Fokusi i seminarit do të vendoset në të dhënat socio-ekonomike, por jo vetëm në to.…

Lexo më Shumë

Me moton “Shikoje fëmijën, jo pengesën” zyra e UNICEF-it në Shkup sot do ta promovojë versionin e Maqedonisë nga Klasifikimi ndërkombëtar i funksionimit, i cili pritet të bëjë ndryshim në mënyrën në të cilën i shikojmë dhe u përgjigjemi nevojave të fëmijëve me pengesa. Siç informojnë nga UNICEF-i, krahas fjalimit të përfaqësuesit të UNICEF-it, Benxhamin Perks, është parashikuar prania dhe fjalim i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev. Ngjarja, sipas UNICEF-it e shënon edhe fillimin e fazës së re të fushatës “Bëhu korrekt. Për fëmijëri pa pengesa.

Lexo më Shumë

Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Uashington deri më tani nuk ka informacion për shtetas të Maqedonisë të vdekur ose të lënduar në rajonet e prekura nga uragani Irma në SHBA dhe është në komunikim të vazhdueshëm me shërbimet kompetente në SHBA, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme. Përfaqësues nga Ambasada e Maqedonisë në Uashington kanë kontaktuar me shtetasen e Maqedonisë që ka qëndruar në pjesën franceze të ishullit Shën Martin, e cila është evakuuar në vend të sigurt. Në kontakt janë edhe me familjen që ka qenë në pjesën holandeze të Shën Martinit dhe e cila tashmë është evakuuar…

Lexo më Shumë

Në shënimin e 26 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë, sot kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar edhe nga zv.kryeministri  për  Çështje  Evropiane, Bujar Osmani,  vendosën lule në shenjë nderimi  në varret e ish presidentëve të vendit, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski. Siç theksuan nga shërbimi qeveritar, një nderim i tillë vjen në shenjë mirënjohje për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për vendin. Në këtë përvjetor të 26 të vendit, kryeministri Zaev tha bindshëm  se ekzistojnë mundësi që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s. “E ardhmja jonë si qytetarë, e ardhmja e Republikës së Maqedonisë është në Bashkimin Evropian dhe…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe kapiteni i Marinës, Gorazd Bartol, shef i Zyrës për lidhje të NATO-s sot në majën e malit Bushevë ua uroi 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. “Gjatë 26 viteve pavarësi kaluam nëpër momente të mira dhe të vështira, por treguam se kur kemi qëllim të njëjtë, kur jemi këmbëngulës dhe të qëndrueshëm, ai qëllim është i arritshëm. Sot na duhet bashkim rreth qëllimit të përbashkët strategjik – anëtarësim në NATO dhe BE”, tha ministrja Shekerinska duke e uruar festën. Sipas saj, qëllimi ka qenë që festimi për…

Lexo më Shumë

Punësimet partiake, tekstet joadekuate shkollore, ndryshimi i ligjeve të arsimit në mënyrë të shpejt dhe metodologjia e vjetër e zhvillimit të procesit mësimorë, sipas ekspertëve janë arsyet kryesore e rezultateve të dobëta të nxënësve në shkencë, lexim dhe matematikë. Këtë një ditë më parë e konfirmuan edhe rezultatet e Programit Ndërkombëtar për Vlerësimin e Studenteve (PISA), ku filloristët e Maqedonisë janë radhitur në fund të rang listës botërore. Është një prej faktorëve kryesorë sepse të gjithë ata të cilët janë punëtorë dhe anëtarë të ndonjë partie. Kështu që vijnë arsimtarë me njohuri të pakta të cilët edhe nuk angazhohen sa…

Lexo më Shumë

Lidhja për diabet tek fëmijët në Maqedoni – Balans MK, nga Agjencia për ilaçet kërkon kontrolle në detaje në lidhje me blerjen, transportin dhe ruajtjen e insulinës në Maqedoni. Ata tanimë kanë realizuar takim me drejtorin Robert Bekirovski të cilit ia kanë treguar problemet shumëvjeçare me insulinën. “Duke pasur parasysh dukurinë e “mosfunksionimit” të insulinës në tre vitet e kaluara, veçanërisht në periudhën prej gushtit deri në nëntor, Lidhja për diabet tek fëmijët – Banals MK, si dhe shumica e shoqatave të diabetikëve, shprehin dyshime të hapura në cilësinë e blerjes, transportit dhe ruajtjen e insulinës nga firmat blerëse. Bëhet…

Lexo më Shumë

Kundër tre shkupjanëve është parashtruar padi penale për shkak të dyshimit bazë se kanë bërë vepër penale “plaçkitje”. Ata dyshohen se më 6 shtator e kanë plaçkitur pompën e benzinës në autostradën Veles-Shkup kur me kërcënim me armë kanë marrë rreth 30.000 denarë nga e punësuara. Kallëzimi penal është parashtruar kundër A.A (24), L.J. (18) dhe D.D. (26). Që të tre ishin dakorduar të takohen në hapësirën e parkimit në rrugën “Mitropolit Teodosij Gologanov” që më pas të kryejnë plaçkitjen në pompën e benzinë.

Lexo më Shumë

Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini, deklaroi se është e rëndësishme që BE-ja të bashkëpunojë me partnerët nga Ballkani në fushën e preventivës, dhe luftën kundër radikalizmit dhe terrorizmit. “Veçanërisht është e rëndësishme që të kemi këtë bashkëpunim me vendet, të cilat nuk janë vetëm kandidat për anëtarësim në BE, por edhe me pjesën e rajonit, i cili bashkërisht me ne është i goditur më tepër nga ky fenomen”, ka porositur Mogherini në takimin e Këshillit të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së.

Lexo më Shumë