Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot ka filluar vizitën zyrtare
në Kinë, ku udhëheq delegacionin e Maqedonisë në Sesionin e 22-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Turizmit që zhvillohet në qytetin Çendu të Kinës.
Ministri Bekteshi, përfaqëson Maqedoninë, e cila për herë të parë merr pjesë në kuvendin vjetor, si anëtare me të drejta të plota e Organizatës Botërore të Turizmit, agjenci e Kombeve të Bashkuara përgjegjëse për turizmin në botë.
Në Konferencë, ku marrin pjesë ministrat përgjegjës për turizmin nga e gjithë bota, gjatë tre ditëve do të diskutohet per zhvillim e turizmit në botë, trendet e reja në turizëm, përmirësim të shërbimeve turistike dhe turizëm të qëndrueshëm.
Bekteshi në Samit, paraqiti strategjinë për turizëm të vendit tonë, ndërsa realizoi takim me Sekretarin gjeneral të UNWTO-së, z.Taleb Rifai.
Gjatë takimit, siç citohet në njoftimin zyrtar, ministri Bekteshi siguroi mbështetje për Maqedoninë, si dhe u dakorduan për projekte në fushën e turizmit që do të realizohen në bashkëpunim mes Ministrisë së Ekonomisë, përgjegjëse për turizmin në Maqedoni dhe Organizatës Botërore të Turizmit me seli në Madrid.
Ndër projektet që Bekteshi dhe Rifai u dakorduan t’i realizojnë janë mbështetja nga ekspertë për ndryshimet e ligjeve për turizëm dhe hotelieri si dhe rregulloret për kategorizimin e objekteve hotelierike, përkrahje në implementimin e sistemit për evidentim të turistëve TSA (tourist satellite
account), trajnime për të punësuarit në Sektorin e turizmit në selinë e UNWTO-së në Madrid, nga 2 persona në 6 muaj në kontinuitet, si dhe trajnim të studentëve nga fakultetet e turizmit.
Ministri Bekteshi falënderoi sekretarin gjeneral Taleb Rifai, dha mbështetje pa rezervë për Maqedoninë dhe i garantoi një bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen.
Ministri Bekteshi do të merr pjesë në votimin e Bordit ekzekutiv të UNWTO-së, ku do të zgjidhet sekretari i ri i përgjithshëm, për mandatin e ardhshëm.
Data 24.08.2026
Aktuale
- Filipçe: LSDM është gati për zgjedhje që nesër, por nuk do të bëhemi alibi për Mickoskin
- Tragjedia në Malishevë: Një jetë e humbur dhe dyshime për shëndetin mendor
- Afganistani në udhëheqen e talebanëve/ Reportazhi i BBC: Divorci i ndaluar, telefonat e kontrolluar dhe një pushtet që nuk toleron gratë e arsimuara
- Shtyhet seanca për “Lotarinë Shtetërore”, mbrojtja kërkon kohë për provat
- Shqipëria “pushtohet” nga punëtorët e huaj, India dhe Filipinet kryesojnë rritjen me 46.6% në 2025
- 38-vjeçarja u shtir si 12-vjeçare dhe jetoi 14 muaj me një familje kujdestare
- Qarkullimi në Tabanoc po zhvillohet pa ndërprerje dhe pa ndalesa
- Irani kërcënon Bullgarinë: Mos i jepni territorin SHBA-së për sulm ndaj Teheranit


