Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe kapiteni i Marinës,
Gorazd Bartol, shef i Zyrës për lidhje të NATO-s sot në majën e malit Bushevë ua uroi 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
“Gjatë 26 viteve pavarësi kaluam nëpër momente të mira dhe të vështira, por treguam se kur kemi qëllim të njëjtë, kur jemi këmbëngulës dhe të qëndrueshëm, ai qëllim është i arritshëm. Sot na duhet bashkim rreth qëllimit të përbashkët strategjik – anëtarësim në NATO dhe BE”, tha ministrja Shekerinska duke e uruar festën.
Sipas saj, qëllimi ka qenë që festimi për 8 Shtatorin të mos jetë tipik dhe së bashku qytetarët e Krushevës dhe rajonit, të punësuar në MM dhe ARM, partnerë të NATO-s, atashetë ushtarak dhe kori diplomatik, të niset drejt një maje në Republikën e Maqedonisë.
Kapiteni i Marinës Bartol e uroi Ditën e Pavarësisë dhe shprehu bindje se të gjitha 29 vendet anëtare të NATO-s e mbështesin Maqedoninë të bëhet vendi anëtar i 30 i NATO-s.
“Vendi juaj kaloi zgjedhje, ka Qeveri të re dhe ide të reja. Kam ndjenjën se vendi juaj ka vendosur të vazhdojë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Mund t’ju shpreh bindjen se të gjitha 29 vendet i japin mbështetje vendit tuaj dhe me padurim presim që vendi juaj të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës. Zyra ime është këtu t’ju ndihmojë”, tha Bartol.
Të shoqëruar nga ambasadorët e BE-së, Samuel Zhbogar, të Mbretërisë së Bashkuar Çarls Geret, atashetë e mbrojtjes në Maqedoni, anëtarët e Shoqatës Alpiniste “Risto Karpush”, një numër i madh i qytetarëve të Krushevës sot ishin pjesë e ngjarjes “Së bashku drejt majës” e cila organizohet me rastin e Ditës së Pavarësisë. Ngjarja e sotme e simbolizon synimin e Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në Aleancën Veri-Atlantike dhe lidhshmërinë e vendit tonë me vendet
partnere.
Data 24.08.2026
Aktuale
- Filipçe: LSDM është gati për zgjedhje që nesër, por nuk do të bëhemi alibi për Mickoskin
- Tragjedia në Malishevë: Një jetë e humbur dhe dyshime për shëndetin mendor
- Afganistani në udhëheqen e talebanëve/ Reportazhi i BBC: Divorci i ndaluar, telefonat e kontrolluar dhe një pushtet që nuk toleron gratë e arsimuara
- Shtyhet seanca për “Lotarinë Shtetërore”, mbrojtja kërkon kohë për provat
- Shqipëria “pushtohet” nga punëtorët e huaj, India dhe Filipinet kryesojnë rritjen me 46.6% në 2025
- 38-vjeçarja u shtir si 12-vjeçare dhe jetoi 14 muaj me një familje kujdestare
- Qarkullimi në Tabanoc po zhvillohet pa ndërprerje dhe pa ndalesa
- Irani kërcënon Bullgarinë: Mos i jepni territorin SHBA-së për sulm ndaj Teheranit


