Për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në rrugën Kërçovë – Ohër, në rrugën nga Preska deri në Pesoçan, prej sot vendoset ndryshim i përkohshëm i komunikacionit, me kalim nga njëra korsi në tjetrën, kumtoi Qendra Dispeçerike e NP “Rrugët e Maqedonisë”. Në rrugën ku vendoset ndryshim i përkohshëm është vendosur sinjalizim adekuat rrugor. Regjimi i komunikacionit do të zgjasë deri në përfundimin e punëve ndërtimore në rrugë.
Author: Adijat
Kompania gjermane “ODV Elektrik” dje në Zonën teknologjike industriale Ohër/Strugë në Misleshevë e hapi fabrikën e sapondërtuar për prodhimin e komponentëve elektronikë për industrinë automobilistike. Bëhet fjalë për investim grinfild në vlerë prej tre milionë eurosh, në të cilin funksionojnë shtatë linja prodhuese me gjithsej 220 të punësuar. Martin Ehert, drejtori kryesor ekzekutiv i “ODV Elektrik” në fjalimin para të pranishmëve në solemnitet sqaroi se krahas ndërtimit të objektit janë investuar edhe 1,7 milionë euro në pajisje, prej të cilëve pjesa më e madhe është prodhuar në filialin e kompanisë në Ukrainë. Ai paralajmëroi se në të ardhmen e afërt…
Qeveria e udhëhequr nga LSDM përmes planit për rritje ekonomike në fokus të politikave ekonomike të mbështetjes shtetërore i vendos ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat me vite kanë qenë të papërfillura nga qeverisja e VMRO-DPMNE-së. Në planin për rritje ekonomike është paraparë që shteti të ndjekë dhe të ndihmojë rritjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të cilat pritet që të jenë gjeneratorë të rritjes ekonomike në të ardhmen. Shteti do të stimulojë rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes mbështetjes financiare duke mbuluar 30% të shpenzimeve direkte për ndërmarrjet e…
Zëvendëskryetarit të Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, realizoi një takim me përfaqësuesin e përhershëm të USAID-it në Maqedoni, Dejvid Ataberi. Në takim zëvendëskryeministri Osmani, Ataberit ia prezantoi Sekretariatin për Çështje Evropiane duke i nënvizuar kompetencat e Sekretariatit dhe agjendën e saj politike. Ai theksoi fokusin aktual të Qeverisë së R.M.-së, por edhe të SÇE-së, në mbështetjen e procesit reformues përmes Planit 3-6-9 dhe Master planin e IPA-s. Përfaqësuesi i përhershëm i USAID-it, Ataberi, Zëvendëskryeministrit Osmani prezantoi portfolin e USAID-it me gjitha fushat dhe projektet konkrete që zbatohen në Republikën e Maqedonisë duke theksuar se USAID plotësisht mbështet Qeverinë…
Nënkryetari i APSH njêherit edhe shef i shtabit zgjedhor Elmi Aziri në emisionin Rruga Drejt në Alsat-M ka deklaruar se BDI aq shumë ka politizuar arsimin sa që edhe kiosket në oborret e shkollave ua ka dhënë njerëzve partiak të BDI -së BDI ka politizuar skajshmërisht arsimin , arsimtarët që nuk janë antar dhe skanë libreza të BDI -së i mbajnë ka 6 7 vite në punë me kontrata dhe nuk ju japin vendime ,edhe personeli teknik dhe sanitar është i politizuar , kanë shkuar aq larg sa që edhe kiosket nëpër oborret e shkollave ua japin njerve që janë…
https://www.youtube.com/watch?v=Da4pfox1wzQ Gjatë aksionit të djeshëm të MPB-së janë arrestuar shtatë persona të cilët dyshohet se i takojnë një grupi që bën shitje ilegale të lëndëve narkotike në Kërçovë. Në aksionin që MPB e kreu në rajonin e Kërçovës janë gjetur disa pako me kokainë, sasi më e madhe e marihuanës, disa pako heroinë dhe plumb nga armë automatike. Me këtë aksion është shkatërruar një grup i shitësve të lëndëve narkotike ndërsa gjatë kontrollit ndër të tjera janë gjetur edhe një jelek antiplumb, legjitimim policor, tromblonë për pushkë automatike dhe një thikë. Janë gjetur edhe para në vlerë prej 35.000 denarë…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev u takua me ambasadorin e SHBA-ve, Jess Baily për konsultime në lidhje me Mbledhjen e 72-të të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet në Nju Jork nga 17 deri më 23 shtatori, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në këtë takim ambasadori Baily edhe njëherë përshëndeti përkushtimin dhe mundin që jep Qeveria e re reformiste, si dhe sukseset e arritura brenda 100 ditëve të para, veçanërisht në fushën e politikës së jashtme. Ai i tregoi pozitat e SHBA-ve në Mbledhjen e OKB-së dhe qëndrimet e tyre për çështjet aktuale botërore dhe paqet dhe…
Qyteti i Shkupit edhe këtë vit do ta shënojë Ditën evropiane të lëvizjes dhe për qytetarët do të ofrojë një sërë aktivitetesh të dedikuara për lëvzijen alternative dhe të përmbajtshme. Prej sot deri më 22 shtator Bashkia e Shkupit do të organizojë program të shumëllojshëm për të gjithë qytetarët, nga më të rinjtë deri te më të moshuarit, si për sektorin privat ashtu edhe për atë publik. Siç informojnë nga Bashkia e Shkupit, në këto shtatë ditë do të prezantohen shumë aktivitete dhe projekte që janë të ndërlidhura me lëvzijen e përmbajtshme, me të cilat do të përcillet një porosi…
Njohësit e çështjeve politike thonë se këto zgjedhje vendore, të gjashtat me radhë që nga pavarësia e Maqedonisë si shtet, do të jenë nga më të ashprat për vetë faktin se partitë politike shqiptare garojnë me personat më të fuqishëm të partive siç janë drejtuesit e partive, deputetë, ministra etj. “Këto zgjedhje do të jenë ndër zgjedhjet më të egra, për arsye se partitë kanë hyrë në këto zgjedhje me elitatpolitike, hyjnë me atë motivin “tani ose kurrë” kjo do të rëndojë atmosferën në zgjedhje. Me vetë faktin se tanimë edhe në listat zyrtare të kandidatëve për kryetar komune kemi…
Në organizime të ndryshme dhe nga institucionet, veçanërisht kohët e fundit, është folur për varfërinë e personave të cilët nuk kanë punë, apo ata të cilët nuk mund të punojnë. Megjithatë, jashtë vëmendjes deri diku, është lënë ajo kategori e shoqërisë e cila edhe pse është aktive në punë, jeton në varfëri., njohton Almakos. Për këtë kategori të qytetarëve u diskutua sot ( e premte) në konferencën me temë “ Një punë, më mirë se pa hiç”, të organizuar nga Platforma e Maqedonisë kundër varfërisë. Sipas të dhënave zyrtare statistikore, rreth 9% e të punësuarit në Maqedoni janë të varfër…
Në Maqedoni nevojitet rindërtimi i besimit në institucione dhe funksionarë, ndërkohë që prioritet kulmor duhet të jetë shkatërrimi i korrupsionit dhe nepotizmit në të gjitha nivelet e pushtetit, pasi që opinioni i përgjithshëm ende ka ndjenjë se institucionet u shërbejnë partive dhe funksionarëve, e jo qytetarëve dhe shtetit. Kërkesat e mësipërme janë pjesë e raportit të Pribesë të Publikuar sot nga Bashkimi Europian,shkruan Almakos. “Progres minimal është bërë lidhur me skandalin masiv me përgjimin dhe shkeljen enorme të të drejtave dhe lirive të njeriut, lidhur me fillimin e hetimeve për ata të cilët kanë gabuar dhe e kanë shkelur ligjin.…
Qeveria e Maqedonisë përmes një kumtese ka përshëndetur grupin e ekspertëve juridik të cilët kanë përgatitur raportin e dytë për periudhën qershor 2015 – qershor 2017, në lidhje me sundimin e së drejtës në Maqedoni. Nga qeveria thonë se raporti i cili u publikua sot është përgatitur në bashkëpunim me gjitha institucionet në vend, njofton Telegrafi Maqedoni. “Përshëndesim përfundimin e grupit të theksuara në raport për ndryshime pozitive në kontekstin politike. Duam të theksojmë se raporti i Priebes jep fotografi reale për rreziqet shumëvjeçare, që qeveria e re i gjeti kur e mori pushtetin në qershor. Qeveria e Maqedonisë pajtohet…